Kur jeni te trishtuar, cfare beni?

Qaj,bertas,behem agresive
Sdu njeri afer vetes se mund ti lendoj me fjale
E paskam nje shoqe.
Por jo vetem... pres te me thon me qetesi dhe butesi : stop.

Aq du un dhe shkrihem.
 
Behem analitike , zberthej me vetveten cdo fakt ne pikeveshtrimin tim, pastaj mundogem ta veshtroj nga larg ate fakt qe me krijon pakenaqesi... pas analizes, mundohem te gjej nje rrugezgjidhje gjithmone duke u munduar ta llogaris ne 360 grade... e nese nuk gjej zgjidhje kerkoj te gjej paqe me vetveten per te pranuar e bashkejetuar me te .
 
Zakonisht qetesine e gjej tek praktikimi i fese, pra ne namaz (falje), lexim te Kur'anit (apo ndegjim) etj. Ndodhe qe dal dhe nderroj vend, apo rri ne shtepi, si "Gamer" qe kam qene dhe jam, nje rol te madh qe me ndihmon shpesh te ndihem i qete dhe rehat eshte edhe lojerat kompjuterike, qofshin online apo jo.

Me fjale tjera, varet nga trishtimi, merzia, apo humori jo i mire qe kam, edhe bej ndryshime.
 
flej gjume. e kam dore me nje qe me iken pas gjumit. vec po qe ndonje problem i madh
 
Kur jam e trishtuar nuk dallohem si e tillë tek dikush tjetër.
Në fakt nëse dikush do të më vërente mirë do e kuptonte trishtimin tim tek syt edhe pse unë buzëqesh instiktivisht .Syt e mi duken të lodhur nga pagjumsia ,dhe jan gjithë kohën të menduar .Përpiqem të lëvizë,madje jam më aktive se ditët kur unë jam në humorë të mirë.Batutat e mija dhe buzëqeshjet e sforcuara duan të tregojnë sikur çdo gjë është ok,por jo .Më vjen të qaj ,eh problem i madhë dhe ky .Jam mësuar ti mbaj lotët dhe mosnxjerrja e tyre më bllokojnë tepër .
Pastaj humbas duke dëgjuar këngë dhe në mbrëmje më presin librat e preferuar .
Ndonjëherë mundohem ta bërtas trishtimin por më kap si gjendje ankthi,sikur askush nuk do më kuptojë dhe mbyllem në vetvete.Ama unë e di kurën time,të paktën ato që si them dot i shpreh me të shkruar,dhe kështu askush se kupton që edhe unë jam person që trishtohem ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top