Kur frika kalon ndjenjat e tij

ida angel

:)
V.I.P
Kur ka qenë hera e fundit që je ulur me partnerin tënd për të biseduar rreth diçkaje që të shqetësonte? Ti mund të jesh ndjerë keq ngaqë ai tha, bëri ose nuk bëri dhe ti deshe që t'ia bëje të ditur shqetësimin tënd. A të dëgjoi? A t'i hodhi krahët në qafë? A u ndjeve e kuptuar? (Nëse i bëri të gjitha këto, atëherë mbaje fort).

Students%20talking.jpg

Apo bëri atë ashtu siç bëjnë shumë meshkuj pa mend? A mos të tha vallë, "Nuk e di se ç’kërkon prej meje?" Apo ta hodhi fajin ty, a thua se problemi është i yti dhe pastaj të tha, "s’e kuptoj, zemër, pse nuk je asnjëherë e lumtur?"

A e ke vallë atë ndjesinë se partneri yt është i paaftë që ta menaxhojë situatën kur ti ndjehesh keq. Që ai do të donte asgjë më shumë sesa një robot pa ndjenja, që nuk ka asnjëherë asnjë ditë të keqe dhe nuk është asnjëherë e mërzitur?

ثshtë me të vërtetë shkurajuese kur ke ndjesinë se partnerit tënd as që i intereson ajo që bën apo ndjen ti dhe se si është bota jote e brendshme. Të duket sikur ti as që ekziston për të, sikur ndjenjat, mendimet dhe dëshirat e tua nuk kanë ndonjë rëndësi.

E keqja e kësaj është se me kalimin e kohës fillon të kesh frikë t'i thuash çfarëdolloj gjëje negative, edhe atë më të voglën, ose nguron t'i kërkosh ndonjë gjë nga ato që janë normale për ty, nga frika se mos e shtyn akoma edhe më shumë larg teje.

ثshtë shumë e vështirë të marrësh nga një mashkull gjithë këto ndjenja negative, mërzi, largësi, zymtësi, sepse nuk di çfarë të bësh, pasi gjithçka duket sikur punon kundër instiktive dhe intuitës.

Zgjidhja më e mirë është pikërisht ajo që duket më e palogjikshmja, të hapesh më shumë, sikur ai të ishte në duke bërë të kundërtën e asaj që po bën. Fakti është se ai është i çoroditur dhe kjo çoroditje nuk ka aspak lidhje me ty.

Ka mundësi që ai interesohet për ty, madje më shumë se ç'mendon ti. Mirëpo, frika jote prej zhgënjimit po krijon një hendek mes jush. Ti tashmë je e bindur që ai nuk interesohet për ty prandaj flet dhe përqasesh sikur ta dije se çdo të mendojë ai edhe para se të flasë.

Po sikur ta ndryshoje sjelljen e tij duke u sjellë vetë në një mënyrë të tillë që kjo të ndodhte? Ja një këshillë për ty:

Para se t'i flasësh, mendo me mendjen tënde që dëshira më e madhe e tij është që ti të jesh e lumtur. Mendo që ai dëshiron të ta bëjë qejfin dhe të të dëgjojë dhe të jetë një partner i mirë për ty. Mendo që ai të dashuron, të dëshiron dhe të respekton. Përpiqu që ta imagjinosh si do të ishte kjo ndjesi. Kur t'i afrohesh për ndonjë gjë të rëndësishme, mendo fytyrën e tij.

Tani. Si mendon se do të flisje me të nëse sinqerisht do të besoje në zemrën tënde se ai dëshiron më të mirën për ty? Nëse mendon që ai mezi po priste që të bënte diçka për ty?
Kur i drejtohesh një personi në mënyrën e duhur, ka shumë më shumë gjasa që personi të sillet pikërisht ashti siç dëshiron ti.
E njëjta gjë ndodh në të dyja rastet.

Nëse ti i drejtohesh atij me mendimin se është dembel, rrëmujaxhi, etj, atëherë nuk është vështirë ta përfytyrosh sjelljen tënde kur i kërkon ndonjë gjë. Toni dhe fjalët që përdor e përcaktojnë qartë atë që ke në kokë (sikur të më ndihmojë pak, nuk do të ishte keq) dhe padyshim që rezultati do të jetë pikërisht ai që po mendon.

Nëse ai të thotë "pastaj", ti do të mendosh se është dembel, në vend që të mendosh "sa mirë, më dëgjoi. Do ta bëjë më vonë atë që i kërkova". Herën tjetër që do të shkojë në mendje t'i kërkosh ndonjë gjë, sillu me të pozitivisht, mendo që kërkesa jote do të plotësohet, mendo që ai mezi po pret që të ta plotësojë dëshirën se dëshiron që të të shohë të lumtur.

Do të çuditesh kur të shohësh se si ai do të vihet menjëherë në lëvizje, krejt ndryshe nga çka bërë më përpara. Gjithashtu, vëri re reagimet e tua tani që pret më shumë pozitivitet prej tij. Kjo është një këshillë e shkëlqyer, e megjithatë kaq e thjeshtë.


T.Observer
 
Titulli: Kur frika kaplon ndjenjat e tij

Ne kerkojme gjithmone nga te tjeret.....se cfare me jep ai(ajo) mua....po ndonjehere ,kete pyetje duhet tia bejme edhe vetes tone...se cfare i japim ne atij(asaj) ne keto momente......
......pra duhet te mendojme vetem per nje here te pakten ,duke lene menjane egoizmin tone.....................
 
Titulli: Kur frika kalon ndjenjat e tij

Kjo kryesishte ka te beje me menyren e rregullimit te komunikimit ne cifte qe jo rralle eshte krejtesishte ne menyre te gabuar. Ne te gjithe duam me te miren e mundshme por shume rralle bejme perpjekje qe ta veme ne pah ate cfare duam. Nuk mjafton te duam, te jemi besnik, te jemi te sinqert por te gjitha keto vlera ne nje cift kan nevoje te vehen ne pah. Disi ne njefare menyre ne duhet ti bejme ato te verejtshme sepse askush nuk munde te na futet ne ne shpirte e te na verej nga brenda se cfare jemi.
Si qenie njerezore ne te gjithe gjakojme per rendesi dhe jo rralle ne vejme rendesin tone duke harruar rendesin e tjetrit. Ne cifte mendoj se luan rol kyc verja ne rendesi e partnerit, verja ne pah e rendesis se tij madje edhe komunikimet me jo te kendshme qe munde ti kemi duhet ti fillojme duke i treguar virtytet e tij pozitive, te mirat e tij e pastaj nga fundi duke u futur ne teme. Nje lloj kritike e lavderuar.

Psh. Mua si ushqim me pelqejne dredhezat me krem. Por, nese iki per te nxene peshk dhe ne grepin per peshk veje dredheza me krem, shancat per te nxene peshk do jene shume te vogla sepse peshkut nuk i intereson fare se cfare ushqimi me pelqen mua por se cfare i pelqen atij dhe normalisht peshkut i pelqejne me shume krimbat.

Kjo eshte e rendesishme edhe te mbarvajtja e komunikimit. Gjithnje duhet te bejme kujdes se cfare realisht i pelqen tjetrit duke e perdore ate per te parashtruar problemin qe na mundon ne. Ne kete menyre te priturat do jene me leht te realizueshme. :gjujpeshk:
 
Titulli: Kur frika kalon ndjenjat e tij

Normal vetem komunikimi ne cift eshte ajo qe nxjer ne pah vlerat e secilit ,nese krijohet nje komunikim i drejte dhe i paster e nese e degjon apo respekton partnerin ne ato qe thote atehere ''familja e lumtur '' kjo eshte .

Sot te gjithe kete gje po vuajne ''mungesen e komunikimit '' ose ''keqmenaxhimin e situates '' ............por celsi eshte gjuha e perbashket mes ciftit .
Femrat e kane ne natyren e tyre ''dyshimin ''.......nuk jane asnjehere te sigurta te partneri i tyre .....dhe nje fjale pa rendesi e tyre ...ne do ti kushtonim shume rendesi ,do krijonim shume pikpyetje ne koken tone .............ne fund te fundit ndonje here duket sikur jemi ne vete femrat qe i sjellim problemet .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top