Kur Facebook-u të bën gropën

*ena*

*Yll Bote*
Njerëzit e kapur pasi kanë rrëfyer bëmat e tyre të paligjshme në rrjetin social

Grabitësit budallenj që rrëfejnë në kohë reale se po vjedhin

Në rast se nuk e keni kuptuar deri tani, Facebook-u nuk është aq privat sa mendoni. Statuset që shkruani vazhdimisht dhe bëmat tuaja në gjendje të dehur apo esëll nuk mbeten vetëm për ju, por shpesherë mund të shkojnë dhe në vendet e fundit që do të donit. Këtë e kanë provuar më së miri protagonistët e mëposhtëm, të cilët i kanë “bërë gropën” vetes pikërisht prej faktit se nuk i qëndronin dot larg Facebook-ut. Në përpjekje për të rritur shanset e tyre që të zgjidheshin për një “realit-show” me bazë në Uashington, Tareq dhe Michaele Salahi arritën të futen në një darkë shtetërore në Shtëpinë e bardhë në nder të kryeministrit indian, Manmohan singh. Më pas ato u shfaqën në foto me gjithë njerëzit e famshëm, duke përfshirë edhe zëvendëspresidentin, Joe Biden dhe i publikuan ato në profilin e Facebook-t të Michaele-s. Gazeta “Washington Post” e nxori lajmin të nesërmen. Shërbimet sekrete kërkuan falje për këtë gabim, edhe pse një zëdhënës u shpreh se presidenti Obama nuk ishte ekspozuar ndaj ndonjë rreziku.Për shumë njerëz të devotshëm të Facebook-ut, gëzimi i pushimeve theksohet nga fakti se nuk duhet të presin që të kthehen nga pushimet që t’u tregojnë njerëzve sa shumë po zbaviten. Edhe pse pushimet e 26-vjeçarit, Maxi Sopo në Kankun ishin pak të pazakonte, pasi i kishte shkuar atje pasi përfituar me anë të mashtrimit rreth 200 mijë dollarë nga bankat në Siatell, ai sërish nuk rezistonte dot pa postuar gjendjen e tij në statuset në Facebook, ku shprehej se po “jetonte në parajsë”. Nga dëshira për të ndarë përrallën e tij tropikale me sa më shumë njerëz ai bëri gabimin të shtonte tek miqtë një zyrtar të departamentit të drejtësisë, çka e çoi drejt e në burg. Pasi një 22-vjeçar, Niksa Klecak hapi në Facebook një grup të quajtur “Vë bast se mund të gjej 5 mijë njerëz që nuk u pëlqen Sanader (kryeministri kroat)” në vitin 2008, policia kroate e arrestoi. Autoritetet u shprehën se nuk ishte linja politike e Klecak që ishte fyese, por imazhi i ndryshuar i kryeministrit, i cili ishte vënë në trupin e një uniforme naziste e kjo thyen ligjin kroat mbi propagandën naziste. Kritikët, gjithsesi ishin dyshues duke e quajtur arrestimin një tregues të mungesës së respektit të Sanadar për lirinë e shprehjes. Policia në Zelandën e Re kreu arrestimin e parë në Facebook: Në janar ato ndoqën një person që mund të ishte duke u përpjekur të grabiste një lokal, duke postuar foto të kamerave të sigurisë së në Facebook. Pasi kaloi të tëra duke u përpjekur të hapte kasafortën ai harroi dhe e hoqi maskën. Ai hodhi sytë nga kamera dhe e mbajti vështrimin andej aq sa duhej që policia ta fokusonte atë dhe ta identifikonte si një 21-vjeçar dhe jo aq të mençur që u arrestua menjëherë.

Të paftuarit e Shtëpisë së Bardhë

Në përpjekje për të rritur shanset e tyre që të zgjidheshin për një “realit-shoë” me bazë në Uashington, Tareq dhe Michaele Salahi arritën të futen në një darkë shtetërore në Shtëpinë e bardhë në nder të kryeministrit indian, Manmohan singh. Më pas ato u shfaqën në foto me gjithë njerëzit e famshëm, duke përfshirë edhe zëvendëspresidentin, Joe Biden dhe i publikuan ato në profilin e Facebook-t të Michaele-s. Gazeta “ثashington Post” e nxori lajmin të nesërmen. Shërbimet sekrete kërkuan falje për këtë gabim, edhe pse një zëdhënës u shpreh se presidenti Obama nuk ishte ekspozuar ndaj ndonjë rreziku.

I kapur në plazh

Për shumë njerëz të devotshëm të Facebook-ut, gëzimi i pushimeve theksohet nga fakti se nuk duhet të presin që të kthehen nga pushimet që t’u tregojnë njerëzve sa shumë po zbaviten. Edhe pse pushimet e 26-vjeçarit, Maxi Sopo në Kankun ishin pak të pazakonte, pasi i kishte shkuar atje pasi përfituar me anë të mashtrimit rreth 200 mijë dollarë nga bankat në Siatell, ai sërish nuk rezistonte dot pa postuar gjendjen e tij në statuset në Facebook, ku shprehej se po “jetonte në parajsë”. Nga dëshira për të ndarë përrallën e tij tropikale me sa më shumë njerëz ai bëri gabimin të shtonte tek miqtë një zyrtar të departamentit të drejtësisë, çka e çoi drejt e në burg.

Zjarrëvënësit digjen vetë

Fansat e “Steelers” u emociuan shumë gjatë fitores së tyre shkurtin e kaluar. Edhe në qytetin e vogël të Indianës në Penslivani, një trumë prej më shumë se një mijë vetë mori rrugët duke shkatërruar ç’u dilte përpara. Por, kur fotot e dy burrave që i vinin zjarrin një divani u shfaqën në Facebook, policia ia arriti të arrestonte brenda pak orësh Ryan James Gould dhe Adam Alhabashi. “Ne po e përdorim Facebook-un si një mjet për të luftuar krimin. Po kthehet në formë shumë të zakonshme hetimi të dukshëm”, shprehen oficerët e policisë.

Mos u ngatërroni me Kroacinë
Pasi një 22-vjeçar, Niksa Klecak hapi në Facebook një grup të quajtur “Vë bast se mund të gjej 5 mijë njerëz që nuk u pëlqen Sanader (kryeministri kroat)” në vitin 2008, policia kroate e arrestoi. Autoritetet u shprehën se nuk ishte linja politike e Klecak që ishte fyese, por imazhi i ndryshuar i kryeministrit, i cili ishte vënë në trupin e një uniforme naziste e kjo thyen ligjin kroat mbi propagandën naziste. Kritikët, gjithsesi ishin dyshues duke e quajtur arrestimin një tregues të mungesës së respektit të Sanadar për lirinë e shprehjes.

Nëna moderne përfundon në burg
Mary Ellen Hause, një mësuese “part-time” nga Ohajo u përpoq shumë për të qenë që të ishte mama moderne. Në shkurt ajo u arrestua sepse kishte lejuar tre nxitëse tifozësh (që ishin nxënëse në shkollën ku punonte) që të pinin alkol me djalin e saj adoleshent. Fotot e incidentit kishin arritur në Facebook, ku u zbuluan nga zyrtarët e shkollës, të cilët e kishin zakon të fusnin hundët në profilet e Facebook-ut të nxnësve. Ajo kaloi 30 ditë në burg dhe mori një rrogë prej 500 dolarësh.

Të futesh në Facebook i sëmurë
Kur një 21-vjeçar nga Australia u fut në Facebook dhe shkruajti në statusin e tij, ai duhet të ketë qenë po aq i pirë sa shkruante aty. Ai kishte shkruar: “Nuk do shkoj në punë, jam tapë”. Edhe pse njerëzit janë paralajmëruar se Facebook-u s’është vend sekretesh, Doyle pa e pasur mendjen njoftoi punëdhënësin e tij se nuk do shkonte në punë se ishte sëmurë. Ai kishte harruar se një ditë më përpara në statusin e tij kishte shkruar arsyen e vërtetë të mungesës në punë.

Të tregosh në Facebook se po grabit
Policia në Zelandën e Re kreu arrestimin e parë në Facebook: Në janar ato ndoqën një person që mund të ishte duke u përpjekur të grabiste një lokal, duke postuar foto të kamerave të sigurisë së në Facebook. Pasi kaloi të tëra duke u përpjekur të hapte kasafortën ai harroi dhe e hoqi maskën. Ai hodhi sytë nga kamera dhe e mbajti vështrimin andej aq sa duhej që policia ta fokusonte atë dhe ta identifikonte si një 21-vjeçar dhe jo aq të mençur që u arrestua menjëherë.

Jonathan Parker është...duke grabitur një shtëpi
Ti e kupton se je i varur nga Facebook-u, kur nuk mund të grabisësh një shtëpi pa u futur në faqen e rrjetit social. Në prill, një grabitës që ishte duke vjedhur një shtëpie në Romë u fut në internetin e kësaj shtëpie për të postuar disa mesazhe në profilin e Facebook-ut, por harroi të çregjistrohej kur iku. Kur gruaja e shtëpisë ishte kthyer ajo kishte gjetur kompjuterin hapur bashkë me të gjitha të dhënat e nevojshme për të kapur hajdutin.
 
Titulli: Kur Facebook-u të bën gropën

Ndaj s'duhet te jesh aq shume transparent dhe i sinqert me Facebook....se te ben gropen pastaj :D

Vetem po te jesh budalla te arrish deri ne keto pasoja ...
 
Back
Top