Love
βeℓℓe â๓e
I entuziazmuar nga prania e madhe e mijëra vetëve që mbushën sheshin qendror të Durrësit, lideri socialist Edi Rama tha në mbyllje të fushatës në këtë qark se ky qytet e kishte bindur se e majta do të jetë triumfuese në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Kur durrsakët dalin kështu det në shesh, domethënë shumë thjesht që katragjyshin e ka marrë lumi me gjithë partinë e tij familjare dhe pushtetin e tij të marrë fund,” tha Edi Rama.
“Të dashur bashkë qytetarë, që siç e dini fort mirë, një pjesë të rrënjëve të mia i kam në këtë qytet të bekuar ku romakët ndërtuan amfiteatrin e tyre më të madh jashtë Romës, ku për turpin e tyre e kanë lënë një gërmadhë nga ku do fillojmë Rilindjen e Durrësit. Durrësi, porta më e madhe e Shqipërisë në Mesdhe,” pohoi lideri i së majtës.
Kryesocialisti u ndal sërish tek qeverisja me duar të pastra, duke i ftuar qytetarët të votojnë Partinë Socialiste, në mënyrë që Durrësi të ketë investimet e munguara në vite. Rama tha se problematikat që ndeshin sot çdo ditë shqiptarët për punësimin, arsimimin, papunësinë, shëndetësinë, etj do të marrin zgjidhje me 23 qershor.
“Janë duart e socialistëve dhe progresistëve shqiptarë që me programin e rilindjes do t’i kthejnë Durrësit pamjen e tij. Janë duart që me programin për rilindjen do të shërojnë një e nga një të gjitha plagët e këtij qyteti. Durrësi e ka zgjedhur kryebashkiakun Vangjush Dako, por në 23 qershor do të votojnë edhe shërbëtorët e tij në parlament. Do të investohet në 4 vite aq sa nuk është bërë deri më tani për këtë qytet.
Durrësi nuk është vetëm qyteti që ka det, që ka turizëm, dhe njerëz me vlera, pjesë e qarkut Durrës është edhe Kruja e Skënderbeut. ثshtë sot i rrethuar nga tymrat e guroreve, gëlqeroreve. Dhe Kruja kërkon Rilindje dhe Rilindje do të jetë. Ne shqiptarët nuk jemi më pak të mençur, më pak punëtorë apo të ditur, se të tjerët rreth e rrotull, po ne kemi një problem për të zgjidhur dhe do ta zgjidhim në datën 23 duke zgjedhur numrin 29 duke u çliruar nga barra e një pushteti injorantësh, që e kanë bërë padrejtësisht Shqipërinë një vend pa bukë, pa ujë, pa drita, pa shpresë, pa punë,” premtoi kreu i PS-së.
Zoti Rama u ndal gjithashtu tek procesi i legalizimeve, duke premtuar certifikata falas të shtëpive, nëse PS-ja do të qeverisë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Flas për të gjithë ata që kanë ardhur nga zona të varfra dhe të ftohta për të gjetur një mundësi më të mirë jetese. Ata kanë gjetur një emër për ish-Kënetën, e quajnë Durrësi i Ri, e kështu do ta quajmë kur të kemi mbaruar procesin e legalizimeve falas për të gjithë ato familje,” përfundoi Rama.
Tema