Kur duhet të hiqen bajamet dhe mishi në hundë?

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Sipas doktorëve të rrugëve respiratore, operacioni i heqjes së bajameve dhe të mishit në hundë radhitet në operacionet më të shpeshta. Por familjet ndihen të shqetësuara në momentin kur duhet të vendosin për operimin. Në përgjithësi ekziston frika e rreziqeve të mundshme gjatë operacionit, marrjes së narkozës dhe të vazhdimit të infeksioneve të përsëritura. Në cilat raste operacioni paraqitet si zgjidhje e vetme dhe e detyrueshme? Në rastet kur fëmija juaj bllokohet në frymëmarrje për shkak të bajameve apo të madhësisë së mishit në hundë, nëse rreth bajameve krijohen shtresa infeksioni, nëse ekziston frika e tumorit, nëse mishi në hundë prish formën e nofullës dhe nëse shihet rritja e bajameve, nëse ka problem në të folur, nëse gërhet gjatë kohës kur është në gjumë atëherë operacioni është i domosdoshëm.

40 % e operacioneve të bajameve bëhen për shkak të infektimit të shpeshtë të tyre. Nëse fëmija juaj gjatë vitit të fundit është sëmurë 7 herë ose nëse gjatë dy viteve është sëmurë 5 herë ose nëse gjatë tre viteve të fundit është sëmurë 3 herë nga infeksionet e bajameve, nëse është mbartës i mikrobit të difterisë, nëse ka probleme me kapakët e zemrës, nëse ka infeksione të shpeshta të veshit atëherë duhet ta vizitoni menjëherë tek një specialist. Përkundrazi shenja si të gërhiturit, gjumë jo i qetë, të djersiturit gjatë gjumit mund të paralajmërojnë probleme të bajameve ndërsa rritja dhe zhvillimi i mishit në hundë mund të bëhet shkak i ndryshimeve të personalitetit, mund ta bëjnë fëmijën agresiv, të papëqendruar dhe mund të ketë probleme në mësime.

Koha më e përshtatshme për operacion tek fëmijët është gjatë pushimeve verore dhe pushimeve të dimrit. Edhe pse sëmundja e bajameve dhe e mishit në hundë njihet si sëmundje e grupmoshave të vogla të njëjtat rregulla vlejnë edhe për të rriturit. Tek të rriturit të cilët nuk paraqesin asnjë problem shëndetësor serioz që të pengojë operacionin aplikohen operacionet e bajameve. Fëmijët të cilët për shkak të bajameve të rritura dhe të mishit në hundë kanë probleme në frymëmarrje mund të operohen që në muajin e gjashtë, mosha nuk përbën asnjë pengesë.
•parajsa•
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 6 50.0%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 33.3%
Back
Top