Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apokalipsit

Tuana

Nada é por acaso!
Kalendari Maya ka parashikuar apokalipsin më 21 dhjetor 2012, ndërkohë që disa bunkerë tashmë janë gati për të strehuar njerëzit nëse kjo është e vërtetë. Bunkerët tashmë janë ndërtuar rreth botës për t’i bërë ballë fatkeqësisë që afrohet dhe pavarësisht ambjenteve të brendshme, të tmerrshme për të qënruar apo luksozë, nëse parashikimet janë të vërteta, kërkesat për ta do të jenë shumë shpejt të larta.Shiko fotografinë 1730166Shiko fotografinë 1730167
Amerika është e pasur me bunkerë, disa në punë dhe disa jashtë përdorimit, që u kthyen në muze dhe hotele. Në kulmin e tensioneve bërthamore me Kubën dhe sovjetikët në vitet ’60, ish presidenti Kennedy ndërtoi një bunker në ishullin Peanut, gjatë kompleksit të familjes së tij në Florida. Tashmë ai është kthyer në një muze.

Ndërkohë që ka dhe më tepër opsione luksoze. Hoteli Hilton në Maldive ofron suita nënujore me një pamje të jetës së detit dhe ku klientët mund të presin apokalipsin në luks me krevatë të rehatshëm para një shporte me fruta të ndryshme. Ndërkohë bunkeri i deklasifikuar në Greenbrier, ثest Virginia, është kthyer në një hotel me katër yje.Shiko fotografinë 1730168Shiko fotografinë 1730169

Një tjetër strehë e mirë është bunkeri në mes të malit në Suedi, ku Wikileaks ka depozituar serverat e tij, gjithashtu mund të shërbejë si një strehë e mirë për të pritur apokalipsin, por gjetja e ftesës për atje është pak problem.

Por streha të tilla ka ende në botë, ndërkohë që nëse po planifikoni të gjeni një strehë atëherë duhet të nxitoni dhe sigurisht duhet të përgatiteni për një cmim të lartë.Shiko fotografinë 1730170Shiko fotografinë 1730171Shiko fotografinë 1730172
/albp/
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

Edhe une jam gati per fundin......e vitit te ri:p
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

Kjo eshte per ata qe kane leke e qe duan shume koken e tyre elitat e botes, se ne qe skemi lek ska gje do shijojme panoramen e apokalipsit.....
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

hahaha e shpetosh nga Apokalipsi ne bunkera?? kto lloj bunkeresh egizistojne po thuj se ne c´do shtet te botes,,jan te ndertuar dhe te llogaritur ne rast te nje lufte berthamore,,te futet elita e vendit mbrenda,,e kemi edhe ne nje ne Skrapar,,qe mund te konsiderohet ndertesa me e kushtueshme qe esht ndertuar ndonjeher ne historin e 2000 vjetve te fundit ne shqiperi,,por ne e kemi prishur,,edhe pse ne nje bote te tille ku c´do kush ka,,nuk do ishte keq qe ta ruanim,,sepse ai nuk te prish pune ne as nje far plani per te ardhmen,,perkundrazi mund te perfitosh ne shum aspekte prej tij,,

per Apokalipsin e vertete,,,e presin vetem te vdekurit
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

Afer shtepise time jane 3 bunkera jane te xhaxhit Enver, i jap me qera , me thoni nese doni jo vec per 21 por edhe pushime per fundvit :d
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

Eh aman fund bota sdo te kete asnjehere,dhe per me shume po e shohim fundin e botes dita dites me shume,aksidente,dhunim incest familje,masakrimi nga te gjitha anet ja ky eshte fund.Kane kaluar vite qe flasin per fundin e botes dhe hapen panik tek njerzit dhe cfare ndodhi si perfundim mashtrime.
 
Pe: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apokalip

Po pse nese permbyset bota...ata qe do futen ne bunkere do shpetojne ?!..ehhh medet
 
Pe: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apokalip

Tek ai hoteli nenujor kur te permbyset bota ne vend te peshqve do shihen njerezit duke vdek :p...pamje shume relaksuse :p
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

Shkoni te bunkeret,mos harroni te mbyllni deren e shtepis me celes.
Un si e premte qe esht 21 Dhjetori do i jem fisnik dhe at dite shkolles.
 
Titulli: Kur do të jetë fundi i botës? Brenda ‘bunkerëve’ nëntokësore për ditën e apo

Edhe thon qe xhaxhi ska punuar me mend hmm :) :) Pse ore budalla ishte xhaxhi Enver nuk e dinte ai qe ne 2012 do permbysesh bota ndaj dhe mori masa te rrepta duke e blinduar shqiperin plot me bunker qe kur te vij kjo dit e shenuar shqiptaret te ken ku te futen edhe te mos i gjej asgje :D Jo po deshet thoni qe ska punuar me mend xhaxhi :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top