Kur do flasë Grida Duma?! 7 vjet pas vrasjes së Artan Santos… Enigmat e politikanes së Bashës

Monique

With or Without u
Grida Duma, e cila në këto zgjedhje arriti të merrte mandatin deputetes, por jo të çonte PD në fitore, në zonat që ajo mbulonte, si në Bashkitë Kavajë dhe Rrogozhinë, është evidentuar si personazh politik-publik në vitin 2013.

Atëherë ajo ra në sy, në disa dalje televizive, ndërsa mbështeste ish kryeministrin Sali Berisha.

Ra në sy në kohën kur PD humbi dhe Berisha dha dorëheqjen nga drejtimi i Partisë.

Ndërkohë në CV e Dumës, janë regjistruar një sërë ngjarjesh dhe bëmash si në jetën politike dhe jo vetëm.

Në jetën politike ajo njeh vetëm humbje, si në zgjedhjet e 2015, 2017 dhe në zgjedhjet e fundit, ku nuk arriti që t’i jepte fitoren PD në bastionet, që kjo forcë politike ka pasur historikisht. Bëhet fjalë për Bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës.

Një nga ngjarjet kryesore, që ka shenjëstruar emrin e Grida Dumës, lidhet me ish bankierin Artan Santo dhe vrasjen e tij.

Duma nuk ka folur kurrë për Santon, për të sqaruar pikëpyetjet në lidhje me të.

Pavarësisht se kjo çështje mund të konsiderohet si jeta private e zonjës Duma, por nga ana tjetër ajo është personazh publik dhe politik, që mbi të gjitha është paguar dhe do të paguhet si deputete me taksat e qytetarëve.

Ndaj ka interes publik që ajo të hedhë dritë mbi çështjen Santo, të flasë dhe mos të heshtë më.

Artan Santo drejtonte një bankë të nivelit të dytë dhe në kohën që ai jetonte flitej shumë për miqësinë e tij me Grida Dumën.

Ka foto në ambientet e UET, ku Santo ndodhet në krah të Grida Dumës së bashku me kolegë të tjerë të këtij universiteti që në atë kohë ishte në pronësi të Henri Çilit dhe shumë nga personazhet në tavolinë janë personazhe publike, politike dhe njerëz që shfaqën pranë Lulzim Bashës, në atë kohë të mbështetur dhe të sponsorizuar nga ish pronari i UET.


Kujtojmë se me 26 qershor të vitit 2014, Artan Santo u ekzekutua në mes të bllokut.

Menjëherë pas saj, Grida Duma ka tentuar të lidhet me kryeministrin Edi Rama dhe ka qenë më pas zëvendëskryeminsitri, Niko Peleshi i cili e ka shoqëruar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit ia ka rikujtuar Dumës në viti 2018, në emisionin, Opinion”.

Tahiri e ka thënë edhe publikisht në këtë emision, ndërsa Grida ishte duke folur për të.

“Grida e di shumë mirë si punoj unë”. Ka qenë kjo deklarata e Tahirit, duke i rikujtuar kështu Dumës, me mesazh të koduar, çështjen e Santos.

Mësohet se ditën që ka ndodhur vrasja e ish bankierit Santo, Grida Duma ka shkuar dhe është dorëzuar në zyrën e Saimir Tahirit.

Por, përse e ka bërë këtë veprim, çfarë e ka shtyrë Dumën të ndërmarrë këtë akt?

Ndaj Duma duhet të flasë. Të tregojë se cila ishte lidhja e saj përtej miqësisë me Artan Santon.

Sa kohë ka zgjatur kjo lidhje dhe se çfarë ka ndodhur realisht?

Kjo është ngjarje që ngjall interes në opinionin publik, sa kohë që Grida Duma është personazh politik dhe publik.

Ngjarja e Artan Santos ende nuk është zbardhur në tërësi.

Në media është raportuar se vitin e kaluar SPAK ka rihapur dosjen për vrasjen e Artan Santos.

Ndoshta Duma do të flasë në Spak, por gjithsesi ajo duhet të flasë dhe mos të lërë në errësirë, dhe në pikëpyetjet fijet që e lidhnin atë me Artan Santon, pse shkoi të dorëzohej dhe se çfarë di ajo për këtë rast./ CNA.al
 
Kjo eshte shoqja e ngushte e @Darius kshu qe rezervohem te flas keq,
Po, e vertete e kam mikeshe, por jo aq te ngushte per te ditur “Santosat” e mundshem. ?
Por e thene nga CNA, çdo gje e marr me rezerva mbi vertetesine e fjaleve.
Grida eshte nje politikane e Zonja, por per nje PD ne ndonje vend skandinav. Partia Denokratike, nese do kete nevoje te ndryshoje drejtuesin e saj, ai duhet te jete Radikal dhe i Paster, ne mendimin tim, nje si Albin Kurti.
 
Po, e vertete e kam mikeshe, por jo aq te ngushte per te ditur “Santosat” e mundshem. ?
Por e thene nga CNA, çdo gje e marr me rezerva mbi vertetesine e fjaleve.
Grida eshte nje politikane e Zonja, por per nje PD ne ndonje vend skandinav. Partia Denokratike, nese do kete nevoje te ndryshoje drejtuesin e saj, ai duhet te jete Radikal dhe i Paster, ne mendimin tim, nje si Albin Kurti.

Pra je pro ndryshimit te lidershipit ne PD?

E mban mend qe ta kam thene kete qe ne shkurt 2020?

Grida eshte modeli i politkanes shqiptare qe burreorohen sapo marrin petkun politik mbi vete. Mund te jete shume e zonja ne profesionin e saj por dyshoj fort qe eshte nje politikane e mire. Pervec arrogances dhe prepotences qe e zoteron mire per shkak dhe te hireve femerore qe ka nuk shoh ndonje diapazon kulturor apo intelektual te saj pervec atyre shprehjeve standarte dhe shabllon qe perdor.

Do doja qe femrat ne politke te sillnin pak ate embelsine dhe brishtesine te buten femerore, te nderthurur pastaj me nje zgjuarsi dhe intelekt e gjere do e kthehenin ne nje femer fatale pse jo kryeministre te vendit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top