Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kuqezinjtë ndalojnë Danimarkën

Erjon Bodgani ka shënuar derisa Shqipëria ka nxjerrë një barazim me rezultat 1-1 në takimin përballë Danimarkës të zhvilluar në Qemal Stafa.

Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në fund të pjesës së parë, pavarësisht se bënë një paraqitje lakmuese, por përmirësuan gabimin me të filluar pjesa e dytë.

Pjesa e parë

Raste në radhët e Shqipërisë pati sulmuesi Hamdi Salihi, i cili dështoi të shënojë, madje edhe në një rast shumë të mirë në pjesën e parë. Në anën tjetër edhe danezët patën një rast tjetër të pastër, kur Tomasson u gjend i vetëm para portës, por nuk gjeti rrjetën e Samir Ujkanit.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, mysafirët ndëshkuan mbrojtjen e pavëmendshme kuqezi, kur një harkim i Poulsen gjeti para portës Nicklas Bendtner, i cili dërgoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë

Goli i pranuar në pjesën e parë vetëm se iu dha fuqi lojtarëve kuqezi, të cilët shumë shpejt me të filluar pjesa e dytë barazuan rezultatin. Pas një harkimi të Armend Dallkut për Hamdi Salihin, ky i fundit asistoi për Erjon Bogdanin që shënoi nga afërsia për hapur rezultatin.

Kuqezinjtë krijuan edhe disa raste të tjera deri në fund të ndeshjes, dy prej tyre nga harkimet nga këndi, por nuk arritën të marrin pikë të plota në këtë ndeshje.

Edhe danezët patën raste, kryesisht me anë të topçiut Bendtner, por mbrojta shqiptare nuk bëri gabimin e pjesës së parë.

Edhe pse barazim dhe tashmë një kohë pa gjasa për kualifikim në Botëror, të zgjedhurit e trajnerit Josip Kuzhe treguan një paraqitje mbresëlënëse dhe një organizim të mirë në mesfushë, që lë për të shpresuar për të ardhmen.

Danimarka në anën tjetër, humbi rastin të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror, tash kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri te fundi i kualifikimeve. Megjithatë danezët kryesojnë me 18 pikë në tabelë, tre më shumë se Suedia dhe pesë më shumë se Portugalia dhe Hungaria.

Shqipëria mbledh 7 pikë nga nëntë ndeshje dhe mban pozitën e pestë, të parafundit të grupit 1. Nën Shqipërinë në grup është vetëm Malta me një pikë, edhe atë të nxjerrë pikërisht nga kombëtarja kuqezi./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back