Kuptimi i jetës

Kuptimin e jetës edhe unë mendoj se e plotësojmë ne por s'jam krejt i bindur se qënia njerëzore apo gjenet tona reagojnë instiktivisht vetëm në riprodhimin për mbijetesën e races. Patjetër duhet të ketë edhe një diçka tjetër që s'ka lidhje me riprodhimin për mbijetesë.
 
prefeksioni i natyres,qenieve te gjalla I hapesires..etj.veper e kujt jane..?? planetet levizja tyre ne orbitat e percaktuara ..ehhh...ka shume enigma qe e bejne lemsh njeriun..
 
prefeksioni i natyres,qenieve te gjalla I hapesires..etj.veper e kujt jane..?? planetet levizja tyre ne orbitat e percaktuara ..ehhh...ka shume enigma qe e bejne lemsh njeriun..
Pikërisht për këtë arsye është kthyer pyetja nga ‘kuptimi i jetës’ në ‘qëllimi i jetës’
Jemi mbase ende shumë të ‘vegjël’ për të kuptuar kuptimin e jetës.
 
“Jeta nuk ka asnjë kuptim. Secili nga ne ka kuptim dhe ne e sjellim atë në jetë. Është ‘humbje’ të bësh pyetjen kur ti je përgjigja”
Joseph Campbell

Këndëvshtrim suficient me hulumtimin në fjalë. Por, nëse jemi ne ata që kemi kuptim, ç’rëndësi ka ta sjellim në jetë këtë kuptim në një jetë pa kuptim? Nuk është jeta e jetuar në kohë por koha e shfrytëzuar në jetë që i jep kuptim jetës.
Pra jemi me kuptim në një kohë të kufizuar me kuptim.
Ky është mendimi im lidhur me temën, që nuk e kam shprehur më parë.
 
Shumë gjatë paske prit....
Po ti nuk vje e kurrë në mësim e papregatitme do 10 e s'ka e sidomos për kshu termash ?

Jo si unë pa ambicie mjaftohem me naj 8 me aq sa më ka kap shkarazi vëmendja gjatë leksioneve... Po edhe s'kom faj too much distraction in the classroom ?
 
Tani e marim kështu: nëse 10 është fituar mes një grupi me IQ mesatar dhe një 8 në një grup me IQ mbi 120, cili rëndon më shumë?
Kuptim i kufizuar edhe ky ?
 
Mendoj qe cdo dite kuptimi i jetes eshte i ndryshem...ka dite kur flladi i detit, puhiza e eres ne fyryren ngritur lart qiellit apo aroma e pranveres ne ajer te mbush dhe thua, zot ia vlen vetem per kete te jetosh, faleminderit qe e ndjeva dhe nje dite. Ka dite te tjera qe je deshmitar i mrekullive te zotit dhe thua, zot jam ketu vetem per te deshmuar madheshtine tende. Here te tjera je bosh dhe thua s'jam asgje, nje hic, nje person i lindur per te vuajtur ne kete jete pa kuptim ku cdo kush rrokullis gurin e vet nga maja ne fund, ne momentin qe sapo e ka ngritur. Ka here qe mendon qe nuk do te shumohesh e ta vazhdosh kete kotesi tokesore. Here te tjera thjesht je i lodhur dhe ke ndjesine qe do t'i japesh fund, do te shkosh ne "shtepi" e t'i japesh fund. Por ndjen ama qe ke dicka per brenda, diku thelle kraherorit ...mbase aty mund ta kerkojme pergjigjen. Mbase kemi nje shpirt dhe ai i di pergjigjet dhe ai eshte kuptimi, mbase.
 
Tani e marim kështu: nëse 10 është fituar mes një grupi me IQ mesatar dhe një 8 në një grup me IQ mbi 120, cili rëndon më shumë?
Kuptim i kufizuar edhe ky ?
? Ku ma paske gjet ket ekuacion dje do isha përgjigj mesiguri fiks lool
?

Po që mos të dukem sikur boj bisht pytjes po them kot : njësoj?
 
Mos harroni kllonimin... :)
 
o sa teme e rende eshte kjo..te rraskapit trurin..ufff
Pikërisht këto tema që të rraskapitin trurin, në fakt janë ushtrim i mirë për të parandaluar Demensën ?
 
Mbase e gjete kuptimin e jetës..... jo jo, në fakt e komplikove më shumë o @Endrra ?
Kush i bie se janë “budallenj”? Ata që kërkojnë kuptimin e jetës apo ata që kryejn punë? (punë i thënshin) ??
 
Mbase e gjete kuptimin e jetës..... jo jo, në fakt e komplikove më shumë o @Endrra ?
Kush i bie se janë “budallenj”? Ata që kërkojnë kuptimin e jetës apo ata që kryejn punë? (punë i thënshin) ??
Ja kjo eshte pyetje 2 milionshe se 1 milionshe ishte kjo per jeten ?
 
Qe qellimi eshte gjeja me e rendesishme ne jete kjo eshte e padiskutueshme. E keni vene re?! Cdo perpjekje qe beni ne jete nuk e beni kot. Perhere ka nje qellim final. Madje madje dhe keto veprimet mekanike te pavullnetshme si fryma, ushqimi, etj

Sa i perket jetes ne teresi une besoj se fundi yne eshte bota tjeter-perjetesia. Vallai nuk e mohoj qe shpesh here mendoj rreth saj dhe them; Po si mundet te jetoj robi perjeeet?!?!??! t"mos kete fund?!?!?! por pastaj mendoj serish: Si mund te kuptosh perjetesine kur cdo gje ne kete jete eshte e vdekshme?! Si bimet, si kafshet, si njeriu?!
Ama Zoti, ai qe krijoi kete multi-univers eshte i pavdekshem!

Sa per jeten qe jetojme brenda saj ka qellime te vogla-femija-dashuria-karriera-shoqeria, etj ama edhe keto prap qellimin e madh e kemi per boten tjeter. Psh: Une kur falem i lutem Zotit: Me jep te mira si ne kete bote dhe ne tjetren. Jane te lidhura. Pas vdekjes do e nisim ku e kemi lene-vec se atje ka llogari tjeter!

Kjo eshte thjesht nje pjese e shkurter nga cfare mendoj une rreth kesaj teme.
 
Redaktimi i fundit:

Imagjino më tepër....
(Jom kurioz dhe kurioz tamom si Liza... Aq më tepër nga "nickname" )
Po pse duhet me pas një qëllim final çdo gjë!!!?
pse me ja vesh gjithnjë një qëllimi!?

Edhe pse me finale ky qëllim!??

Edhe me patjetër?!!!

(Sigurisht pa asnjë lloj qëllim të keq, aspak ironik etj dua të besoj edhe unë)
 
E thënë nga biologu Jeremy Griffith (humancondition.com): 'Ne jemi të programuar gjenetikisht të dominojmë, për të fituar betejën e jetës'
Betejë e fituar e një lufte të humbur - do të thoshte dikush tjetër. Është ky qëllimi i jetës? Të vazhdosh një luftë të lodhshme (dhe pse me motivim absolut), kur humbjen e ke të garantuar? Faleminderit, por jo faleminderit!

Jo e gjitha shpjegohet në bazë të instinkteve tona shtazarake. Nga aspekti psikologjik, mendja jonë e vetëdijes bazohet në gjendjen njerëzore psikologjikisht të trazuar. Vetëdija me bazë nervore, ka nevojë për të kuptuar botën para se të veprojë. E kemi këtë vetë-kuptim, për dallim nga kafshët. Pikërisht ky ndryshim mes instinkteve dhe vetëdijes na bën të jemi më 'njerëzorë'.

Ne veprojmë dhe shpjegojmë procesin e përzgjedhjes natyrore të bazuar në gjen. Nga ana tjetër, është pak tragjik kërkimi ynë për mirëkuptim, ku tre gjëra janë të pashmangshme:

1. hakmerremi në mbrojtje ndaj kritikës së nënkuptuar nga instiktet tona,

2. kërkojnë me dëshpërim çdo përforcim që mund të gjejmë për të na lehtësuar nga ndjenjat e këqija,

3. përpiqemi të mohojmë kritikën dhe ta bllokojmë atë nga mendja jonë .

Padyshim kemi dhe 'të mërziturit' në aspektin psikologjik, nga detyrimi për të marrë pjesë në kërkimin tonë heroik për njohuri.
Pra, rehabilitimi psikologjik i racës njerëzore. Ky mbase do ishte një lloj qëllimi, në kuptimin përkohësisht të kuptimtë të jetës, që kam postuar më herët.
 
Deri tani vetem feja ka dhene pergjigje kesaj pyetje..shkenca aspak..njerezit te gjithe Jane te dyzuar ne shpjegimin e kuptimit te jetes..
 
Teoria e Evolucionit e merr këtë sjellje si të mirëqenë, por pse është me të vërtetë e tillë? Pse prindërit shkojnë në ekstreme për të ndihmuar fëmijët e tyre në vend që thjesht të shijojnë jetën e tyre? Ata me sa duket nuk fitojnë asgjë nga kjo. Përgjigja vjen nga termodinamika. Ligji i dytë i termodinamikës thotë se entropia është gjithmonë në rritje, dhe të gjitha sistemet gjithmonë do të shkojnë kundër çrregullimeve më të mëdha. Qeniet e gjalla dhe mjedisi i tyre janë gjithashtu subjekt i këtij ligji dhe për këtë arsye do të shkojnë gjithashtu kundër çrregullimeve më të mëdha.

Teoria pozitive DeltaS (ΔS) lidh teorinë e evolucionit me ligjin e dytë të termodinamikës. Bazuar në teorinë e deltave pozitive, bëhet fjalë për krijesën individuale të gjallë për gjetjen e mënyrës më të mirë të mundshme për të bërë sa më shumë entropi të jetë e mundur. Kuptimi biologjik i jetës është shumëllojshmëria. Mekanizmi prapa teorisë së DeltaS pozitive është që gjenet janë krijuar për të bërë enzimat më të mira të mundshme, të cilat janë nanomakinat që drejtojnë gjithë jetën. Enzimat janë katalizatorë që veprojnë duke rritur entropinë. Ata e bëjnë të gjithë jetën të përpiqet të rrisë entropinë.

Në biologji, ne bëjmë pjesën më të madhe të entropisë duke pasur fëmijë të cilët gjithashtu bëjnë entropi. Ekziston një lidhje midis asaj se si një individ dhe pasardhësit të tij kryejnë dhe sa entropi ata mund të bëjnë. E thënë ndryshe: konsumatorët më të mirë bëjnë më mirë. Entropia është forca lëvizëse prapa teorisë së evolucionit nga përzgjedhja natyrore. Kjo lidhje mund të shpjegojë një numër fenomenesh të çuditshme biologjike të tilla si sjellja altruiste, konkurrenca midis individëve të së njëjtës specie dhe të ‘luajë në mënyrë të kënaqshme’. Në veçanti loja ka qenë tepër e vështirë për tu shpjeguar nga teoritë e tjera biologjike.

Në nivelin makrobiologjik, teoria e DeltaveS pozitive përshtatet me sjelljen e organizmave të gjallë. Çdo kamare organike do të mbushet nga një qenie biologjike që shfrytëzon kamaren për të rritur entropinë. Asnjë djathë ose një lloj ushqimi tjetër nuk lejohet të qëndrojë për një kohë të gjatë, para se dikush të vijë dhe ta hajë atë dhe ta shndërrojë atë në entropi të lartë. Njeriu i nënshtrohet kësaj teorie ashtu si çdo gjë tjetër që jeton.

Vazhdon .....
 
Disa nga konceptet që zakonisht shfaqen në përgjigje janë dashuria, pasardhësit, kënaqësia dhe jetesa në të tashmen. Ekzistencialistët besojnë se ne vetë duhet të krijojmë një kuptim në jetë, dhe se ne jemi ajo që bëjmë dhe çfarë nuk bëjmë.

Një teori në lidhje me kuptimin e jetës mund të jetë që kuptimi do të lindë dhe do të shuhet me qenie inteligjente si njerëzit. Sepse në univers nuk ka asnjë kuptim, por me një tru kaq të mirë-zhvilluar siç zotëron njeriu, dikush do të kërkojë përtej qëllimeve instiktive në jetë si mbijetesa, prodhimi i pasardhësve, etj. Shumë fe e vendosin njeriun nën diçka më të madhe, por në realitet krijesat inteligjente (njerëzit), janë më të ‘mëdhenjtë’. Këtë njeriu duhet ta gjykojë vetë. Por kjo nuk qëndron në natyrën njerëzore. Mund të ndodhë që qenie të tjera inteligjente në univers të gjejnë kuptimin në një mënyrë tjetër, por njeriu ka tendencë ta kthejë në fe. Kryesisht në situata të vështira. Realiteti mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit, sepse duket i pakuptimtë. Prandaj, njeriu krijon një kuptim me jetën. Ky kuptim gjithashtu do të zhduket me njeriun.

Në art, muzikë dhe letërsi, pyetjet e përjetshme të jetës, vdekjes dhe dashurisë janë ende të pranishme. Një nga pikturat mbase më të famshme të Paul Gauguin titullohet: Nga vijmë? Kush jemi ne? Ku po shkojme?.

1604231241998.jpeg
Një nga shumë sugjerime është që kuptimi i jetës është lumturia dhe se një person i cili në një moment të jetës së tij, veçanërisht drejt fundit, mund të thotë sinqerisht "Unë jam i lumtur me jetën time" është gjithashtu një person i lumtur.

Filozofia e Shekullit 19

Utilitarizmi "... i mirë (mjaftueshëm) për të qenë i lumtur".

Nihilizmi "... nuk ka kuptim".

Pragmatizmi "... kuptimi është ai që të bën të vlerësosh jetën".

Filozofia e Shekullit 20

Ekzistencializmi "... ju krijoni vetë kuptimin e jetës".

SHENIM: Nëse do të kishte një mendim, gjithsesi jo të gjithë mund të pajtoheshin me të!

Peter K. Busk. Meningen med Livet - Om kaktusfinker, evolution og kaos. Saxo.com. 2013

Douglas Adams: Hitchhiker's Guide to the Galaxy. London, 1979.
 
Oh nji nëntor e Diel (maj men si sot kur shitsha qumësht)
Prit i herë e sigurtë që osht 1 sot???!
Ene e dielë ?
So what I was saying ?

Ah po!
Historikisht e kom inot me të dielën se nesër ka shkollë...
Shkollë?!!!
Kshu pra punë dmth ?

Jeta o shpirt ????????????????????????
 
Loje & defrim
 
Jeta merr kuptim kur i jep vleren qe ka
 
PEr mua kuptimi me i bekuar i saj eshte familja. :))
Dhe shetitjet buze detit,kur kaltersia te vallzon ne shpirt, dhe mendimet kapin qiellin.
 
Per mua kuptimi jetes arsyja e zgjimit ajri im jan dy cunat e mi. Familja e vogel dhe familja ime madhe. Flm zot
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top