Kupa e Gjermanisë, eliminim shokues për Werder dhe Gladbach

cent

...Lontano
Saarbryken bën surprizën e parë në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Ligës së tretë gjermane eliminoi Verder Bremenin që në raundin e parë kualifkues, duke fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-1, jashtë cdo parashikimi. Formacioni i Robin Dut, edhe pse vinte favorit në këtë përballje , u shfaq I lodhur në fushën e blertë, aq sa cilësia individuale u sfumua nga energjia dhe entuziazmi I lojtarëve të Saarbryken, që e merituan plotësisht lëtë kualfikim për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet. Në sekondat fundit të pjesës së parë Fisher kaloi në avantazh modestët e Saarbryken, që në fakt krijuan prodhuan shumë loje dhe momente të tjera të rrezikshme gjatë këti fraksioni.
nt5q8.jpg
Verderi barazoi shifrat në minutën e 59’ me Selasin’, por vetëm kaq, pasi lodhja fizike ndikoi në lojën e saj, që erdhi duke u zbehur. 90 minutat e rregullta të kësaj sfida përfunduan në barazim 1-1, ndaj për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej u desh koha shtesë. Pikërisht në momentin kur mendohej se Verderi do të bënte diferencën, Stegerer i dha për herë të dytë avantazhin Saarbryken, që I mbylli llogaritë e kualifikimit me Ziemer në minutën e 112’. Surpriza e dytë në kupën e Gjermanisë e ka emrin Damstad, po nga Liga e tretë, që eliminoi Borusian e Mynshengladnahut pas goditjeve të 11-metërshave, teksa koha e rregullt dhe shetsa përfunduan e rrjeta të papkrekura.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top