Juventus ka fituar Kupën e Italisë, pasi mundi në finale 2-1 Atalantën.
Kulusevski dhe Chiesa shënuan golat për bardhezinjtë, ndërkohë që barazimin e përkohshëm për bergamaskët e realizoi Malinovsky.
Kjo është hera e 14 që Juventus fiton Kupën e Italisë, ndërkohë që bëhet fjalë për trofeun e fundit me fanelën bardhezi për legjendën Gianluigi Buffon, i cili ka njoftuar largimin nga klubi në fund të sezonit.
A2news.com