Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
doll-300x215.png

Një kukull e dalë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tërhequr vëmendjen gjithnjë e më shumë pasi teksa preket me dorë është e regjistruar të thotë shprehjen “Crazy Bitch”. Që prej momentit ku ka dalë në qarkullim janë shtuar rastet e denoncimeve publike që kryesisht janë bërë nga prindër të çuditur nga kjo gjetje aspak normale e kompanisë gjigande që ka prodhuar kukullat. Kërkesa për tërheqjen nga tregu të kukullës është shtuar tanimë kur jemi në prag të festave të fundvitit dhe shitjes e saj mund të shtohen. Kompania ka lëshuar një deklaratë në të cilën thotë se nuk ka ndërmend ta tërherë kukullën pasi sipas tyre ajo lëshon vetëm disa tinguj zanorë e jo ndonjë fjalë apo shprehje të qartë.
lajmifundit
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Budalleku i rralles....

p.s Never ci ke keto lajme :P
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

hahahhaahha...shkodrane,..e shef cbehet per hire te reklames dhe bujes ne media,,ja ka arrite kompania..
gjithesesi do jete interesante te prekesh nje kukull dhe te marresh ofendiminm me te rende te jetes ..:P
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Shume mire ben qe e terhoqen nga tregu :) nncncnnc ca jane keto shprehje aman qe u mesojne femijeve?!
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Po femijet kto shprehje i msojne si nga TV-ja, si nga prinderit ndonjehere kshu qe s'esht ndonje gje e madhe kur e degjon nga kukulla lol
 
Eshte shum e veshtire te edukosh nje femij sot, televizioni, radio, interneti, revista gjithcka ka vetem skandale dhe informacione te pavlera gjen...shih cbehet per te perfituar lek....
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Po femijet kto shprehje i msojne si nga TV-ja, si nga prinderit ndonjehere kshu qe s'esht ndonje gje e madhe kur e degjon nga kukulla lol
Jo Legally se femija nuk sheh c'fare ka tv, por emisjone apo filma qe i pershtaten moshes te tij.
Edhe ne shtepi them se prinderit mundohen mos shprehen ne kete menyre, edhe nese e bejne uroj mos e bejne ne prezence te femijes!
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Jo Legally se femija nuk sheh c'fare ka tv, por emisjone apo filma qe i pershtaten moshes te tij.
Edhe ne shtepi them se prinderit mundohen mos shprehen ne kete menyre, edhe nese e bejne uroj mos e bejne ne prezence te femijes!

Po edhe emisioneve per femije nuk eshte se i mungojne te tilla shprehje....mbase jo kaq te renda si kjo e kukulles por shprehje te tipit 'idiot' etj jane prezente edhe tek kartonat qe transmeton Bang Bangu per shembull. I kam degjuar vet kur i shifja kto kartonat me gocen e vogel te tezes.
Sa per prinderit, meqe ra muhabeti, jam habit ne nje dyqan njehere kur degjoj mamane qe me perkedheli i referohet vajzes se saj te vogel me shprehjen 'little bitch'. Kjo s'do te thote qe te gjith prinderit sillen kshu, aspak.
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Po edhe emisioneve per femije nuk eshte se i mungojne te tilla shprehje....mbase jo kaq te renda si kjo e kukulles por shprehje te tipit 'idiot' etj jane prezente edhe tek kartonat qe transmeton Bang Bangu per shembull. I kam degjuar vet kur i shifja kto kartonat me gocen e vogel te tezes.
Sa per prinderit, meqe ra muhabeti, jam habit ne nje dyqan njehere kur degjoj mamane qe me perkedheli i referohet vajzes se saj te vogel me shprehjen 'little bitch'. Kjo s'do te thote qe te gjith prinderit sillen kshu, aspak.
Njoh mire qe ekzistojne dhe prinder te tille, por me mire eshte mos i marrim si shembull sepse perbejne (dua te shpresoj) nje perqindje te vogel...
Dhe filmat vizatimor per mendimin tim duhen zgjedhur nga prindi, dhe te jene te pershtatshem per femijen...
Ka plot filma te papershtatshem dhe kam rastisur shpeh edhe une,
por do kontroll gjithcka sepse jane ne nje moshe shume delikate dhe zgjedhjet e gabuara mund tu lene pasoja.
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

E cfare do i interesoje nje femije nje kukull e tille? Se kuptoj, edhe sikur per reklame, cfare eshte arsyja per nje fjalor te tille ne kukulla?
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

Po prinderit mos ti blejn ato kuklla dhe ata vet do ti terheqin kur nuk shiten ?.
 
Pe: Kukulla thotë “Crazy Bitch”, kërkohet të hiqet nga tregu

I kam blere edhe une mbeses nje kukull e sdi gje cf thote.
Uroj jo ndonje gje te keqe :)
 
Back
Top