Kukësi mposht Partizanin dhe ngjitet përkohësisht në krye të Superiores

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
kukesi-partizani-1225x720.jpg
Kukësi ka triumfuar në supersfidën e javës së 14 të Superiores ndaj Partizanit edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh që në minutën e 11.
Musta realizoi që në fillimin e sfidës për Partizanin, por Kukësi nuk u dorëzua dhe besoi deri në fund te fitorja në këtë ndeshje. Në 18 minutat e fundit të kohës së rregullt ndodhi edhe përmbysja.

Fillimisht, në minutën e 72, Musta, i cili më herët realizoi një super gol në portën e Kukësit nga distanca, këtë herë ishte i pafat kur e dërgoi topin në portën e tij. Ndërkohë, Gjelbrim Taipi ishte autor i golit të fitores për Kukësin në minutën e 84-t.
Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në krye të klasifikimit me 27 pikë, po aq sa Tirana, e cila do ta luajë sfidën e kësaj jave ndaj Teutës.
Më herët, Laçi arriti të marrë fitoren e katërt radhazi në Superiore, teksa mundi 2-0 Egnatia, me gola të realizuar nga Zarubica dhe Guindo.

A2news.com
 
Mire qe kemi @Xhelozi ne forum, te lexojme dhe ne dicka rreth Kukesit! :lol:
 
@Xhelozi na e ben me hile, na sjell lajme per Kukesin qe fiton dhe nuk na sjell lajme per kampionatin italian😝
Duam te dime rezultatet e kampionatit italian🤣
Ore mire qe e kemi se prej tij kam zbulu qe shoqja ime e ngushte qe 19 vite qenka nga kukesi. haha

Sa per kampjonatin italian.. s'di diqysh si e ka kalu naten mbreme :p Ndoshta nuk logohet fare sot :p
@Xhelozi 🤗
 
Mezi mdoli gjumi sot 😔
@Xhelozi na e ben me hile, na sjell lajme per Kukesin qe fiton dhe nuk na sjell lajme per kampionatin italian😝
Duam te dime rezultatet e kampionatit italian🤣
Lene mer se mi ka bo nervat tel mbrem 🤬
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top