Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kujtesë… fletë ditari

Të sjellim këtu ngjarje nga ditë të veçanta, të cilat sot e ndër vite kanë lënë gjurmë në jetën tonë e që i kujtojmë ...
 
* Në këtë tregim ngjarja ka ndodhru në shkollën e Herborgut ku kam punuar mbi 12 vite. Kam shumë ngjarje të bukura nga puna këtu, por këtë herë po sjell për ju tregimin ( ngjarjen ):

matilda.webp
Matilda

Gjithë kohën kisha në mendje Matildën.

Kishim një marrëveshje me të që unë, si mjeshtër që jam, pas pushimit duhej t’ia bëja gati një libër, si mjet mësimor, të cilin ajo e kishte të nevojshëm për nxënësit. Ia kisha premtuar këtë.

Ditën e parë pas Vitit të Ri, kur shkova në shkollë, qëlloi të ishte pushimi i shkurtër mes orësh dhe u takova me shumicën në korridor. Kështu, pasi uruam njëri-tjetrin:

Godt Nytår, Godt Nytår! (Gëzuar Vitin e Ri!)
… hyra në sallën e mësuesve, aty ku kam edhe sirtarin e mjeteve të mia të punës, dmth. të atyre mjeteve me të cilat merrem kryesisht me rregullimin e riparimin e librave.

U përshëndeta edhe me të tjerët, por… Matilda askund!

Shkova drejt te sirtari im. E hapa dhe shtanga. Librat që mendoja t’i ndreqja sipas origjinalit nuk gjendeshin në sirtar!

Dreq o punë! Kujt do t’i kishte hyrë në punë? S’kishin ndodhur asnjëherë gjëra të tilla në kolektivin tonë, që të më shkonte mendja se dikush ma kishte punuar me hile.
Më mbuluan djersë të ftohta.

Ngjitem edhe në bibliotekë, se — thashë, mbase atje do ta kisha harruar. Hiç! Kthehem te makina e fotokopjimit. Kot fare. As origjinali i librit, as librat e fotokopjuar askund!

Shikoj orën. Në 13:05 do të mbaronte ora mësimore. Ditë të tëra m’u dukën ato 15 minuta pritjeje. I zura pritë Matildës.

Po zbriste shkallët dhe, tek po vinte drejt meje: ajo shend e verë — unë vrer fare.

Harrova edhe ta përshëndesja, kur ajo, e gazmuar, ma priti:
— Godt Nytår, Adam!
— Godt, godt, o Matildë, po… — dhe ma ndërpreu fjalën.
— Si ia kalove për pushim të Kërshëndellave?
— O, mirë, mirë, po libri… — prapë më ndërpreu.
— Mrekulli. Edhe ti je i mrekullueshëm, ndaj bën gjëra të mrekullueshme…:love:

Unë po qeshja me zor, se kështu e do kultura, që të mos e vërente ajo shqetësimin tim.
— Aman, o Matildë, mos më torturo! Lëri këto komplimente, po për çfarë mrekullie e ke fjalën?
— Për librat, pra. Ata që i kishe punuar. Ishin vetë mrekullia. Nuk dallohen nga origjinali.
Mora frymë lirisht.
— Po, pse s’e the që në fillim, o Matildë?! Po më sorollat sa andej-këtej. Krejt frikën e kisha se çfarë vlerësimi do t’i bëje punës sime — librit.

Faktikisht, unë këtu e gënjeva, se e vërteta ishte më ndryshe.
E po, helbete, edhe gënjejmë ndonjëherë me shkas.

Kështu e ka kjo botë: edhe bota na gënjen ndonjëherë, po edhe ne e gënjejmë atë me raste.



Shtjellimi i ngjarjes

*(E vërteta për ta kuptuar drejt ngjarjen)
Që në nëntor, Matilda kishte kërkuar prej meje t’ia punoja një libër që i nevojitej për punën me nxënës. Kur e pyeta se kur i duhej, ajo më tha:
— Pas pushimit të Kërshëndellave.
Po, unë, meqë një ditë dhjetori nuk kisha shumë punë dhe, që të mos rrija fare kot, thashë me vete: po e kryej librin e saj.

Ajo nuk ishte aty, ndaj librin origjinal dhe librat e ndrequr i lashë në sirtarin e saj. Më nuk u takuam deri sot…

** Ku ishte problemi?
Unë kisha harruar se i kisha ndrequr librat! Kur kërkova në sirtarin tim, nuk ishte as origjinali, as librat që kisha punuar, sepse i kisha lënë në sirtarin e saj.

Dhe kur unë dola t’i kërkoja falje, duke menduar se libri ishte zhdukur diku…, ajo, duke më falënderuar, ma kujtoi se si kishte qenë puna.

Natyrisht, as ajo nuk e kuptoi se unë e kisha harruar.

Eh!

S’i thonë këtij një Happy End?!

P.S. Këtë tregim ia dërgova AI që t'i bënte një ilustrim me vizatim ...dhe bëri këtë.
 
@Mia@ a matanë oqeanit, pa duku një herë pak këtej oqeanit! lool 🤗
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back