Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Gratë që janë në dietë duhet të tregojnë kujdes, sepse eliminimi i karbohidrateve, metoda më e zakonshme për të humbur peshë, mund të ketë efekte të rënda anësore. Nëse i thoni “lamtumirë” bukës dhe makaronave, ulen shumë dhe aftësitë e kujtesës dhe përqendrimit. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga shkencëtarët e “Tufts University” e Bostonit dhe i publikuar në revistën “Appetite”. Studimi hedh dritë mbi një nga dietat më të “famshme”, ajo Atkins: një dietë që “ndalon” miellin, sheqerin dhe patatet, por mundëson marrjen e proteinave dhe yndyrnave. Rezultati është i përkohshëm dhe mbresëlënës: humbje e kthjelltësisë së mendimit, ngadalësim të aftësive njohëse dhe humbje pjesërisht e memories. Konfirmimi vjen nga doktor Holly Taylor, që ka drejtuar studimin: “Studimi tregon se ushqimi që konsumohet ka një impakt të menjëhershëm mbi të menduarin. Dietat e zakonshme që përmbajnë nivel të pakët karbohidratesh deri në eliminimin e plotë të tyre, kanë një impakt mjaft negativ mbi mendimin dhe memorien”. Në studim janë testuar 19 gra të moshës 22 deri 55 vjeç, të ndara në dy grupe: një që i nënshtrohet një diete të ekuilibruar, një tjetër e varfër me karbohidrate. Pas një jave, të dhjeta gratë e grupit të dytë shfaqnin një gjendje mendore më te keqe se ato të grupit të parë. Probleme me përqendrimin si për një kohë të shkurtër apo të gjatë kohe, kujtesë e dobët, ulje e vëmendjes vizive dhe hapësinore. Në të njëjtën kohë një reagim më i ngadaltë dhe më i vështirë për të njohur objekte dhe fytyra. Sipas studiuesve, shpjegimi është i thjeshtë: niveli i ulët i karbohidrateve ul sasinë e glukozit, pra të sheqerit në gjak, që transportohet në tru dhe përdoret nga qelizat nervore për të prodhuar energji. Duke privuar veten nga buka dhe makaronat, i heq trurit “karburantin” e domosdoshëm për ushqyerjen e neuroneve. Ky është një studim që, sipas autorëve, duhet të bëjë të reflektojnë të gjithë ata që privojnë veten nga karbohidratet./panorama