Kujtesa: Katër strategji për ta përmirësuar

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Humbja e kujtesës po bëhet gjithnjë e shumë një problem mjaft i dukshëm te njerëzit e moshës së tretë! Por për ta përmirësuar atë mjaftojnë katër strategji të veçanta si më poshtë…

timthumb.php


Mos ndoshta keni filluar të keni probleme me kujtesën? Mos u shqetësoni, është normale. Të gjithë ne herët a vonë kemi ndonjë problem me kujtesën, por që nga sot, ndoshta gjërat mund të përmirësohen. Rekomandimet me të cilat do të informoheni nëpërmjet këtij artikulli nuk janë këshilla për të mos harruar gjërat më të rëndësishme, por më shumë janë këshilla për të përmirësuar kujtesën në nivel të përgjithshëm, me teknika që janë demonstruar si të vlefshme nga kërkime të ndryshme shkencore.

Bërja e ushtrimeve aerobike

Mënyra e parë për të përmirësuar kujtesën konsiston në të bërit e ushtrimeve aerobike (not, vrap, biçikletë, ecje të shpejtë etj). Pas hulumtimeve që janë bërë në fakt duket se bërja e këtyre aktiviteteve përmirëson jo pak kujtesën tonë. Vullnetarët që kanë marrë pjesë në këtë kërkim, të gjithë të rritur të moshës mbi 50 vjeç, kanë përmirësuar performancën e tyre të kujtesës pas vetëm 6 javësh sport, në sajë të rritjes së fluksit të gjakut cerebral.

Luani me lojërat e trurit

A i njihni lojërat e trurit? Bëhet fjalë për “lojëra që trajnojnë trurin”, shumë të dobishme për të përmirësuar kujtesën tonë. Për të mos ulur nivelin e inteligjencës, këto lloj lojërash rrisin kapacitetin e trurit për të kujtuar dhe për të zgjidhur problemet, për të cilat kujtesa juaj do të bëhet dalëngadalë më e qartë dhe më e shpejtë! Provojeni për ta besuar.

Hiqni dhjamin e barkut

Një këshillë tjetër për të përmirësuar kujtesën është ajo që të hiqni dhjamin e barkut. Një studim tjetër, ka demonstruar se “dhjami i barkut” është i lidhur me një rrezik të madh të rënies dhe të çrregullimeve të kujtesës. Ndërkohë, studime të tjera të ndryshme kanë treguar që personave obezë u kanoset një rrezik më i madh ndaj problemeve me kujtesën në krahasim me ata në peshë normale. Pra, nuk ju mbetet gjë tjetër përveçse të eliminoni dhjamin e barkut, apo jo?

Reduktoni konsumimin e alkoolit

Që alkooli nuk na bën mirë për trurin ishte padyshim një fakt i njohur, por a e dini se pirja e pijeve alkoolike rrit edhe shpejtësinë me të cilën humbasim kujtesën, ashtu siç ka treguar një studim i fundit i publikuar në revistën “Neurology“. Ashtu siç është zbuluar, atyre që u kanoset rreziku më i madh janë burrat e moshës së mesme, por në linja të përgjithshme, që nga momenti që alkooli mjegullon dhe errëson mendjen dhe se pasojat e dhimbjes së kokës ndihen edhe të nesërmen, ekzagjerimi nuk është i këshillueshëm as për burrat dhe as për gratë!



Humbja e kujtesës, simptomat

Simptoma më e njohur e kësaj sëmundjeje është harresa, por simptomat janë të shumta. Zakonisht sëmundja fillon me harresa gjithmonë e më të mëdha, të cilat në fillim kanë karakter minimal dhe me kalimin e kohës bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Duhet pasur kujdes të mos ngatërrohen harresat normale me ato harresa që përbëjnë sëmundje. Për shembull është harresë normale të mos mbash mend ku ke parkuar makinën në parkingun e supermarketit, por është një harresë patologjike të kthehesh në shtëpi pa makinë, sepse ke harruar që kishe shkuar me makinë. Të sëmurët me Alzheimer kanë një karakteristikë që e bën më të vështirë diagnostikimin e tyre. Në përgjithësi nuk e pranojnë kurrë se janë sëmurë. Prandaj pacientë të tillë zakonisht vijnë të shoqëruar nga ndonjë familjar. Bëjnë batuta për të zhvlerësuar pse janë në spital dhe i duket e çuditshme sesi për shembull gruaja, është fiksuar që ai ka probleme. Pra ndihen tërësisht në rregull në vetvete. Vetëm testet e ndryshme (të cilat në Shqipëri me siguri janë në lindje e sipër) mund të nxjerrin në pah deficitin e madh. Simptoma e dytë interesante e kësaj sëmundjeje është anomia, pra mos gjetja e emrave dhe fjalëve gjatë diskutimeve. Kjo simptomë, në fakt, përbën simptomën e dytë kryesore me të cilën Alzheimeri mund të lindë. Në ato pak raste që sëmundja nuk fillon me harresa, ajo më së shumti fillon me probleme gjuhësore. Sëmundja bën që me kalimin e kohës pacienti të evitojë gjithmonë e më shumë fjalët që nuk i gjen dot dhe të përdorë sinonime dhe përshkrime të gjata për gjëra që kanë fjalën e vet. Simptoma e tretë është çorientimi kohor dhe hapësinor. Ndodh që kur pyet pacientë si këta në çfarë muaji jemi, mund t’ia fusë kot fare. Simptoma të tjera janë: Humbja e kapacitetit të gjykimit logjik, ndryshime të çuditshme të humorit, ndryshim i personalitetit (këtë e vë re mirë kush ka shume vite që jeton me personin), humbje e dëshirës dhe iniciativës për të bërë shumë gjëra. Nuk duhet ngatërruar me rënien e aktivitetit të moshës së plakur. ثshtë krejt anormale që një i moshuar të humbasë interesin për çdo gjë.

Të gjitha këto simptoma lindin në periudha të ndryshme kohore dhe nuk kanë një kohë të caktuar. Ajo që është më e vazhdueshme në të gjithë rastet e sëmundjes, është fillimi me harresa, me probleme gjuhësore ose me probleme të detyrave të thjeshta (zbërthim i këmishës etj). /G.Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top