Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kujt i takon rroga?

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Rastesisht me nje kolege tek puna po tregonte per nje stres ne shtepi dhe fjala solli fjalen dhe tha ' une rrogen
ia dorezoj vjehrres ne shtepi te gjithen '' aty u shokova sinqerisht, te punosh ti 8 ore ne dite duke u lodhur psikologjikisht
fizikisht e ne fund te dorezosh rrogen tende, djersen tende tek dikush tjeter.
Duke marre shembullin qe ata jetojne ne nje shtepi bashe, pra vjehrri vjehrra me nusen dhe cunin ne shtepi, e nuk paguanin qerane kshtu
duke qene e vjehrra zonja e shtepise, asaj i takonte me te drejte rroga jote.
Kete muhabet bera dhe me persona te tjera dhe mu duk vetja si ufo se si e mendonin ashtu, se nuk mund te veproje dot ndryshe.
Sipas jush a eshte e drejte qe rroga e nje muaji te ike ne duart e dikujte tjetri?
Ok jam dakort qe duke nxjerre balancin mujor jepet nje ToT shume dhe aq , por jo e gjitha rroga ime :sherrxhi::sherrxhi:

Pse kjo gje?
A eshte e drejte?
Ju si ia beni? Do e benit?
Sa dakort jeni me keto 'tradita'?
 
Titulli: Kujte i takon rroga?

Nick, meqe tani je edhe Moderatore nuk te falen gabimet drejtshkrimore :P
Nuk shkruhet KUJTE por kujt dhe pike .
Tani une kam shtepine time , rrogen time keshtu qe topi eshte imi dhe penalltine e gjuaj une lol
Po te isha ne situaten e shoqes tende do ti jepja nje kuote te parapercaktuar, jo per gje por me rrogen qe kam une vjehrres do i dilte te mbante shtepine dhe te shkonte cdo fundjave per pushime ne Paris lol :P
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Sipas vendit behet kuvendi . çdo familje ka specifikat e veta , por une asnjehere se kam konceptuar iden qe dikush tjeter te mengjoje rrogen time
dhe sa une te menaxhoj rrogen e dikujt tjeter .
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Sipas jush a eshte e drejte qe rroga e nje muaji te ike ne duart e dikujte tjetri? :sherrxhi::sherrxhi:

Sa dakort jeni me keto 'tradita'?

Absurde..!! Akoma ne Al dorzohet rroga tek kryefamiljari ??
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Edhe nese e ndane nje pjese te rroges, per mendimi tim duhet t'i jepet burrit.. dhe pastaj burri te kusuritet me te vetet. Edhe ashtu marredheniet nuse-vjeherr zakonisht jane ne gjendje lufte :D ... dhe kur futet edhe leku ne mes, nuk mbetet tjeter vetem me fillu dhe me i numru viktimat :P

p.s. moderatore ma cop cop nuk ka pas ndonjehere ky forum.

Ika une :D
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Shhhhht. Kam qejf me ja bo nervat kaqurrel :D
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Eshte dicka absurde,por nese funksionon si duhet ateher jo....P.sh. nese rrogen ja dorezon vjerrit, dhe cdo harxhim i mbulon ai, te tuat,te femijeve dhe shtepis,ateher nuk tingellon keq...por nese e dorezon rrogen, dhe prap duhet vet te kujdesesh per femijet,veten, e kur tu kujtohet atyre tet japin ndonje denar,ateher kjo eshte padrejtesi...
Une sa per info, jetoj bashkarishte me familjen e burrit, dhe goxha antare jemi...por une qe kur kam filluar rrogen e marre vet, perderisa burri ime me tha, se une skam te drejt ato para ti kerkoj prej teje,as ti marr, ateher mu duke e drejt as vjerrit mos ja jap...edhe pse ato shuuuum qejf kishin...u deshperuan pak, po u kaloi jane mesuar tash me...Si te ja ajp rrogen time, pastaj paran time ta kerkoj per ndonje nevoje....pa lidhje, ndersa kur behet fjale raport burre-grua, ather situata ndryshon, me gjithe qejf nje do i kishte menaxhuar parat, te dy rrogat..d.m.th. prap une....:)
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Dakort me ty princesha :)
Mendoj se nese dic nuk e ben te qarte ne fillim pastaj sdo dish te besh me kete ndarje.

P.s Aver fol mire se e meritove dhe nje tj disslike :P, nuk e ka larg nusja te pamen themi ne nga veriu :P lol
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Per veten time mendoj kshu
Neser mbasneser kur tjem ne pun, qoft e martume apo beqare rrogen do e mbaj per vete
P,s lutem zotit qe mos tkem vjeherr ne shpi,mjer ajo cdo heq pri meje
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Rroga i takon atij që e fiton .

Shpenzimet m'varet si jeton më kë jeton ,

secili në propocion të barabart per ti mbuluar ato .

Sigurisht që femra ka më shumë shpenzime , i duhen më shume lek.
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

اa eshte ky budallallik? Neqoftese jetojne ne shtepi me qera te katert atehere eshte e drejte qe secili te pagoj pjesen qe i takon, por nqfse shtepia s'eshte me qera, pse duhet ti pagojne qera vjehrres kta?
Neqoftese vjehrra eshte ajo qe menaxhon te gjitha shpenzimet (faturat e dritave, pazarin e ushqimeve etj), atehere rrogat e burrit dhe gruas te mblidhen te dyja, dhe vjehrres ti jepet pjesa qe i takon. Pse ça u be deti kos ti dorezosh te gjith rrogen vjehrres. Edhe i takon burrit te merret me vjehrren dhe jo nuses.
 
Pe: Kujt i takon rroga?

Rrogën e menaxhon ai që ka përgjegjësinë.
Edhepse na duket primitive, por ashtu e ka bashkësia.
1 mbretëri 100 mbretër nuk shkon.
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Keto gjera varen nga familja. Cdo shtepi ka reeullat e menyren e vet. Nqs flas per veten time. Une sja dorzoj burrit jo me vjerres.Lol. Mendoj se bashkarisht i ndajne shpenzimet e pergjithshme pastaj secili mban leket e tij. Psh ne kemi vendoa cdongje mbulohet me rrogen e burrit. Rroga ime nuk preket.:p. Dhe kur terheqim leket secili mban nje kuote qe na duhet gjate muajit. Tmos rrish duke kerkuar lek sa her te duhen. Nejse rrofshin bankat dhe kartat :D
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

P.s Aver fol mire se e meritove dhe nje tj disslike :P, nuk e ka larg nusja te pamen themi ne nga veriu :P lol

E tmerrshme. Ma paske prish biografine e paster si loti :D

Prap se prap une te dhash 'like'. Ti me gur une me buke :P
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

a mund tu a sjell neser ato që Merr nmuj,,se un nuk e di sa e kam,,sipas orve që i Punoj,,
Kur Punoj dhe të Shtunen dhe të dillen me vin edhe Disa Euro ma tepër,
Por e kam punen shum të mir,,asht mëkat të ankohem un.
image.jpg
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Keshtu me mire jeton me qera sesa ja dorezon vjeherres
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

E tmerrshme. Ma paske prish biografine e paster si loti :D

Prap se prap une te dhash 'like'. Ti me gur une me buke :P
hahah e ka talent kete gje...mua per nje fjale 3 dislike me dha..prandaj kujdes se shtohet numeri i dislikeve....
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

hahah e ka talent kete gje...mua per nje fjale 3 dislike me dha..prandaj kujdes se shtohet numeri i dislikeve....

Pushka top ju befte, se qenka mesuar me ju ajo. Lol

Dy dislike i hongri per 3 minuta. :D
Nuk e kam problem t'ia shtoj edhe disa zero nga mbrapa po e pash te nevojshme ;)
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Tani nese ka rregull ne ate familje duhet te bashkohet paga e cdo antarit,nese mendon te shtosh standartin ekonomik ne familje kuptohet..Por nuk mendoj se gjith rroga ti derzohet krye familjarit,Tani gjerat kan ndryshu,nuk eshte si koh me par,, kur kryefamiljari ka manaxhu ne ate familje..Por eshte mir qe cdo muaj te shikosh hymje- daljet,nese jeton ne bashkesi dhe ke te ardhura me shum..( keshtu veprojm ne familjen tim)nuk eshte ne rregull ase ajo burri te dorzoj leket te baba(vjehrri) e nusja jo,se ajo nuse aty po jeton dhe ushqehet.
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Lol

Po nusja eshte dakord me vendimin e nenes te vet?
Te isha ne vend te ktit cunit, do ikja fare
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Zot na le mendjen e kokes,me mire i jap djalin e saj mrapsht se rrogen time :P
ahhahahahahaha.
Gjithesesi varet sipas familjes ,tradites dhe shkalles patriarkale qe ka cdo familje :P

Personalisht me duket idiotesi te ndash kush do mbaj leket,leket i mban sirtari (banka kush ka shume ahhahah )e shpenzimet e detyrimet e shpis e gjerave pastaj dihen, i ben ai/ajo qe ka kohen me te shumte te merret me to.
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Derisa jetoja me prinderit rrogen time te plote ia dorezoja te zotit te shtepise - babait tim. Meqe babai ishte ne moshe te shtyre ai la vellain me te madh te kujdesej per bugjetin e familjes. Une ia dorezoja rrogen babait...ai ia percillte vellait, kurse mua s'me jipnin as edhe nje cent!? Per 6 vite rrjesht une nuk kisha para te dilja me shoket per nje pije, te blija dicka te re, apo te shpenzoja per ndonje nevoje timen!? Duhet te cek se askush tjeter ne familje nuk punonte, pra te gjithe jetonim me rrogen time dhe nje pension te vogel qe merrte babai im.
Nje dite ne bisede me nje koleg timin rreth kesaj qeshtjeje, ai me thote: Po te them nje fjale popullore, mos ma merr per te keq! Nese dikush eshte duke u fundosur (shkaku i dembelise) mos e ndihmo derisa bi, sepse kurre nuk do te mundohet te ngritet ne kembet e tij/saj, por ndihmoje vetem kur te prek fundin dhe te mundohet te ngritet...atehete ai/ajo nuk do te lejoj me te prek fundin.
Pas 6 vitesh fabrika ku punoja, si ekspert qe isha me dha nje banese ne shfrytezim. Une u cvendosa atje dhe normale me vehte mora dhe rrogen time qe te rregulloja jeten time ashtu si duhej...ne nderkoh vellai u punesua dhe sillte para ne shtepi (perkunder kohes kur kishte parat e mia dhe dilte neper kafiteri me shoket...perderisa une punoja si zezak).
Une jam qe te ndihmohet familja, por nese ata qe mund te punojne jane parazit, mos iu jep asnje cent....
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

E para une sdo jetoja me vjerren as me nenen time, kjo per faktin qe cerdhja familjare qe do krijoj eshte e imja dhe atij qe me do shpirti dhe askujt tjeter. Dua ta krijoj jeten time si te dua une dhe ai pa u diktuar nga te tjere.

Qe ketu vijne te gjitha sja vlen te diskutoj per rrogen por ke vendimarrjet qe marrim ne jete keshtu qe ajo shoqja le ti vuaje pasojat.
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Rrogen si e marre menjehere ja dorezoj babes . Cdo shtepi duhet ta kete shefin e saj dhe rregullat e saj .

P.sh., po te kishte qelluar vajza e vjehrres e hajrit , edhe asaj nje pjese te rroges ja kisha dhene !
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

I kam bërë llogaritë shumë mirë, nuk dua të jap para për shtëpi pleqsh, andaj do të kujdesëm për prindërit e mi.
Ironinë anash, nuk dua të mendoj se një ditë do të jetoj pa ta. Paratë e mia, dhe të gjithë anëtarëve tjerë janë pjesë e buxhetit familjar, buxheti planifikohet bashkë dhe ka vend për plotësim dëshirash.

Sa i prapambetur ky djali
 
Titulli: Kujt i takon rroga?

Po kushedi sa rroge kot qe merr,saqe i bie me mire ta dorezoje :p..
Thone eshte ulur papunesia kot,kur rroga qe merr eshte qesharake.
 

Konkursi Letërsisë

  • C'est la vie

    Votat: 7 63.6%
  • Harro të më harrosh

    Votat: 4 36.4%
  • Mëngjese pranvere

    Votat: 2 18.2%
Back
Top