eGo0sTyle
System Engineer
Ditëve të shtuna e të diela kur të gjithë shkojnë në plazh, prof. Muçaj shkon në vendet arkeologjike. Origjina e tij është prej asaj zone që e quan zemra e Toskërisë. Arkeolog për periudhat e antikitetit të vonë dhe mesjetës, prof. Skënder Muçaj, ka rrahur mirë territorin nga Shkumbini në Borsh. Vitet e fundit, pika e tij e eksplorimit është Bylisi. Nuk do të ndalet shumë te Bylisi, pasi disa herë e ka shtruar problemin e ekspeditave pa para. ثshtë kthyer nga një inspektim në zonat që janë si rreze të këtij Parku Arkeologjik e që rezultojnë jashtë kontrollit. Kuta është ai vend ku prof. Muçaj kthehet pas 25 vitesh.
Sa është trajtuar zona e Kutës nga arkeologët?
Nuk është trajtuar shumë. Neritan Ceka flet për disa gjetje, një mbishkrim, një reliev varri. Por nuk është botuar gjë. Gjatë kohëve të ndryshme janë gjetur varre të shek. III para Krishtit, monedha që nuk na janë dorëzuar. ثshtë gjetur ndër të tjera një monedhë e Athinës e shek. IV para Krishtit, që do të thotë se vendi hynte në rrugët e zhvillimit, në rrugën kryesore nga Apolonia në drejtim të jugut, duke ndjekur Luginën e Vjosës.
اfarë interesi ka ky vend?
Kisha qenë për herë të fundit më 1986. Kuta sot është një fshat i zakonshëm i ndërtuar në një fushë në breg të Vjosës. ثshtë një fushë pjellore dhe e madhe, ka kushte shumë të mira për bujqësi. Nga mesjeta dhe në kohën e pushtimit osman ka qenë nga fshatrat më të mëdhenj jo vetëm për Mallakastrën, po për gjithë Shqipërinë, me afro 510 familje. Dikur, si rezultat i njoftimeve, kisha identifikuar 3 vendbanime, një termë romake dhe një tjetër ku dukeshin gjurmët helenistike-romake dhe antikitetit të vonë. Në pamje kishte formën e një kishe të stërmadhe, 130 m të gjatë. Shkova të verifikoj si ishte situata. U detyrova të shohë edhe gjëra të tjera që kishin dalë gjatë kësaj kohe.
Parimi është që nëntoka jonë ka pasuri arkeologjike, diku paleolit, mexolit, diku bronz, hekur, periudhë helenistike-romake, antikitet i vonë, mesjetë e periudhë otomane. Nga gjithë këto pak kanë dalë mbi sipërfaqe.
اfarë problemesh vutë re?
Fshatarët hapin gropa të thella për të mbjellë ullinj në një territor ku dihej që ka varre antikë. Midis këtyre ne mundëm të verifikojmë, gropa të hapura njëherë dhe të mbuluara, gjurmë të kërkimeve klandestine. Verifikuam së fundi varre dhe banesa të shek. II para Krishtit. Përkon me periudhën e pushtimit romak kur u shkatërruan qytete si Amantia, Bylisi, Rabia, të gjitha këto të fortifikuara dhe popullsia doli nga fortifikimi e u vendos në territore fshatare. Janë gjurmë që plotësojnë atë pjesë që nuk e njohim. Dhe duhet dhënë një përgjigje ku shkoi kjo popullsi.
Në zonën rrotull po edhe në fshat ka plot që interesohen për arkeologji, njerëz që kanë fituar një farë niveli jetese dhe interesohen për tokën arkeologjike të gjejnë diçka. Kjo panoramë nuk është gjë tjetër veçse tregues se në Shqipëri janë ndërprerë marrëdhëniet midis institucioneve qendrore dhe terrenit.
اfarë bënë Instituti i Arkeologjisë ku ju punoni?
Instituti nuk ka detyrime për t’u marrë me terrenin. Dikur arkeologjia kishte bërthamat e saj nëpër rrethe. Edhe këto u mbyllën, siç e dini, dhe tashmë Instituti është në çatinë e Qendrës së Studimeve Albanologjike. Dhe gjithë administrimi i pasurisë i ka kaluar Drejtorive Rajonale të Trashëgimisë. Institucioneve nuk iu drejtohet kush dhe kjo është për të ardhur keq.
اfarë mund të ndryshojë reforma që pritet të zbatohet në trashëgiminë kulturore?
Jam në dijeni të reformës. Kam mendime që përputhen dhe nuk përputhen me atë që propozon reforma. Por një gjë është e qartë: Institucionet, që nga Instituti i Monumenteve të Kulturës e deri te Ministria e Kulturës, nuk funksionojnë. Administratorët e ministrisë janë bërë si punonjës finance, që nuk duan t’ia dinë, nuk lëvizin vendit. Të gjithë këto struktura nuk kanë lidhje me mjedisin. Politizimi është i skajshëm. Askush nuk kërkon llogari. Reforma mendon t’i fusë në një piramidë të gjitha strukturat dhe pretendohet se do të ketë më shumë kontroll dhe kërkesë llogarie. Ndërsa arkeologjia kthehet te modeli që ka pasur.
Atëherë, ju qarkulloni në terren pa jua kërkuar kush, me vullnetin tuaj?
Kam kontaktet e mia personale. Njerëzit më njoftojnë sa herë ndodh diçka.
Nga Vjosa deri në Osum
Gjithë territori i Mallakastrës që përbën zemrën e Toskërisë, që nga paleoliti deri vonë, ka pasur kushte të përshtatshme për jetuar. Njeri i lashtë gjahtar dhe mbledhës, kishte lumenj dhe detin afër që kanë krijuar luginën e Vjosës, Gjanicës e Osumit. Edhe në periudhat e neolitit, bronzit, hekurit, është prapë e pasur. Kulmi arrin në periudhën ilire antike – qytetare ilire ose periudhat klasike helenistike e pastaj romake. Ky territor ka qytete më shumë se gjithë territori i Shqipërisë. Duke pasur qytete, ka rrethe e qark vendbanime që janë të lidhura me këto qytete. Në qendër është Bylisi i madh, me qytetet e Klosit, Gurzezës, Dimali në krahun tjetër, Margëlliçi, Rabia, Kalivaçi. Të gjitha këto bënin një grupim të madh, disa qytete, disa qyteza, disa kështjella. Dhe krijonin një qytetërim së bashku, ajo që ne i themi Iliria e Jugut së bashku me pjesën tjetër të Vjosës. Po edhe një pjesë e Vjosës ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me këtë territor, siç është Amantia. Nga Kuta për të shkuar në Amantia është shumë afër.
Shekulli.