Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kujdesi veror duhet të jetë më intensiv

Jogurti për një
dekolte më të butë
Gjatë verës është me rëndësi që qafa, dekolteja dhe gjinjtë të mbrohen nga dielli me krem që përmban faktor të lartë mbrojtës, për shkak se lëkura e dekoltesë është shumë e ndjeshme. Pasi që të keni bërë dush, në dekolte duhet të qitni sasi të mjaftueshme të kremit ushqyes dhe, dy herë në javë, të përdorni maskë nga jogurti.

Depilimi në orët e mbrëmjes
Koha ideale për largimin e qimeve të padëshiruara është mbrëmja. Kjo i mundëson lëkurës suaj që të pushojë gjatë natës. Dylli dhe rruajtja më shumë përshtaten për qimet e këmbëve, kurse për zonat intime dhe për nënsqetullat më të përshtatshëm janë kremrat depilatorë.

Pilingu i ëmbël
për buzët e çara
Lëkura e butë e buzëve nuk mund të mbrohet vetë, prandaj edhe te përzgjedhja e preparateve dhe balsameve të ndryshme për buzë, duhet pasur kujdes që ata të përmbajnë faktor adekuat mbrojtës. Shkëlqyesi për buzë është plotësim ideal veror i grimit të buzëve. Një piling i ëmbël nga sheqeri dhe maska e mjaltit janë një ndihmë e mirë për buzët e çara.

Kamomili largon
rrudhat rreth syve
Rrezitja në diell, por edhe vetë procesi i rrudhjes së syve për shkak të dritës së fortë, shkakton formimin e rrudhave rreth syve. Ndihma e parë përbëhet nga leckat e njomura në kamomil. ثshtë mirë që në hapësirën rreth syve të vendosni shtresë të trashë të kremit dhe maskave, por kjo nuk vlen për xhelatinën, e cila nëse vendoset në shtresë të trashë, bëhet e ngjitshme. Baza e mbrojtjes, natyrisht, janë syzet për sy.

Aloe vera kundër urtikaries
Si mbrojtje e parë kundër urtikaries (skuqjes) së lëkurës, për shkak të nxehtësisë, është xhelatina nga aloe vera. Të gjithë ata që janë të prirë për alergji e dinë se nuk janë të gjithë kremrat njësoj. Për lëkurat tepër të ndjeshme nevojiten preparate speciale, e nëse vetë nuk dini të zgjidhni preparatin e duhur, mos hezitoni që të kërkoni ndihmë nga të tjerët.

kosovasot*
 
ec aty, vallai duhet me u mbrotj gjith trupi se eshte i joni i gjithi.Sa rendesi qe i jepni ktij gjoksi re shejtona hahahah shaka
 
Si te mbroheni nga vapa

Ne keto dite te nxehta, autoritetet e shendetesise ju bejne apel qytetareve qe te menjanojne jo vetem ekspozimin ne diell, por te mbrohen dhe ne ambientet e mbyllura, si zyra apo banesa, pasi temperaturat e larta dhe lageshtira krijojne te ashtuquajturat goditje nga nxehtesia.
Dhe jane pikerisht keto qe sjellin probleme ne organizem.

“Goditje nga dielli, per rastet e ekspozimit te njerezve, apo popullsise ne rrezet direkte te diellit, po kemi dhe goditje nga nxehtesia, e cila ndodh ne shtepi, ne zyre, ne ato ambiente ku jetohet dhe punohet, ku temperatura eshte e madhe dhe duke u bashkuar me lageshtiren, jep goditjen nga nxehtesia”, shprehen mjeket specialiste.

Ata japin keshillat e nevojshme se si te mbrohemi ne keto kushte, duke filluar qe nga rregullimi i temperatures mes ambientit te brendshem dhe atij te jashtem, si dhe ne veçanti per ata qe punojne dhe jetojne ne mjedise me kondicioner.

“Gjate dites dritaret mbahen te mbyllura dhe ajrosja e shtepise mire eshte te behet ne oret e para te mengjesit. Po keshtu ne shtepi te rrine me veshje sa me te lehta. Nuk duhet te kete diference te madhe te temperatures se ambientit brenda me ambientin jashte. Njerezit qe perdorin kondicioner nuk duhet te qendrojne ne nje diference me shume se pese grade me ambientin jashte”, vijojne mjeket specialiste.

Kete vit, ndryshe nga vitet e meparshme ne vendin tone, nuk jane shenuar viktima nga temperaturat e larta.
Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back