Kujdesi Ndaj Veshkave

Arfenilla

Themelues i Forumit
Imagjino sikur kurre te mos kesh mundesi te ndrrosh thesin e fsheses elektrike! Apo cka sikur te kesh nje fshes dore por jo nje tave (kaci) per te larguar berllogun qe mblidhet ne shtepi. Pastrimi eshte i domosdoshem. Nje jave me vone, shtepia fillon te duket ndryshe, por lere per nja dy vite… a po arrin te kuptosh tash?

E njejta vlene edhe per veshkat tona. Kur veshkat nuk filtrojne si duhet, mbeturinat mund te mbesin te kurthuara brenda trupit tone dhe grumbullohen deri ne nivele te rrezikshme. Ky post mbulon gjerat baze rreth semundjes se veshkeve dhe se cka mund te besh per te bere ndryshim per te mire te ketyre organeve vitale.

Si Funksionojne Veshkat?

Kety dy organe qe duket si kokrra fasule e qe ndodhen ne te dy anet e shpines vetem pak perfundi kafazit te brinjeve filtrojne mbi 190 litra gjake ne dite, kthejen 187 litra te gjakut te pastruar ne sistem. Pjesa e mbetur e afro 2 litrave perfshine produkte mbeturinash dhe lengjeve te teperta qe trupit tone nuk i duhen dhe nxirren jashte me procesin e urinimit.

Cilat Jane Simptomet E Semundjes Se Veshkeve?

Ne fillimet e saja ju ndoshta nuk mund te zbuloni se dicka nuk eshte ne rregull. Disa prej shenjave dhe simtpomeve te semundjes se veshkeve mund te jene:

1. Ndryshime ne Urine

Veshkat prodhojne urine dhe keshtu kur ato deshtojne urina ndryshone. Si?

Ndoshta ju duhet qe te zgjoheni naten per te urinuar.
Urina mund te jete me shkumb. Ndoshta Urinoni me shpeshe apo me shume se sa zakonisht dhe urina ka ngjyre te zbehte.
Urinoni me rralle apo ne sasi me te vogel se sa zakonisht dhe se urina ka ngjyre te erret.
Urina juaj mund te ket gjake.
Keni shtypje apo veshtirsi ne urinim
2. Enjtje

Veshkat e deshtuara nuk largojne lengjet e teperta, te cilat grumbullohen ne trupin tuaj duke shkaktuar te enjtura ne kembe, thembrra, shputa, fytyre dhe ndoshta edhe dure.

3. Plogeshti

Veshkat e shendetshme marojne nje hormon qe quhet erythropoietin i cili i thote trupit tuaj te prodhoje qeliza te kuqe te gjakut qa bartin oksigjen. Me deshtimin e veshkeve ato prodhojne me pak erythropoietin. Me sa me pake qeliza te kuqe per te bartur oksigjen, muskujt dhe truri juaj shpejte lodhen. Kjo gjendje ndryshe quhet anemia, dhe mund te trajtohet.

4. Skuqje te lekures/kroje

Veshkat largojne mbeturinat nga rrjedha e gjakut. E kur ato deshtojne grumbullimi i ketyre mbeturinave ne gjake mund te shkaktoje kroje te ashper.

5. Shije Metali ne Goje/Ere Amoniaku

Grubullimi i mbeturinave ne gjake (te quajtura uremia) mund te bej qe ushqimi te ket tjeter shije dhe shkaktoje eren e keqe te gojes. Ju ndoshta e vereni se tash e tutje nuk ju pelqen te hani mish, apo humbni peshe pershkake se nuk ju pelqen te hani.

6. Perzirje apo Vjellje

Grumbullimi i tepert i mbeturina ne gjake (uremia) mundet gjithashtu te shkaktoje perzirje dhe vjellje. Humbja e apetitit mund te shpie ne humbje te peshes.

7. Frymemarrje te Shkurte

Veshtirsit ne frymemarrje munden gjithashtu te lidhen me veshkat ne dy menyra. E para, lengjet e teperta ne trup mund te grumbullohen ne mushkeri. Dhe e dyta, anemia (mungesa e qelizave te kuqe te gjakut qe bartin oksigjen) mund ta le trupin tuaj te uritur per oksigjen dhe me frymemarrje te shkurte.

8. Keni te Ftohte

Anemia mund te ju bej te keni te ftohte edhe kur jeni ne ndonje dhome te ngrohte.

9. Marramendje dhe Veshtirsi ne Koncetrim

Deshtimi i veshkeve i lidhur me anemine do te thote se truri juaj nuk po arrin te marr oksigjen aq sa i duhet. Kjo mund te shpie ne probleme me memorie, veshtirsi ne koncentrim dhe marramendje.

Si Deshtojne Veshkat?

Semundjet e Veshkeve nuk ndodhin brenda nates. Nese nuk trajtohet, ajo ngadal ben progres, shpeshe ne nje periudhe prej deri ne shtate vite pasi veshka te eshte demtuar. Me diabet te pakontrolluar, ato enet e voglta te gjakut ne veshke qe jane pergjegjese per te filtruar dhe pastruar gjakun fillojne te rrjedhin dhe nuk jane me ne gjendje te funksionojne si duhet. Perveq tjerash, nivelet e larta te vazhdueshme te glukozes ne gjake mund te demtojne nervat qe arrijne gjer te fshikeza e urines. Nese fshikez a nuk zbrazet e tera, urina mund te kthehet mbrapa dhe demtoje veshkat. Per te bere gjerat edhe me keqe shume njerez me diabet gjithashtu kane edhe shtypjen e larte te gjakut, nje gjendje qe i shtone stres shtese veshkeve.

Si Ti Mborni Veshkat?

Njera prej menyrave per te zvogluar rrezikun eshte te rregullosh e vesh nen kontroll diabetin dhe shtypjen e larte te gjakut, dhe te mesosh gjendjen shendetsore te veshkeve tua. Se paku nje her ne vite bej testet laboratorike te gjakut per permbajtje te kreatines ne gjake. Shtypja e gjakut duhet te matet ne secilen vizit qe beni te mjeku. E akoma me mire do te ishte nese keni monitor te shtypjes se gjakut ne shtepi. Caku i rekomanduar eshte te 130/80 apo edhe me poshte. Perveq tjerash bisedo me mjekun per barnat qe mund te demtojne veshkat kur perdoren per gjendje tjera sikur shtypja e larte e gjakut.

Si Trajtohet Semundja e Veshkeve?

Gjej nje ekspert qe te ndihmoj rreth kesaj… sidoqofte, hulumtimet e bera tregojne se nje diet me pake proteina, dhe duke zvogluar potassium (kaliumin), fosforin, dhe natriumit ne zgjedhjet e tua te ushqimeve mund te te ndihmoje ne menagjimin e semundjes se veshkeve tek njerezit me diabet.

Dializa eshte trajtimi i zgjedhur kur veshkat funksionojne vetem 15% apo edhe me pake. Transplantimi i veshkes eshte gjithashtu nje opcion tjeter i mundshem.Sh.com
 
Titulli: Kujdesi Ndaj Veshkave

Kripa është e dëmshme për veshkat .. evitojeni sa më shumë kush vuan
 
Back
Top