Titulli: Kujdes mos i ofendoni besimtarët homoseksual!
Po shoh që shumicës këtu nuk iu duket e çuditshme që Kisha ka vendosur të “zbus” gjuhën ndaj pederastëve. Gjithashtu disa thonë që kanë lexuar Biblën, por siç duket kanë harruar se çka ka ndodhur me dy qytete në të cilat ishte normale kjo sëmundje që sot disa përpiqen t’i mbrojnë këta persona me këto çrregullime psikike.
Të shohim se çka thotë Bibla:
“Në mbrëmje arritën dy engjëjt në Sodomë. Atëherë Loti po rrinte te dera e Sodomës. Ky, kur i pa, u ngrit dhe u doli para, i përshëndeti duke u përkulur deri në tokë dhe tha: “Urdhëroni, ju lutem, zotërinjtë e mi, dhe ejani në shtëpinë e shërbëtorit tuaj e kaloni natën. Lani këmbët tuaja e në mëngjes vazhdojeni udhën tuaj”. Ata i thanë: “Assesi! Natën do ta kalojmë në treg.” Por, ai aq nguli këmbë saqë i shtrëngoi të hyjnë në shtëpi. Pasi hynë në shtëpinë e tij, u përgatiti një gosti, u poq bukë të pabrumë dhe hëngrën. (Zanafilla 19, 1-3)
Loti e dinte se çfarë ishin bashkëqytetarët e tij, prandaj nuk i la të flinin në treg. Por, kur bashkëqytetarët e tij kuptojnë që “mishi i freskët” ka arritur në qytet, i mësyjnë shtëpisë së Lotit:
“Para se të shkonin të flejnë, njerëzit e qytetit, sodomasit, i ri e i vjetër mbarë populli, të gjithë së bashku e rrethuan shtëpinë. E thirrën Lotin dhe i thanë: “Ku janë ata burra që hynë natën te ti? Na i qit jashtë që ta shfryjmë dëshirimin me ta”.
Loti doli te ta dhe, pas shpine, e mbylli derën. U tha: “Mosni, vëllezërit e mi, mos e bëni këtë të keqe. Ja, i kam dy vajza, të cilat s’i ka prekur ende dora e mashkullit, ato po jua qes dhe bëni me to ç’të doni, vetëm që të mos u bëni gjë këtyre burrave, sepse hynë në hijen e pullazit tim”. Por, ata i thanë: “Hiqu asaj!” Dhe vazhduan: “Shih, ky i huaj, i ardhur dhe do të jetë gjykatës! Do ta bëjmë më zi, pra, ty se sa atyre”! Ta shtynë Lotin me hov dhe u afruan ta thyejnë derën.” (Zanafilla 19, 4-9)
Kur mysafirët shohin që sodomasit me çdo kusht dëshironin t’i shfryjnë epshet e tyre shtazarake me mysafirët e Lotit, që bashkë të bëjnë orgji deri në mëngjes, atëherë befasisht:
“… ata dy njerëz e shtrinë dorën, e futën Lotin brenda dhe e ndrynë derën. Ata që ishin përjashta i vërbuan prej më të voglit e deri te më i madhi, kështu që të mos mund e gjenin derën.
Njerëzit i thanë Lotit: “A ke më ndokënd tëndin këtu? Dhëndër? Bij e bija, të gjithë të tutë, që janë në qytet, nxirri jashtë këtij vendi. Do ta shkatërrojmë këtë vend, sepse është i madh ankimi kundër tyre para Zotit, i cili na dërgoi ta shfarosim” (Zanafilla 19, 10-13)
Loti doli për të folur me dhëndurët e vet, të cilët do t’i merrnin bijat e tija dhe tha: “اohuni, e dilni prej këtij vendi, sepse Zoti do ta shkatërrojë këtë qytet”. Por atyre iu duk se po bënte mahi.
Në të zbardhur të dritës, engjëjt e nxitnin Lotin dhe i thonin: “اohu, merre gruan tënde dhe dy bijat e tua që i ke këtu që të mos mbarosh për shkak të kobësisë së qytetit”. Pasi ai po ngarritej, dy burrat e kapën për dore atë, gruan e tij dhe dy bijat e tija, sepse Zoti kishte mëshirë për të, e nxorën jashtë dhe e qitën prej qytetit. Aty i tha njëri: “Ik, shpëto jetën! Mos u kthe të shikosh prapa dhe mos u ndal askund në këtë fushë, por shpëtoje veten në mal se mbarove”!
Loti u tha: “Mos e thëntë Zoti!
Shërbëtori yt gjeti hir para teje dhe pate dhimbje të madhe ndaj meje duke ma shpëtuar jetën. Por, unë nuk mund të shpëtoj në mal pa më kapur e keqja dhe do të vdes. Ja, këtu afër është qyteti. Qytet i vogël në të cilin mund të iki, të strehohem. A nuk është kjo gjë e vogël që po e kërkoj për të shpëtuar jetën”? I tha: “Ja, edhe për këtë gjë po ta pranoj lutjen: nuk do ta shpartalloj qytetin për të cilin fole.
Shpejto e shpëto në këtë qytet, sepse nuk do të mund të bëj asgjë, derisa të mos hysh atje”. Për këtë arsye ai qytet u quajt Segor. (Zanafilla 19, 14-22)
Dielli lindte mbi tokë e Loti hyri në Segor.
Atëherë Zoti lëshoi mbi Sodomën e Gomorrën, në formë të shiut, sulfur e zjarr. Ata binin prej Zotit, prej qiellit. I shfarosi ato qytete dhe tërë krahinën përreth, të gjithë banorët e qyteteve dhe tërë bimësinë mbi tokë. E shoqja e Lotit shikoi prapa dhe u bë trupore kripe.
Abrahami u çua heret në mëngjes dhe erdhi në atë vend ku ishte ndalur më parë para Zotit. Ia lëshoi sytë së largëti Sodomës dhe Gomorrës edhe mbarë krahinës. I pa shkëndijat që ngriteshin nga toka thua se ishin tym furre.
Mirëpo, kur Hyji i shkretoi qytetet e asaj krahine, i ra ndër mend Abrahami dhe kështu e skajoi Lotin para se të shkretonte qytetet, në të cilat banonte. (Zanafilla 19, 23-29)
E morali i këtij tregimi është:
“Sodomën e Gomorrën i bëri hi: i dënoi dhe i la shembull për të patenzonë të ardhshëm;” (2 e Pjetrit, 2:6)
Prandaj, mua më çudisin deklarimet e këtilla nga ana e kishës.
D.