Kujdes ! Mjekët tanë të sëmurin pa qenë i tillë !

braziljania

Anëtar i Nderuar
“Zonjë juve keni kancer, s’jam i sigurt qind për qind, meçe EHO aparati im nuk është kolor, prandaj duhet të shkoni në ekzaminim edhe te X. X mjeku sepse aparaturat e tij janë më të sofistikuara, megjithatë ju njoftojë se kështu fillon faza e parë e kancerit” – iu përgjigj një të afërmes sime, gjinekologu (këtë herë po ia kursej emrin), pas vizitës së parë që po ia bënte dhe si për ta bindur i lëshoi në duar një vizatim të nxjerr nga kompjuteri ku vëreheshin disa njolla të nxira e që sipas tij duhet të ishin themelet e një kanceri të ardhshëm.
Menjëherë pas daljes nga ordinanca, pacientes, që deri atëherë nuk jepte përshtypjen e një të sëmure, filloi t’i dridhej I tërë trupi dhe fytyra I mori një pamje të zverdhur. Fitoi një bindje të thellë se vërtetë është ashtu, pasi ai mjekë njihej si gjinekolog me zë. Fëmijët e saj filloi ti shihte me shumë nostalgji, thua se së shpejti do ti linte. U deshtë të dërgohet jashtë shtetit, ku mjeku I huaj me qetësi konstatoi se ato janë vetëm disa cista të cilat pëlcasin dhe zhduken vetvetiu, duke këshilluar se nuk kishte vend për shqetësim dhe duke na porositur që t’i bëjmë të fala mjekut tonë dhe ti themi se: “Mjeku më parë, ndihmon shërimin me fjalë e pastaj me ilaçe”.
Personalisht para disa tetë vitesh kisha dhëmbje koke, pas rekomandimit për të bërë një EEG, iu drejtova një klinike private në Prizren. Pasi pagova jo pak, neuropsikiatri prizrenas S. Vranica, gjoja me nam, që vinte nga spitali i Prishtinës, duke shikuar të dhënat e analizës mu drejtua, - ‘’ti e ke humbur vetëdijen prandaj ke ardhur apo jo?’’,- Jo iu përgjigja, asnjëherë ne jete në jetë as që më ka rënë të fikët, vetëm se më dhëmb koka. Me një gjakftohtësi të çuditshme, thua se po më tregonte rezultatin e një ndeshjeje futbolli më tha, tekstualisht, kështu: - ‘’Këtë herë po ju jap Bensedin 5mg, kur ta humbni vetëdijen e të qitni shkumë prej goje, hajdeni tek unë’’. Mbeta I shtangur, ai dukej shume I sigurt ne ate qe thoshte, ndjeva trishtim, insistova që t’ë më shpjegojë me gjuhë më popullore se cili është problemi im dhe si pasojë e çkit mund të ketë ardhur, me përtesë mu drejtua duke më treguar një grafikë në kompjuter: Problemi yt është se këto vijat këtu janë më të mëdha e këto më të vogla, sikur unë të ishte nxënës parashkollor dhe atë me një ton që t’më bënte të ditur se nuk duhet ta shqetësojë më gjatë. Pas disa javësh dhimbjet më pushuan plotësisht dhe kaluan vite e parashikimet e tij ogurzeza kurrë nuk u bënë realitet.
Shumë nga mjekët tanë në këtë mënyrë trajtojnë pacientët. Do doja që fjalët e mia të ishin pallavra kot, por se a është kjo e vërtetë e dinë ata që I ka rënë të vizitohen tek mjekët dhe që në trupin e tyre kanë zbuluar sëmundje që nuk I kanë pasur e që ndoshta s’do ti kenë kurrë në jetë. E dinë të gjithë ata që nga recetat “loto” të mjekëve kanë përdorur barna të gabuara dhe që në shtëpi kanë nga një minibarnatore me barna të blera pa nevojë.
Platoni para shumë shekujsh pat konstatuar se: ‘’Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen të shërojnë trupin e njeriut pa u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij: megjithatë shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërsi dhe s’mund të shërohen veç e veç”, sa keq që këtë të vërtetë e dinë shumë pak mjekë dhe kështu me fjalët e tyre të pamatura dhe me dyshimet e pabazuara në vend se të ndihmojnë në shërimin pacienteve, ndihmojnë në rënien shpirtërore të tyre dhe në shfaqjen e sëmundjeve të paqena.​
Agrron Jashari *

-Nje problem mese i ver8 ky!
Jeni gjendur ne situata te tilla ju apo familjaret tuaj?
cmendoni rreth kesaj?
 
haha tani e moret vesht ju sidomos ne al per leke te njisin t egjitha semundjet qe mund te eksistojne un njof nji person qe ka pire per 20 vjet ilace per zemren kot ka bere analizat ne gjermani dhe zemra i doli tull fare vetem se tani i ka filu zemra nga ilacet e kota qe ka mare mos na rafte per pjese ky lloj doktorri qe te semun me zor se te mer ne qafe per leke shkaterrojne jete pesonash
 
shume e vertete
une kam bere gjithe ato vizita e ne fund doli qe kisha grip
me terrorizuan
aq sa me thane se mund te kem semundje zemre
 
I pari qe te semur eshte ai qe drejton shtetin.Po ky nuk te semur po edhe te vret fare merr leket edhe te vret.
 
Me mire une qe nuk shkoj te mjeku kurr :kercim:
 
Mire keta mjeket e medhenj qe kane stazh pune dhe ja kane pak a shume iden mjeksis,por si i behet brezit qe vjen,qe shkolla per ta jane kafet,lokalet,diskot dhe kur diplomohen do japin nje shume te majme lekesh.
 
Po ju mos besoni gjithcka ju thuhet!
Provokoheni doktorin me pyetje te ndryshme reth semundjes....tregohuni me te zgjuar!

ps: EHO ca eshte...apo e ke fjalen per Eko?
 
Tani e kuptoj tim ate kur kembengul te mos shkoje te mjeku nga frika e asaj qe do degjoje! :p
Ne fakt ia mbysin pak kot ndonjehere.. rasti me i fundit eshte ai i tim eti, i cili u detyrua te beje rrugen deri ketu, vetem per te degjuar prej mjekut italian qe problemi ishte kolesteroli ne gjak, e qe nuk kishte asgje nga ato gjera te tmerrshme qe i kishin thene ne Shqiperi.

Ti te drejte ke, por jo te gjithe jane ne gjendje te bejne pyetje te zgjuara, aq me teper kur te kaplon frika e pasiguria. Kemisha e bardhe e mjekut eshte disi imponuese e nuk eshte e lehte ta provokosh me gjakftohtesi e dinakeri, sidomos kur njohurite mbi ate qe te thuhet jane zero.
 
Last edited by a moderator:
“Zonjë juve keni kancer, s’jam i sigurt qind për qind, meçe EHO aparati im nuk është kolor, prandaj duhet të shkoni në ekzaminim edhe te X. X mjeku sepse aparaturat e tij janë më të sofistikuara, megjithatë ju njoftojë se kështu fillon faza e parë e kancerit” – iu përgjigj një të afërmes sime, gjinekologu (këtë herë po ia kursej emrin), pas vizitës së parë që po ia bënte dhe si për ta bindur i lëshoi në duar një vizatim të nxjerr nga kompjuteri ku vëreheshin disa njolla të nxira e që sipas tij duhet të ishin themelet e një kanceri të ardhshëm.
Menjëherë pas daljes nga ordinanca, pacientes, që deri atëherë nuk jepte përshtypjen e një të sëmure, filloi t’i dridhej I tërë trupi dhe fytyra I mori një pamje të zverdhur. Fitoi një bindje të thellë se vërtetë është ashtu, pasi ai mjekë njihej si gjinekolog me zë. Fëmijët e saj filloi ti shihte me shumë nostalgji, thua se së shpejti do ti linte. U deshtë të dërgohet jashtë shtetit, ku mjeku I huaj me qetësi konstatoi se ato janë vetëm disa cista të cilat pëlcasin dhe zhduken vetvetiu, duke këshilluar se nuk kishte vend për shqetësim dhe duke na porositur që t’i bëjmë të fala mjekut tonë dhe ti themi se: “Mjeku më parë, ndihmon shërimin me fjalë e pastaj me ilaçe”.
Personalisht para disa tetë vitesh kisha dhëmbje koke, pas rekomandimit për të bërë një EEG, iu drejtova një klinike private në Prizren. Pasi pagova jo pak, neuropsikiatri prizrenas S. Vranica, gjoja me nam, që vinte nga spitali i Prishtinës, duke shikuar të dhënat e analizës mu drejtua, - ‘’ti e ke humbur vetëdijen prandaj ke ardhur apo jo?’’,- Jo iu përgjigja, asnjëherë ne jete në jetë as që më ka rënë të fikët, vetëm se më dhëmb koka. Me një gjakftohtësi të çuditshme, thua se po më tregonte rezultatin e një ndeshjeje futbolli më tha, tekstualisht, kështu: - ‘’Këtë herë po ju jap Bensedin 5mg, kur ta humbni vetëdijen e të qitni shkumë prej goje, hajdeni tek unë’’. Mbeta I shtangur, ai dukej shume I sigurt ne ate qe thoshte, ndjeva trishtim, insistova që t’ë më shpjegojë me gjuhë më popullore se cili është problemi im dhe si pasojë e çkit mund të ketë ardhur, me përtesë mu drejtua duke më treguar një grafikë në kompjuter: Problemi yt është se këto vijat këtu janë më të mëdha e këto më të vogla, sikur unë të ishte nxënës parashkollor dhe atë me një ton që t’më bënte të ditur se nuk duhet ta shqetësojë më gjatë. Pas disa javësh dhimbjet më pushuan plotësisht dhe kaluan vite e parashikimet e tij ogurzeza kurrë nuk u bënë realitet.
Shumë nga mjekët tanë në këtë mënyrë trajtojnë pacientët. Do doja që fjalët e mia të ishin pallavra kot, por se a është kjo e vërtetë e dinë ata që I ka rënë të vizitohen tek mjekët dhe që në trupin e tyre kanë zbuluar sëmundje që nuk I kanë pasur e që ndoshta s’do ti kenë kurrë në jetë. E dinë të gjithë ata që nga recetat “loto” të mjekëve kanë përdorur barna të gabuara dhe që në shtëpi kanë nga një minibarnatore me barna të blera pa nevojë.
Platoni para shumë shekujsh pat konstatuar se: ‘’Gabimi më i madh i mjekëve është se ata mundohen të shërojnë trupin e njeriut pa u përpjekur ta shërojnë shpirtin e tij: megjithatë shpirti dhe trupi përbëjnë në vete një tërsi dhe s’mund të shërohen veç e veç”, sa keq që këtë të vërtetë e dinë shumë pak mjekë dhe kështu me fjalët e tyre të pamatura dhe me dyshimet e pabazuara në vend se të ndihmojnë në shërimin pacienteve, ndihmojnë në rënien shpirtërore të tyre dhe në shfaqjen e sëmundjeve të paqena.​
Agrron Jashari *

-Nje problem mese i ver8 ky!
Jeni gjendur ne situata te tilla ju apo familjaret tuaj?
cmendoni rreth kesaj?
sipas kesaj qe thua ti ai doktori nuk i ka thene me siguri ke kancer, po i ka thene mund te kesh dhe kancer, se keshtu fillon kanceri kjo eshte faza e pare etj etj etj.
pra kjo zonja eshte alarmuar kot.
tani shkencerisht ai i ka thene keshtu, pasi cisti qe ajo ka pasur shnderrohet ne kancer dmth malinjizohet shume kollaj.
edhe ne kete rastin e kesaj dhimbejs tende te kokes( nuk e ke sqaruar mire se ca ke pasur) ai te ka paralajmeruar qe po te noddhi keshtu te vish prape, dhe jo per te te trembur ty, po se nga EEG Q qe ke ebre ka vene re ndonje crregullim prandaj.
tani juve keq tju thuash te vertetn e keq jo.
kur ju genjejme qe mos tju shqetesojme, per sa kohe mund te genjeheni pa pasoja per shendetin, veni e thoni: ai smerrte vesh fare vajta tek nje tjeter dhe ai ma gjeti semundjen.
hall i madh me popullin ore.
 
fragoilina flitet per ata mjeke qe perfitojne me popullin ne menyrat me te ulta...vec per para.qe luajne me jeten dhe hallin e tjetrit pa i bere pik pershtypje.nuk eshte puna se na vjen keq nga e ver8........beosj se ne mjeksi transparenca duhet te jete 100 % qofte per mire qofte per keq.dhe ketu ne shqiperi...........transparencen e ka zene perdja e parase!
 
Mos te qellofte fatkeqsia te shkosh tek doktori.

Edhe prinderit e mi i kane alarmuar ne Shqiperi kur kam qene e vogel se u thane qe kam pike ne zemer,qe duhet te flisnin me ze te ulet,qe nuk duhet te me tregonin lajme qe permbanin shume emocion se mund te vdisja etj etj.Shkova tek nje tjeter e me tha qe jam shendosh e mire...
Ketu ne Itali me konstatuan problem me zemren,por qe s'kishte te bente fare me ate qe tha doktori i pare.Mundesisht u habit kardiologu qe se kane vene re problemin qe kisha une.

Une per te bere analizat e gjakut,ose me sakte nje analize dhe verifikim qe spitali publik nuk e bente,me thane qe duhet te shkoja tek nje klinike private se eshte me e sigurte.Mendo per te bere ndonje gje tjeter...
 
ketu disa mjeke ne spitale shteterore jane te lidhur me spitalet private,ose me farmaci te caktuara.dhe pikerisht kete i rekomandojne pacienteve...duke pare normalisht interesin e tyre dhe jo ate qe ka ver8 nevoje pacienti!
 
normal kjo qe thua ti. kur spitali shteteror ska asnje gje, domosdo qe do shkosh tek privati. mua sme pelqen kjo qe thua qe duke te cuar ne keto rpivatet shofin interesin e tyre dhe jo ate te pacientit. kjo eshte gabim qe thua ti. eshte gabim sepse kur nuk e ben dot x analize ne spital se ska kite apo ku di une ca tjeter ska si tet a vendose diagnozen me gishta doktori, detyrimisht do te te coje tek privati ku behet. para se te hapeshin disa private ne shqiperie , keta paciente shkonin jashte shtetit kuptohet ata qe kishin mundesi te shkonin, se ata qe skishin mundesi vdisnin heret a vone.
normal qe ai doktor qe punon ne shteteror do punoje dhe ne privat se sdo vijne doktore nga hena te punojne ne privat.
sa per sharlatane ne mjekesi, ka patur e do te kete gjithmone, ashtu si ne cdo sfere tjeter te jetes, po ai qe e ka pasion kete zanat nuk i ben kurre keto qe the ti dhe sigurisht qe secili nga mjeket do qe te paguhet mire e te fitoje sa me shume se punojne gjithe diten 8 ore n shtet e 8 ore ne privat dmth 16 ore ne dite , nodnjehere dhe 36 ore pa pushim.
po e gjitha kjo vjen nga qe shqiptaret nuk kane respket per jeten, eshte i vetmi popull ne evrope qe njof qe ska respekt per jeten, dhe qe komunizmi ju ka bere nje te keqe te madhe qe mjekesine e ka patur falas dhe jane mesuar me kete socializem ndaj ju duket cudi tani qe te paguajne.
sigurisht une nuk mendoj qe te gjithe pacientet duhen cuar ne privat, ama ne kushtet e tanishme kur spitali shteteror eshte cope cope zgjidhje tjeter brenda shqiperise per kurimin e sakte te tyre nuk ka.
te rregullohet shtetrori tamam ashtu sic duhet, te paguajne njerezi sigurime nje me nje( e veshtire se shumica jane te papune) dhe e shikon ti pastaj se sa veta shkojne tek privati.

Mos te qellofte fatkeqsia te shkosh tek doktori.

Edhe prinderit e mi i kane alarmuar ne Shqiperi kur kam qene e vogel se u thane qe kam pike ne zemer,qe duhet te flisnin me ze te ulet,qe nuk duhet te me tregonin lajme qe permbanin shume emocion se mund te vdisja etj etj.Shkova tek nje tjeter e me tha qe jam shendosh e mire...
Ketu ne Itali me konstatuan problem me zemren,por qe s'kishte te bente fare me ate qe tha doktori i pare.Mundesisht u habit kardiologu qe se kane vene re problemin qe kisha une.

Une per te bere analizat e gjakut,ose me sakte nje analize dhe verifikim qe spitali publik nuk e bente,me thane qe duhet te shkoja tek nje klinike private se eshte me e sigurte.Mendo per te bere ndonje gje tjeter...

ty qe te kane thene qe ke pike ne zemer do kesh shkuar tek ndonje mjek popullor:))))
kot me pyet po meqe eshte dega ime, ca problemi ke ne zemer?
 
Last edited by a moderator:
Tani e kuptoj tim ate kur kembengul te mos shkoje te mjeku nga frika e asaj qe do degjoje! :p
Ne fakt ia mbysin pak kot ndonjehere.. rasti me i fundit eshte ai i tim eti, i cili u detyrua te beje rrugen deri ketu, vetem per te degjuar prej mjekut italian qe problemi ishte kolesteroli ne gjak, e qe nuk kishte asgje nga ato gjera te tmerrshme qe i kishin thene ne Shqiperi.

Ti te drejte ke, por jo te gjithe jane ne gjendje te bejne pyetje te zgjuara, aq me teper kur te kaplon frika e pasiguria. Kemisha e bardhe e mjekut eshte disi imponuese e nuk eshte e lehte ta provokosh me gjakftohtesi e dinakeri, sidomos kur njohurite mbi ate qe te thuhet jane zero.
ne pergjitshi nuk eshte mire te besosh 100% ca te thuhet [vetem ne rast qe e ke mik familje doktorin, ose qe ke kohe te gjate qe e njef dhe qe e di qe ska motive te te genjej]
Po ashtu kur ju jepen ilace mos kini turp te pyesni ca efekti kan, per ca sherbejne dhe per ca jua ka dhene..... beni pyetje deri sa te kuptoni mekanizmin e funksionimit te atyre ilaceve....pastaj cdo kuti ilacesh ka prospekt...e mund te lexoni dhe aty...

Une nuk them te veni tek doktori pa pike besimi....ama as mos besoni verberisht...
Gjithmon eshte mire te informohesh ca ke!
 
Po ju mos besoni gjithcka ju thuhet!
Provokoheni doktorin me pyetje te ndryshme reth semundjes....tregohuni me te zgjuar!

ps: EHO ca eshte...apo e ke fjalen per Eko?

o sweeti ku ke dhimdje dhe qe nuk e kupton se nga te vjen, nga ta provokosh doktorin??????????
ketu fiks fare ka nxjerr nje vetem per te percaktuar gjendjen e analizave sesi behen dhe si e nxirrte njeri nuk e nxirrte tjetri.

ps:
larg doktoret tek une,desh me futen ne thike duke me then qe kam ampandesit por qe ne fakt kisha gurre ne veshka, dhe mire qe ne moment bera ekon qe ma tregoi se do kisha ngrene thik kot me kot. puna e doktorit eshte te shkosh si cjapi te kasapi, hajde se eshte per tu therru dhe o burra ti hyjm me koke. zoti na dhente fuqi dhe shendet te mire, qe te mos kemi mundesi te shkojm te doktoret.
 
Kur ke hall do shkosh tek doktori do sdo, kete ske si ta ndalosh ose ta ndryshosh!

Gjithsesi nqs ke fat e njef ndonje doktor mund ti kerkosh nje opinion, ti kerkosh te te shofi analizat e te te rekomandoje ku te vesh!
Prandaj eshte gjitmon mire te kesh dike te njoftur....

ps: e di qe seshte kollaj ta provokosh dokt....por as e pa mundur....mos e humbni veten;)
 
o sweeti ku ke dhimdje dhe qe nuk e kupton se nga te vjen, nga ta provokosh doktorin??????????
ketu fiks fare ka nxjerr nje vetem per te percaktuar gjendjen e analizave sesi behen dhe si e nxirrte njeri nuk e nxirrte tjetri.

ps:
larg doktoret tek une,desh me futen ne thike duke me then qe kam ampandesit por qe ne fakt kisha gurre ne veshka, dhe mire qe ne moment bera ekon qe ma tregoi se do kisha ngrene thik kot me kot. puna e doktorit eshte te shkosh si cjapi te kasapi, hajde se eshte per tu therru dhe o burra ti hyjm me koke. zoti na dhente fuqi dhe shendet te mire, qe te mos kemi mundesi te shkojm te doktoret.
tani ja fute kot me kot, dmth te futen ne eko e jo ne thike kshu?
njerezit jane cudi e madhe se i interpretojne gjerat sic ju iintereson.

po dhimbja e apendisitit me te gureve ne veshka ngjajne shume moj vajze.
e per t ebere dallimin ste kane futur ne thike po te kane bere ekon e ebarkut qe ka vene diagnozen me saktesi.
hajde mendje hadje. ty rrezik te kane pyetur edhe a ke te dashur apo te jane ndaluar menstruacionet, e ti do thuash tani qe jane te paafte kshu?
 
me fal pak, kur te kontrolloj sic din ato, dhe me ato shenja qe mendon ato, ky ishte konkluzioni qe me than, u desh qe ashtu me kriza si kam qene te ecja ne kemb dhe te shkoja vet te beja eko, pa me thene, qe kan dale aty ku dolen dhe me von me kontrolluan me mire. dhe me dhan mjekimet.
tani nuk jemi ketu per ti thene gjerat si te na vijn per mbare ne, por po them dicka qe ka ndodhur, dhe kur e zeza eshte e zeze, ashtu ngelet nuk e kthej dot te bardhe :ciaoo:
 
ty qe te kane thene qe ke pike ne zemer do kesh shkuar tek ndonje mjek popullor:))))
kot me pyet po meqe eshte dega ime, ca problemi ke ne zemer?

Tek mjeku qe ishte ne spital kam vajtur une,pastaj se di ne ishte popullor apo jo.
Une kam nje valvul te zemres te deformuar.Nuk mund te behet as nderhyrje e as te merren ilaçe.S'po ta shpjegoj me gjate se meqe qenke e fushes e di mire....:ciaoo:
 
ilace smund te merren,po dnerhyrje mund tebehet me vone.
po cilen valvul ke se zemra ka 4 valvula?
dhe semundjet e valvulave jane shume, po meqe ti je e re do te thoe qe ke lindur me kete anomali.
kshtu qe i bie te kesh ose prolaps te valvules mitrale, ose bikuspidi te aortes, ose ebstein te trikuspidales( kjo e fundit me pak mundesi ka te jete pasi do kishe shenja deri tani).
duke patur parasysh qe ti he per he ske ndonje gje te madhe, dhe njekohesisht sta kane diagnositkuar shume kollaj ne shqiperi i bie te kesh nje nga ato dy te parat.

gje e rralle shume eshte po mund te kesh dhe valvul parashute, po kete sma ha mendja ta kesh se eshte shume e rralle.
 
Pe: Kujdes ! Mjekët tanë të sëmurin pa qenë i tillë !

Ne spitalet tona vete per tu ber i sakt e del cyryk nga spitali .......
 
Pe: Kujdes ! Mjekët tanë të sëmurin pa qenë i tillë !

sa pasigurira ka kjo bote.
kshu eshte edhe mjekesia.
por asnje nuk pyet si ndodhi.........por pse e bere,nuk duhej ta beje.
dhe ha burgun ahahahh
 
Pe: Kujdes ! Mjekët tanë të sëmurin pa qenë i tillë !

Doktoret tane shkrijne talentin e tyre duke mashtruar njerezit vetem e vetem per te shitur sa me shume ilace dhe me pas firmat farmaceutike ju bejne udhetime turistike me leket qe kane fituar nga keto shitje. Eshte nje fat shume i keq te diagnostikohesh ne vendin tone te dashur ku tashme mjeksia eshte kthyer ne biznes. Kam pasur dhe une fatin e keq qe te shkoja tek disa doktore perkates, por jo te gjithe jane njesoj (pjesa derrmuese e kane kthyer ne biznes). Megjithate eshte me fat ai njeri qe ka nje dokument dhe mund te shkoj jashte Shqiperise per tu vizituar, pasi po ngele ne dore te mjekeve tane qe nuk kapin liber me dore vaj medet. Mjere kujt i bie ai fat i keq.
 
Titulli: Kujdes ! Mjekët tanë të sëmurin pa qenë i tillë !

Esht e vertet, un kisha ftofje burri botes (doktori) tha ke shenja apendiciti
Fillova tu bertit thash mu sme dhemb barku po fyti :(
Mami qeshte
 
Titulli: Kujdes ! Mjekët tanë të sëmurin pa qenë i tillë !

Fakt i trishte por i vertete, edhe pse ne ditet e sotme jane shtuar keta, madje te tille ke gjithandej neper bote, nuk duhet te pergjithesohen, kjo nuk ndodh sepse mjeket mu dohen te sherojne trupin, por sepse mjek te caktuar kane njohuri te gjymtuar. Mbaj mend nje profesor te ortopedise njehere tha dicka shume te bukur qe vlen jo vetem per mjeksine por ne pergjithesi: ka mjek te zgjuar qe e njohin profesionin, flasin me siguri dhe jane te sakte ne diagnoze, nga keta mos kesh frike. Ka mjek qe nuk e njohin mire profesionin dhe jane ne vetedije qe skane njohuri, kane frike dhe perhere te thone une sjam per kete dhe te dergojne tek nje mjek tjeter edhe keta mos ti kesh frike. Por ka dhe mjek qe nuk e njohin mire profesionin por prap bejne te diturin dhe te flasin me siguri gjera te gabuara, eh nga keta te kesh frike. Keshtu dhe keta me nje test te vetem, pa procedura tjera diagnostike qe do i sigurojne ne dicka qe se dallojne mire bejne te zgjuarin dhe marrin ne qafe njerez, mekat...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top