Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kufiri me Malin e Zi, malësorët kosovarë betohen se do të rrokin armët

Të zemëruar nga kushtet e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, e cila thonë se u merr tokat e të parëve, banorët e fshatrave kufitarë betohen t’i rrokin armët nëse qeveria vazhdon të mos i marrë parasysh.

Që t’i arrish fshatrat e largët e të shpërndarë poshtë majave të shquara të Bjeshkëve të Nemuna, duhet të ngjitesh relievit të rrëpirët e kryesisht të paasfaltuar nga rruga 28 kilometërshe Pejë-Rugovë që gjarpëron përgjatë grykës së Rugovës.

Me të ardhur në livadhet e gjelbëruara të Haxhajt dhe Stankajt në kufi me Malin e Zi, ku dhentë e lopët kullosin lirshëm, një grumbull shtëpish të gurta e të drunjta zinin pamjen kodrinore. Ky është vendi ku janë zhvilluar beteja për mbrojtjen e tokave shqiptare nga pushtuesit dhe fqinjët në pesë shekujt e fundit.

Edhe pse kthimi i verës është zakonisht kohë gazmore, shumë komunitete vendase ndihen të pasigurta për të ardhmen e atdheut të tyre stërgjyshor, buzë kufirit me rëndësi historike Kosovë – Mal i Zi.

“Njerëzit kanë mbetur vetëm si një foshnje e vogël pa nënë e babë, si një jetim – kështu ka mbetur Rugova,” thotë për Gazeta JNK Ali Hajdaraj ,57 vjeç, një malësor rugovas nga fshati Haxhaj i cili flet për konfliktin e fundit që e ka zënë këtë pjesë të Kosovës.

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, tashmë e shndërruar në kusht për liberalizimin e vizave për Bashkimin Evropian, është një çështje kontroversiale për malësorët por edhe për partitë opozitare që pretendojnë se Kosova do të humbë më se 8,000 hektarë territor përgjatë një vije 60 kilometërshe nëse Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen.

Bisedimet për këtë marrëveshje mes Kosovës dhe Malit të Zi kanë filluar në vitin 2011.

Më shumë se 100 kilometra larg Rugovës, aktivistë kundër qeverisë në Prishtinë kanë protestuar rregullisht në rrugë dhe brenda Kuvendit gjatë vitit të fundit.

Protestat e organizuara nga partitë kryesore opozitare kundërshtojnë Marrëveshjen për Kufirin Shtetëror të nënshkruar nga Kosova dhe Mali i Zi në gusht të vitit 2015 në Vjenë, dhe marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe e nënshkruar në të njëjtin muaj. Opozita kërkon një rishikim të marrëveshjes dhe shkarkimin e Murat Mehës, udhëheqësit të komisionit.

“Qeveria e Kosovës na ka sjellë kufirin në prag të derës. Por cili person i arsyeshëm bën marrëveshje me Malin e Zi pa u konsultuar me ne, njerëzit që jetojmë këtu?” thotë Hajdaraj i frustruar.

“Ata na e kanë marrë tokën që është trashëguar nga baba te biri për breza të tërë; kemi varre këtu, varret e etërve tanë që kanë luftuar në anën tjetër të kufirit”, shton ai.


© ZHURNAL.mk
Rugova_VPLESCH100-600x322.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back