Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kuçi: Asnjë kompromis që shkel Kushtetutën e Kosovës

  • Nga Ado
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
Prishtina zyrtare nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi që shkel Kushtetutën e Kosovës dhe që cenon integritetin territorial të saj, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi në një intervistë për RTK-në.

Numri dy i qeverisë tha se ky qëndrim do të mbahet deri në përfundim të bisedimeve për planin 6 pikësh të Ban Ki-Moonit, bisedime këto që po ndërmjetësohen nga vendet perëndimore.

“Nuk do të ketë kompromis më pak se që është në Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta ka qenë vetë kompromis dhe çdo kompromis tjetër është një lloj bartje e sovranitetit dhe bartja e sovranitetit nuk mund të bëhet nga individ të caktuar por duhet bëhet ashtu si është paraparë në Kushtetutë. Unë jam i bindur se edhe bashkësia ndërkombëtare do të ketë mirëkuptim në këtë çështje “, tha Kuçi.

Numri dy i qeverisë tha se refuzimi që i bëhet planit 6 pikësh, nuk është refuzim ndaj vendosjes së misionit të EULEX-it, por sipas tij, nuk mund të bëhet shtrirja e EULEX-it duke legalizuar strukturat paralele në Kosovë.

“Ne ngutemi që EULEX-i të shtrihet sa më shpjet që është e mundur por jo të shtrihet EULEX-it duke mundësuar ndoshta legalizimin e strukturave paralele apo krijimin e një realiteti që vështirë do të kthehej në pikën zero. Mbi të gjitha nuk dëshirojmë që të krijojmë iluzion që një pjesë e Kosovës po ndahet apo dikush që e ka fituar autoritetin mbi Kosovën”, tha Kuçi.

Kuçi tha se Prishtina tashmë i ka ofruar propozimet e veta lidhur me planin, të cilat janë në funksion të ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës, respektimit të Kushtetutës dhe të Planit të Ahtisarit. Sipas tij, refuzimi i planit do të vazhdojë nëse tentohet që të anashkalohen këto tri çështje. /rtk/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back