Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kualifikueset e Botërorit 2022

Kupa-e-Botes-1100x620.jpg



Short i vështirë ashtu siç pritej, për Shqipërinë dhe Kosovën, në rrugën drejt kualifikueseve të Botërorit 2022. Kombëtarja u pozicionua në Grupin I, ku kundërshtari më i fortë është Anglia. “Tre Luanët” ishin mes kokave të grupit në short dhe janë një tabu për kuqezinjtë, që në katër përballje historike gjithmonë në kualifikueset e Kupës së Botës, nuk kanë arritur të marrin asnjë rezultat pozitiv.

Nga skuadrat e vazos së dytë të shortit, Shqipëria gjeti një tjetër skuadër mjaft të fortë, Poloninë e Robert Lewandowskit. Në përballjet historike me këtë kundërshtar, Kombëtarja ka fituar vetëm një nga 11 ndeshje dhe kjo në vitin e largët 1953.

Për të mos u nënvlerësuar edhe Hungaria, që paraqitet si forca e tretë e grupit në letër, ndërsa rivalë më të dobët se kuqezinjtë në grupin me gjashtë skuadra janë Andorra dhe San Marino.

Kualifikuese mjaft të vështira parashikohen edhe ato të Kosovës. Dardanët do të luajnë në Grupin B, i cili ka vetëm 5 ekipe. Spanja është kokë serie, ndërsa rivalët e tjerë, të gjithë më të fortë se Kosova bazuar në renditjen e FIFA-s janë Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Në grupet e tjera, Italia sfidohet nga Zvicra, Belgjika nga Uellsi dhe Holanda nga Turqia. Mjaft të balancuar duken grupi F me Danimarkën, Austrinë dhe Skocinë, por edhe Grupi H me Kroacinë, Sllovakinë, Rusinë dhe Slloveninë. Dhjetë skuadrat fituese të grupit kualifikohen direkt në Kupën e Botës, ndërsa ekipet e vendeve të dyta, të cilave do t’u shtohen edhe dy skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do të luajnë në fazën “play off” për tre bileta që do të plotësojnë 13 vendet e Europës në Katar 2022.
a2news. com
 
Veshtire por jo e pamundur.

Kualifikueset e boterorit kane nje tkeqe sepse vetem vendi pare shkon direk, vendi dyte do kete playoff, kshu qe malore e kemi edhe po dolem te dytet, se Anglise skemi ca i bejme.

Ndeshja pare ne Mars eshte me Andorren, presim Angline 3 dite mrapa dhe e mbyllim marsin me gjigandet e san marinos lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back