Ku ta lindni fëmijen? Ne Holandë…

Hbk

Anëtar Aktiv
Ku mund të rriten më mirë femijët? Ne Europën veriore. Kjo është pjesa më e përshtatshme e planetit për të sjellë në jetë një fëmijë, në mënyrë që ai të rritet pa i munguar asgjë.
Holanda, Suedia, Danimarka dhe Finlanda udhëheqin listën e UNICEF, që thekson se cilësia e vendeve nordike, përfshirë këtu edhe shërbimet sociale, është shumë herë më e madhe se në cdo vend tjetër të botës.

Amsterdami dhe Kopenhageni janë vërtetë dy parajsa, duke lënë disi pas Helsinkin ku i ftohti polar e zbeh gëzimin. UNICEF thekson gjithashtu se në këto vende fëmija mund të marrë një kulturë të vërtetë, cka reflektohet edhe në marrëdhëniet e shëndosha me prindërit.

Poshtë vendeve nordike në këtë renditje ndodhet Spanja edhe pse është vendi europian më i goditur nga kriza. Nga ana tjetër, OKB shkruan në raport se asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta mundë Norvegjinë në fushën e zhvillimit njerëzor, matës i cilësisë së jetës civile.

Po ata që duan qe fëmija i tyre të jetojë sa më gjatë? Padyshim që Japonia mban vendin e parë ku mosha mesarate e një njëriu është afersisht 85 vjec.(tch)
 
Back
Top