Ku rrinë viruset e ftohjes?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Nëse dikush në shtëpi është ftohur, atëherë duhet pasur kujdes në prekjen e derës së frigoriferit dhe telekomandës, ku më së shpeshti gjenden viruset e ftohjes

Një studim i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Virxhinias, i bërë me pjesëmarrjen e 30 personave me simptoma të ftohjes, ka treguar se ekzistojnë vende në shtëpi që janë më shpesh të kontaminuara me viruse.

Pjesëmarrësit në studim kishin treguar se cilat 10 vende në shtëpi i kishin prekur gjatë 18 orëve të fundit. Më pas, shkencëtarët kishin marrë mostra nga vendet e përmendura dhe kishin bërë analiza të ADN-së, me qëllim që t’i zbulojnë viruset e ftohjes. Vendet më së shpeshti të prekura – p.sh dera e frigoriferit – ishin pozitive në virus të ftohjes në 40% të rasteve. Pozitive ishin edhe takëmet e kripës dhe biberit.

Në 6 nga 16 raste, viruset ishin gjetur edhe në bravën e derës, në 3 nga 13 raste në ndërprerësin e dritave elektrike, në 6 nga 10 raste në telekomanda, në 8 nga 10 raste në çezmat e banjës, si dhe në 4 nga 7 raste në telefona. Me analiza shtesë, ishte parë se virusi mund të qëndrojë në duar edhe më shumë se 48 orë.


Kosova Sot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top