Kthimi i ‘Partizanit’ të humbur të Shkodrës

Love

βeℓℓe â๓e
ushtari-976x1024.jpg

“E kemi marrë Partizanin nga emigrimi dhe e kemi sjellë në Shkodër, në varrezat e Dëshmorëve”. Prefekti i qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani e thotë me një të qeshur thumbuese dhe me një humor të mprehtë shkodran këtë historinë e Partizanit në bronz, skulpturës së lartë tre metroshe, që për festën e 29-nëntorit, do të jetë e vendosur në krye të varrezave të Dëshmorëve të qytetit.

ثshtë një monument i lartë, i cili shumë vite më parë ka qenë në të njëjtin vend që është vendosur që nga dita e djeshme, por që për më shumë se 17 vjet, i kishte humbur qytetit, dhe nuk dihej ku ndodhej. Për të nuk ishte folur më parë. Në Shkodër, por edhe në debatet e gjera mediatike dhe intelektuale, ishte folur veç për Heronjtë e Vigut, monumentin që u hoq nga qendra e qytetit, dhe që në mënyrë brutale, u vendos në vendmbledhjen e plehrave të qytetit, diku në rrethinat e Varrezave të Dëshmorëve. Për këtë monument, pati zhurmë si nga veteranët, po aq nga historianët e politikanët, më shumë nga shkodranët e qytetarët shqiptarë, dhe deri më sot nuk është dhënë asnjë zgjidhje.

“Do të mendojmë edhe për Heronjtë e Vigut, shprehet i sigurt Prefekti Radovani. Tani për tani, le të kthejmë në Varrezat e Dëshmorëve, Partizanin që ka munguar prej vitesh”.

Po si është historia e këtij Partizani të panjohur dhe të humbur që nga viti 1997? E pikërisht, sipas rrëfimeve në qytet, gjatë vitit kur Shqipëria u përfshi në një varg trazirash, dikush arriti të heqë Partizanin nga vendndodhja e vet, për ta marrë e për ta shitur për skrap. Në majën e një kamioni, Partizani nisi rrugëtimin e tij për të shkuar si emigrant drejt Malit të Zi, e mandej, aty të shkrihej a të copëtohej për skrap. Skulptura e bronztë mund të nxirrte shumë fitime për rrëmbyesin, i cili, nga viti 1997, diku duhet ta ketë mbajtur në ndonjë oborr shkodran, sepse tratativa për ta nxjerrë atë jashtë Shqipërisë, u bë vetëm në vitin 1998. Në këtë kohë, qeveria e re e socialistëve, që kishte marrë pushtetin pas zgjedhjeve të 1997, kishte filluar disi të ringrinte komisariatet e rrënuara, e të vinte kontrollin në territorin shqiptar. Partizani i nisur në majën e një kamioni drejt Malit të Zi, nuk arriti dot të kalonte kufirin. U ndal në atë kohë nga policia, dhe për një kohë të gjatë, “dergjej” në oborrin e komisariatit të drejtorisë së qarkut të Shkodrës.

Gjatë gjithë kësaj kohe, pra 17 vjet nga humbja pa lënë gjurmë e Partizanit të panjohur, në Shkodër nisën të diskutoheshin shumë skenarë se cili mund të ishte fati i kësaj skulpture, të lartë 4 metra, e derdhur në bronx, e që prej kohësh, ishte e harruar nga koha e njerëzit. Disa nëpër tryeza thoshin se Partizani nuk ekzistonte më, ai ishte shkrirë e ishte shitur për skrap, brenda kufijve të vendit; të tjerë hidhnin idenë se Partizani e kishte kaluar kufirin, kishte shkuar në Mal të Zi, e prej andej nuk dihej se çfarë bëhej; të tjerë ngulmonin me garanci se Partizani nuk e kishte lënë vendin e ndonjë koleksionist a biznesmen e kishte mbajtur atë me fanatizëm, derisa dita të rikthehej sërish, për tu vendosur pikërisht në vendin ku kishte qenë edhe më parë, e për të mos ia humbur as Shkodrës e as vendndodhjes ku duhet të ishte Partizanin.

E ndërsa fjalët qarkullonin në qytet, në shtator, me krijimin e qeverisë së re, duket se dikush u kujtua edhe për Partizanin. Ishte prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani që u përpoq me të gjitha mënyrat të gjente skulpturën e harruar prej vitesh. Nuk ishte shumë e vështirë për ta gjetur. Në komunikim me drejtorinë e Policisë së Shkodrës, u mor vesh se Partizani gjendej aty. Policia e shtetit nuk kishte lejuar daljen e tij jashtë vendit, e mandej gjithçka ishte vendosur në komisariat.

“Në komunikim me strukturat e policisë filluam tratativën për marrjen e Partizanit, jo vetëm me ata që e kishin bllokuar daljen e tij jashtë, por edhe me ata që e kishin ruajtur. E në fakt, ishte vullneti i të gjithëve që gjithçka të kthehej në vendin e duhur. Kur e pashë për herë të parë skulpturën e bronztë, dukej se koha dhe moskujdesja kishte bërë të vetën. Ishte dëmtuar, i kishte dalë boja, dhe ishte “shpërfytyruar”. Me ndihmën e biznesit, arritëm që ta marrim, ta zhvendosim prej aty ku ishte, ta pastrojmë, për ta vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Edhe për transportin e kësaj skulpture, sërish ishin biznesmenët shkodranë që ndihmuan” tregon historinë prefekti, i cili thotë se në dy javët e fundit një pjesë e vëmendjes së tij është përqendruar në faktin që kjo skulpturë të jetë e vendosur si duhet në Varrezat e Dëshmorëve për datën 29 nëntor.


Në datën 26 nëntor

Tashmë, Partizani i panjohur nuk do të ishte i fshehur skutave të drejtorisë së Policisë, dhe as “emigrant”, siç me shpoti e tha në krye të herës prefekti Radovani. Dukej gjithçka gati ndërsa punëtorët do ta vendosnin atë në ballë të varrezave të Dëshmorëve. Në Shkodër, ka filluar shumë të flitet për Partizanin, sikurse kohë më parë për Heronjtë e Vigut. Vazhdojnë debatet dhe diskutimet nëse gjermani i fundit e ka lënë Shkodrën në datën 28 nëntor, siç konstaton forca e djathtë politike, apo në datën 29 nëntor, siç e shprehin të majtët. Ajo që është evidente dhe e dukshme, është se në 8 vitet e qeverisjes së PD, nuk u prek asnjë nen i Kushtetutës për ndryshimin e kësaj date, edhe pse forcat politike, për tetë vite me radhë, ceremonialin tek varrezat e Dëshmorëve, në çdo qytet, e bënin të ndarë. Të djathtët e kryenin në datën 28 nëntor, ndërsa të majtët në datën 29 nëntor.

Që nga data 26 nëntor, Partizani I humbur i qytetit u vendos në Varrezat e Dëshmorëve. Do të qëndrojë aty. “Tani them me bindje se jo vetëm ia kthyem qytetit këtë skulpturë të humbur, por as nuk do të ikë më”, jep garancitë Prefekti I qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, I cili është duke përgatitur edhe ceremonialin që do të zhvillohet për këtë datë, pra 29 nëntor, ditën e اlirimit. Pas përfundimit të këtyre festave, do të mendohet seriozisht edhe për Heronjtë e Vigut, monumenti që u hoq nga qendra e qytetit ku u ndërtua një shatërvan, sipas planit rregullues e miratimit të tij nga KKRRTRSH-ja e dikurshme, e drejtuar nga ish kryeministri Fatos Nano.
G.Dita
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top