Ktheni fotografite dhe videot e fshira me EasUS Recovery

I bëtë format kompjuterit tuaj dhe pastaj u kujtuat se kishit një foto, video apo dokument të rëndësishëm që u fshi? Fshitë pa dashje një foto, video apo skedarë tjetër dhe tani doni ta riktheni atë? Fshitë nga USB foto, video apo skedarë? Mos u bëni merak EaseUS Data Recovery vjen këtu për t’iu ardhur në ndihmë. Si e thamë edhe më lart, EaseUS Data Recovery Wizard është një nga programet më të mirë për kthimin e fotove, videove dhe shumë lloj skedarësh të ndryshëm.

Para disa vitesh nëse fshinim diçka pa dashje kjo ishte një problem i vërtetë, pasi jo vetëm një përdorues i thjeshtë nuk mund ta kthente, por as një përdorues i avancuar ose profesionistë. Por tashmë kthimi i fotove të fshira mund të jetë diçka argëtuese. Tashmë çdo person mund të shkarkojë nga shtëpia dhe ta instalojë në kompjuterin apo laptopin e tij EaseUS Data Recovery dhe të rikthej vetë fotot, videot e fshira apo çdo dokument tjetër.

Me EaseUS Data Recovery mund të rikthejmë foto të fshira edhe pas një formatimi total të diskut të ngurtë. Gjithashtu mund të rikthejmë foto dhe video edhe nga USB. EaseUS Data Recovery ka gjithashtu edhe opsionin Recovery Deleted Recycle Bin Files, që do të thotë? Ne mund të kthejmë edhe ata skedarë që i kemi hedhur në kosh dhe e kemi shkarkuar atë.

EaseUS Data Recovery vjen me tre versione. Versioni i parë është EaseUS Data Recovery Free që është versioni falas. Me këtë version mund të kthejmë deri në 2 GB skedarë të fshira. Versioni tjetër është EaseUS Data Recovery Pro. Ky version është për përdorim më profesionalë. Me këtë version nuk kemi kufizim në madhësinë e skedarëve që mund të rikthejmë. Gjithashtu me këtë version do të kemi përditësime dhe mbështetje teknike të përhershme. Versioni i tret është EaseUS Data Recovery Pro+WinPe. Ky version përveç karakteristikave që ka versioni Pro ka edhe opsionin Bootable media for emergency. Që do të thotë? Bën boot duke shkarkuar WinPe kur sistemi juaj pëson dëmtim ose nuk ngarkohet.
Burimi: Program me i mire per kthimin e fotove
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top