KSHH: Ne zgjedhje edhe probleme

xxl

IT Professional
Tirane- Procesi zgjedhur ne vendin tone ka pasur pervec aneve te mira, por edhe probleme. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka parashtruar te gjitha problemet ne nje raport te nxjerre mbi vezhgimin e zgjedhjeve ne vendin tone. Keshtu mesohet se lidhur me garantimin e pjesemarrjes se qytetareve ne votime, jane konstatuar raste te veshtiresive te karakterit tekniko- organizativ, per zgjedhesit qe kerkonin te pajiseshin me karta identiteti. "Ne lidhje me listat e zgjedhesve, eshte konstatuar se listat paraprake dhe sidomos listat perfundimtare te zgjedhesve jane shpallur me vonese, ndersa sensibilizimi i zgjedhesve per njohjen me keto lista duhet te ishte me intensiv. Fakti eshte se menjehere pas shpalljes se listave perfundimtare te zgjedhesve filluan pakenaqesite per dublime dhe gabime te ndryshme, per mungese te emrave ne keto lista, etj"- thuhet ne raport. Po ashtu mesohet se listat shume emerore te kandidateve, figurojne kandidate me detyre kryetare te njesive bashkiake ose komunave, si dhe prefekte qe kandidojne ne vendet e tyre, per te cilet rezulton se nuk jane larguar nga detyra ne momentin e kandidimit, ne zbatim te nenit 69 te Kushtetutes. "Ky problem eshte bere objekt diskutimi dhe debati edhe ne KQZ, por, i mbetur aty pa u zgjidhur, mund te shnderrohet ne nje ceshtje te vlefshmerise se mandateve, nese keta kandidate zgjidhen deputete", vazhdon me tej KSHH-ja.

Pervec ketyre, KSHH-ja ka verejtur se ambientet e disa qendrave te votimit kane qene shume te vogla, por ka pasur edhe raste ku dhomat e fshehta ishin afer me njera-tjetren. Nga ana tjeter, jane konstatuar disa raste te votimit familjar ose ne grup, duke cenuar keshtu, parimin themelor te fshehtesise se votes. Nga ana tjeter per zgjedhjet ne vendin tone ka pasure edhe hapa pozitive. Keshtu mesohet se per here te pare, me ligj, u parashikuan disa masa te posacme per te siguruar realisht shanse te barabarta gjinore. Po ashtu u parashikua detyrimi ligjor per pajisjen e qytetareve me karta te identitetit, vec pasaportes qe ata mund te dispononin, duke perjashtuar keshtu certifikatat qe mund te linin shkas per manipulime. "Ne pergjithesi patem nje fushate zgjedhore me te qete se ne zgjedhjet e tjera. Me i qete ka qene gjithashtu edhe procesi i votimit, si dhe ne QV objekt monitorimi nga KSHH ka pasur edhe nje pjesemarrje me te larte te zgjedhesve, afersisht, 50%", thuhet ne raport.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top