Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ksamili, gjithnjë një zbulim!

Në Ksamil ja vlen të shkosh për pushime, qoftë dhe për të parë nga afër disa rrënoja godinash të rrafshuara, ose të thyera në mes, në emër të ligjit, këtu e një vit e kusur më parë! Ato, – në varësi këndvështrimit e këndshijimit – mund të përbëjnë një element mjaft ekzotik për çdo vizitor, duke përfshirë dhe një fotografim me to në sfond, shoqëruar me një diçiturë të tillë ironike: Ja ç`formë ka ligji në Shqipëri! E kur dhe rrënoja betoni përftojnë një kuptimësi jo aq ta pakëndëshme në Ksamil (siç e thamë, nëse shihen me këtë sy), imagjino të tjera përjetime që merr nga ky vend, duke nisur që nga një det e ujë i rrallë…

Plazhet
Magjia e plazheve të Ksamilit është e parezistueshme…
Tek ato nuk mundet të ketë rrëmujë e dyndje. Për këtë arsye, ato ngjajnë si plazhe elitare e jo për masë të madhe gjindjeje. E gjithë vija bregdetare e Ksamilit, është e përthyer dhe e ndërprerë nga “xhepa” plazhesh, me numër të kufizuar çadrash, ku në disa syresh, mund të qëndrojë edhe një familje e vetme, apo deri në dhjetë persona. Ato janë të rregulluara nga mirëmbajtës dhe menaxhues të tyre në pozita pronarësh të rregullt. Disa prej plazheve, kanë një rërë të imët e të bardhë që nuk e has asgjëkundi në bregdetin shqiptar. Një çadër e dy shezllongje paguhen me nga 400 lekë, ndërkohë që ofrohen dhe biçikleta uji për pushuesit, të cilët mund të shijojnë vajtjen në ishujt e vegjël aty pranë, që janë pjesë e aventurës e argëtimit në plazhet e Ksamilit, sidomos kur drejt tyre shkohet me not. اmimi i tyre është 600 lekë ora. Vija bregdetare e Ksamilit ka dhe një të veçantë, që nuk është e mbushur me ndërtime apo lokale. Dhe kjo është një garanci për një det të pastër.

Deti e pejsazhi përballë
Deti është mjaft i pastër, dukshëm prej një të kaltërte të thellë që përzihet nga e një e jeshille ngacmuese, e që të dyja përçojnë një përmasë kristalore të lëbyrtë. Përballë janë ishujt e Ksamilit, të vegjël e të brishtë, destinacione joshëse për t`u vizituar, e pjesë e kësaj panoramë që nuk e has në asnjë plazh tjetër në vijën bregdetare të Shqipërisë, është dhe ishulli i Korfuzit përballë. Duke parë fqinjin grek aq afër, nis e mediton se sa e lehtë apo e vështirë mund të ketë qenë arratisja me not at`botë. Ky raport i rrallë vizual, pjesë qenësore e të bërit plash në Ksamil, të jep nganjëherë përshtypjen se je pjesë e ndonjë tabloje pikture, e jo në një realitet konkret. Por zgjidhni e shijoni: të arratisurit në një pikturë apo të qëndruarit në realitet?! Ksamili dhe këtë ta ofron.

Shërbimi hotelier
Në Ksamil, numërohen mbi 50 hotele e mbi 100 shtëpi private që ofrojnë dhoma për pushues. Por nuk janë të prera me thikë: një shtëpi është njjeherësh dhe hotel, ndonëse nuk mundet të ketë ndonjë pamje klasike.
اmimet konsiderohen më të lirat në të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Një dhomë për një familje, me katër apo 5 anëtare, shkon në 20 deri në 25 euro nata, pa ushqim, por me të gjitha konditat, si televizor, kondicioner e frigorifer. Ndërsa për çifte ka dhe çmime me 20 euro nata. Dhomat më të shtrenjta në një hotel shkojnë deri në 35 euro nata, por që pushuesve aty u ofrohet një vakt mëngjes, ndërsa nëpër dhoma, veç atyre që përmendëm më sipër ka dhe kasafortë me kode për mbajtje parash e banjo tejët moderne. Nga konkurenca, shumë pronar shtëpish e hotelesh, kanë punuar fort në krijimin e oborreve e kopshteve të gjelbëruara, të cilat janë karakteristike në Ksamil.

Parkimi
Në Ksamil, mund të parkosh, – nëse e thua popullorçe – ku të ta dojë zemra, gjë e rrallë në Shqipëri. Qyteza, nga vetë shtrirja dhe trendy i ndërtimeve, ofron hapësira të bollshme për lëvizje automjetesh e sigurisht parkim pa problem të tyre. Kjo lehtësi e ky komoditet, haset dhe afër bregut të detit, në çdo lloj pozicioni, por dhe në hapësirat përballë hoteleve e shtëpive me shërbim hotelier. Parkimi është falas kudo dhe nuk bëhet fjalë për pagesë.

Baret dhe restorantet
E veçanta e Ksamilit janë dhe baret e restorantet përgjatë bregut, të cilat janë të ndërtuara me dru; janë të hijshme, të thjeshta dhe jo të shumta. Distanca mes tyre është disa dhjetra metra dhe nuk shkaktojnë bllokim hapësirash e terrenesh. Ato plotësojnë nevojat e zakonshme për konsum të plazhistëve, me kafen e mengjësit, pijet e ndryshme dhe gatimet për vaktet e drekës apo darkës. اmimet e tyre nuk janë të shtrenjta, duke patur në konsideratë llojin e klientelës. Por nga ana tjetër, nga pronarët merret në konsideratë fakti se aktiviteti i tyre fitimprurës shtrihet në vetëm 3 muajt e verës. Për këtë arsye, një kafe kushton nga 80 deri në 100 lekë nga 500 që mund të ishte diku në një lokal të zakonshëm të një qyteti pa karakteristika të veçanta. Po ashtu edhe pijet apo gatimet. Tek këto të fundit, dominojnë produket e detit. Dhe menytë ofrojnë pikërisht kualitete të ndryshme peshku, shoqëruar me sallata të llojllojshme. Prodhimet e detit janë karakteristike për çdo kuzhinë në Ksamil. Ato janë të freskëta dhe më një kualitet mjaft të lartë për shkak të pastërtisë së detit dhe kripëzimit të lartë.

اmimet:
Një pjatë karakteristike mbetet spageti me fruta deti, midhje apo kallamarë, 400 lekë.
Fileto peshku – 1200 lekë.

Koha e lirë dhe argëtimi
Në Ksamil, kohën e lirë veç plazhit, mund ta kalosh duke ecur përgjatë një shëtitoreje pedonale shumë karakteristike të ndërtuar vitet e fundit, që gjarpëron paralel me bregdetin, në anën perëndimore të qytezës. Ndërkohë që për argëtimin e fëmijëve, ka si një kënd lojrash në qendër të qytezës e të tilla të improvizuara në ambiente plazhesh. Për të rinjtë janë disa disko, ku veçohet Eldorado dhe Afa. Te Eldorado, hyrja është me 500 lekë, por të ofrohet një pije falas. Ndërsa te Afa, hyrja është falas. Disa lokale, ofrojnë dhe tip diskosh të hapura, siç ndodh ne hotel Center. Aty në fakt, ofrohet çdo lloj muzike për t`iu përgjigjur çdo kategorie. Hyrja është falas, ndërkohë që ofrohen gatime zgare karakteristike.

اmimet:
Birra, 300 lekë.
Koktejl, deri në 700 lekë.

Butrinti dhe “Dea”
Ksamil bën diferencën me çdo plazh tjetër në Shqipëri, për dy karakteristika: për Parkun Kombëtar të Butrinit, që është afro 3 kilimetra larg; si dhe për Qendrën Kulturore “Dea” që ka si drejtues kompozitorin dhe artistin e njohur Limoz Dizdari.
Në Butrint, mund të shkohet me makinë, por më mirë është që të shkohet në këmbë, në një variant xhiroje, duke ravguar në një rrugë të re të saposhtruar, e cila po pajiset me trotuare, pikërisht për një rrugëtim të tillë deri aty.
Butrinti është sadisfaksioni më i rrallë që mund të marrë një pushues që shkon në Sarandë apo veçanërisht në Ksamil, pasi konsiderohet se ke para hunde një surprizë të tillë e nuk bën të mos e përftosh e përjetosh.
E “Dea” po ashtu. Duke qenë në Ksamil, mund të njihesh nga afër me Qendrën Kulturore më unikale e më moderne në Shqipëri, e cila ka një sallon arti që mban emrin e të madhit të penelit shqiptar Abdurrahim Buza, si dhe një sallon leximi me bibliotekë e librari njëherësh që mban emrin “Migjeni”. Hyrja në to është falas. Ndërsa ajo që mund të paguash, është vetëm nëse preferon që një libër edhe ta blesh aty, për ta patur tëndin.
Kjo qendër, ka dhe një sallë moderne shfaqjesh e kinemaje njëherësh, me filma si për fëmijë, ashtu dhe për të rritur. Për fëmijë, filmi nis në orën 19.00. Ndërsa për të rritur në orën 20.30. Hyrja ka një çmim simbolik prej 50 lekësh për të dy kategoritë. Ndërsa shfaqjen me artistë të ndryshëm që drejtuesi i qendrës Limoz Dizdari fton nga Tirana, përgjithësisht janë falas.
Butrinti dhe “Dea” janë më të veçantat e Ksamilit, që në asnjë mënyrë nuk duhen humbur nëse zgjedh të pushosh aty.

اmimet:
Hyrja për në Butrint kushton
300 lekë për vendasit
700 lekë për të huajt


Rruga për në Ksamil
Ksamili, për të gjithë ata që ende nuk kanë shkuar aty, është afro 10 kilometra më poshte Sarandës, rrugës për në Parkun Kombëtar të Butrintit. Nga Tirana, largësia është afro 300 km. për në Ksamil, mund të ndjekësh rrugën që kalon nga Fieri në Ballsh-Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë. Por, në stinën e nxehtë këshillohet rruga e bregdetit: Fier-Vlorë-Dhërmi-Himarë-Qeparo-Borsh-Lukovë-Sarandë. Eshtë rruga e Rivierës së famshme shqiptare, që të ofron një panoramë mahnitëse. Rruga mund të bëhet më automjete private ose me autobusë linjash. Por më mirë është me automjete private, pasi liria e zgjedhjes se ndalesave gjatë rrugës ku dhe kur të duash, është mjaft e rëndësishme. Më pas, nga Saranda deri në Ksamil, rruga është e re dhe pothuajse tërësisht e shtruar.

Ksamili, zbulim dhe për të huajt
Veç shqiptarëve nga të gjithë trojet, Ksamili çdo vit e më tepër po konsiderohet një zbulim për shumë të huaj. Autobusë me turistë atyrë anëve më së shumti i përkasin Butrintit si destinacion, por ato po parkojnë së fundi dhe në plazhet e Ksamilit. اelë, rusë, gjermanë e polakë, po bëhen plazhistë të zakonshëm në Ksamil. Sidomos polakë. Ata vijnë me autobusë, por dhe më automjete private. Familjarisht ose në shoqëri apo çift. Por Ksamili është një zbulim dhe për maqedonasit, veçanërisht ato me etni maqedonase. Dyndja e pushuesve nga Maqedonia dallohet qartë nga dominimi i targave të automjeteve. Edhe kosovarët nuk bëjnë përjashtim. Shumë prej tyre thonë se nuk e ndërrojnë Ksamilin me asnjë plash tjetër./Shekulli
 
Pe: Ksamili, gjithnjë një zbulim!

Cna kujton dhe ti zina ne kte ore lem tani mos me cmend se do ja fus vrapit per ne vlor :P :P :P
 
Titulli: Ksamili, gjithnjë një zbulim!

Vërtetë bukuri e rallë.






 
Pe: Ksamili, gjithnjë një zbulim!

Ksamili; Ishujt, plazhet dhe zhytja në ujërat e kthjellta


8-300x294.jpg


Rrallë ndodh që magjisë së natyrës t’i shtohej dhe magjia e dorës së njeriut si në Ksamil. Por nga brezaret gjigante me agrume të dikurshme pak gjurmë kanë mbetur.

Tashmë magjisë së natyrës me gjire e me ishuj të vegjël i kanoset rreziku i shkatërrimit nga ndërtimet. Megjithatë ende mbetet një pikë turistike e cila duhet vizituar me çdo kusht



18 km në jug tw Sarandës, Ishujt e Ksamilit përbëjnë pjesën më aktraktive të kësaj zone bregdetare.

Në një lartësi nga 7.5 deri në 15 metra mbi nivelin e detit këta ishuj të vegjël shkëmborë janë vendosur pranë njeri-tjetrit të mbuluar me një vegjetacion tipik mesdhetar mjaft të zhvilluar.

Ksamili është i përshtatshëm për turizmin familjar kur gjatë stinës së verës qindra turistë marrin me qira dhoma dhe apartamente për pushimet e tyre



Para se ta zgjidhnim Ksamilin si një destinacion të verës, duke qenë se ajo sapo ka ardhur në prag, u menduam shumë për të kuptuar nëse vazhdon të jetë tërheqëse apo e rekomandueshme kjo zonë, për shkak të ndërtesave të shumta e të rrëmujshme, që e kanë prishur disi peisazhin e mrekullueshëm të fshatit me ishuj, ku mijëra pushues vijnë verës për të shijuar gjiret e vegjël, plot bukuri e ngjyra marramendëse. Dhe akoma jemi në dilemë nëse duhet t’jua rekomandojmë.

Por Ksamili është i vetmi destinacion bregdetar që ju ofron mundësinë t’i hipni një varke (me 200 lekë), dhe të shkoni e të drekoni në ishullin përballë, ose të zgjidhni një nga ishujt që preferoni për të bërë një shëtitje e për të shijuar erën e thellë të jodit, ndërkohë që ndërtesat e pabukura i keni lënë pas shpine tashmë, tej në fshat.

Ksamili është nga të paktat fshatra bregdetarë, ku mund të shkosh edhe me not nga njëri ishull në tjetrin, për të provuar rezistencën e muskujve prej notari që ke, apo për të marrë guximin të bëhesh një i tillë.

ثshtë e vështirë në fakt ta shkëpusësh Ksamilin nga plazhet e tjera të Sarandës, bregut më jugor të Shqipërisë, e, po të mos ishte për ishujt e tij, ai do të ishte as më pak e as më shumë por i bukur sa plazhi i Pasqyrave, i Pllakave, Gjiri i Bukenvileve, Buneci, Borshi, Lukova, Krorëzi, Kakomeja (që duhet ta harrojmë për ca vjet, ose ndoshta edhe përgjithmonë, nëse Club Med-i nuk vendos t’i hapë sërish kangjellat e hekurta që ka vendosur rreth e rreth gjirit). Janë pikërisht ishujt e tij që e bëjnë Ksamilin aq të veçantë e të dëshirueshëm.

Por nëse jeni lodhur së tepërmi me pamjet e ndërtesave pa asnjë lloj arkitekture, që rrethojnë tashmë Ksamilin, (ashtu si kurora prej ferrash e gjembash rrethon kokën e bukur të Krishtit) e nuk dëshironi t’i riktheheni më këtij destinacioni, apo ju që nuk keni qenë asnjëherë në Ksamil, nuk josheni aspak nga ajo çka keni parë në foto apo tv, ne e kemi gjithmonë një variant rezervë, që do t’ju bëjë patjetër, në mos të ktheni mendje plotësisht, të paktën të mendoni pak më shumë, nëse keni vendosur t’i thoni “Jo” Ksamilit për këtë verë.

41-300x189.jpg


Ka shumë mënyra që mund t’ju mbajnë “të lidhur” rreth Ksamilit, pa qenë nevoja që të rrini gjithë ditën shtrirë në shezllonet e gjireve. Dhe nëse do ta ofronim këtë zonë në dimensione të reja, këto dimensione do të ishin patjetër në formën e tureve të ndryshme, të cilët në mos njëri, tjetri, mund të jenë një mënyrë e re për të pushuar rreth Ksamilit.

Tashmë turizmi ka marrë forma e ngjyra të reja jo thjesht në Ksamil e përreth Sarandës, por pothuaj në të gjithë Shqipërinë. Gjithmonë e më shumë grupe profesionistësh shqiptarë e të huaj (ose edhe të dy palët në bashkëpunim), po krijojnë iniciativa vërtet interesante për të shijuar pushime ndryshe, e për të mos i lënë ato skllave të “dembelizimit” të përhershëm që karakterizon pushimet shqiptare nën binomin shezllon-hotel.

Dhe nën këtë ritëm ndryshimi, është përfshirë edhe Ksamili, si një zonë që ka se ç’të ofrojë për pak gjallëri e përjetim ndryshe të pushimeve. Kjo ka ndodhur qyshse ca djem vendosën të “ngrenë kampin” e tyre në Gjirin e Bukenvileve, duke sjellë me vete biçikleta, pajisje për zhytje, kamera nënujore, varka me vela, kanoe, e natyrisht ngarkuar mbi kurriz edhe një përvojë të gjatë në fushën e aktiviteteve të nënujit dhe mbiujit, me qëllim që t’u mësojnë të tjerëve atë që dinë edhe vetë. E nën ndikimin e përgjithshëm të tendencave për të globalizuar aktivitetin, ata e kanë quajtur kompaninë e tyre në anglisht Water Sport Tourism Albania. Këta djem, me Gregun në krye, i cili vjen nga Polonia, kanë vendosur të jenë të palodhur, për t’ju ofruar juve në mijëra mënyra, bukuritë jo vetëm të Ksamilit, por të të gjithë zonës së Jugut të Shqipërisë…



Me lundra drejt Ksamilit!

ثshtë verë, jemi me pushime… e kush ai që do të marrë makinën e të udhëtojë drejt Ksamilit?! Të gjithë e dimë përgjigjen… Askush! Ky udhëtim është një ndërthurje midis turizmit dhe aktivitetit fizik, dhe është ideuar në mënyrë të tillë që tju lejojë të shijoni gjithçka që bregdeti jugor ka për të ofruar. Përgjatë këtij udhëtimi ju do të kaloni plazhe private eksklusive, gjire të virgjër, grykëderdhje lumenjsh, bunkerët, nëse akoma keni mall t’i shihni si dhe formacione të mrekullueshme shkëmbore. Vetë ky udhëtim është një adrenalinë e paparë, që nuk ju bën thjesht udhëtarë por eksplorues.


52-300x177.jpg



Fundjava erdhi dhe ju nuk keni plane?

Përse nuk bashkoheni me ne dhe provoni diçka ndryshe?

Një udhëtim ditor peshkimi mund të fillojë në orët e para të mëngjesit, duke u nisur nga Saranda në drejtim të Ksamilit. Një guidë lokale do t’ju dërgojë në destinacionet më të mira përgjatë bregut të Ksamilit, ku, të jeni të sigurt se do të gjeni të gjitha llojet e peshqve që deti Jon ofron. Nuk ka asgjë më të mirë pas një dite peshkimi se sa të shijosh një drekë të shijshme me shokët e miqtë, me peshqit që ti vetë ke kapur.

Ky është një udhëtim për njerëz që duan ti largohen rutinës së tyre ditore dhe të shijojnë detin në maksimumin e tij. Kohëzgjatja e këtij udhëtimi mund të jetë 3-4 orë. ثshtë mirë që në varkë të keni ujë të freskët dhe ndonjë sandwich, për shkak se peshqit e kapur nuk mund t’ju shërbejnë si ushqim përsa kohë nuk keni ku t’i gatuani.

Nga Saranda në Butrint me biçikletë



Një udhëtim ditor me pikënisje nga Gjiri i Bukenvileve, me destinacion Butrintin, mendojmë se është jo vetëm interesant por dhe shumë i shëndetshëm. Tabelat rrugore, emrat e rrugëve apo numrat e shtëpive mungojnë në Sarandë por itinerari është relativisht i thjeshtë dhe është një rrugë pa degëzime, çka nënkupton që nuk le vende për humbje të drejtimit.

Ky është një udhëtim prej 18 km, i cili nëse dëshironi që të marrë plotësisht ngjyrat e një ekskursioni, është mirë ta lini në dorë të djemve të Water Sport Tourism Albania. Ata do t’ju pajisin natyrisht me biçikleta të marra me qera, me kokore dhe pajisje të tjera të nevojshme për rrugëtimet me biçikleta. Shoqërimi prej tyre, jua bën rrugën më të sigurt duke e pajisur me ndalesa të këndshme, që ata tashmë i kanë stacionet e tyre të përhershme për turet me biçikleta. Psh përgjatë këtyre 18 kilometrave, mund të ndaloni tek “Dyqani i Kashtës”, e të njiheni me “Zonjën e dashur”, siç e quajnë djemtë e WSTA, zonjën që ofron në dyqanin e saj frutat e freskëta të stinës, që janë gjithmonë një ndihmë më shumë në vapën përvëluese.

Pak më tej, mund të bëni një ndalesë tjetër tek “Markata e peshkut”, për të parë se çfarë kanë kapur rrjetat e peshkatarëve një natë më parë. Pjesa që ju mbetet deri në Butrint, është shumë e këndshme. Nuk po ndalemi në pikën ekstreme të mbërritjes, pasi do të kalonim krejtësisht në një botë tjetër, natyrore e historike, tek Butrinti mijëravjeçar, për të cilin do t’ju flasim në reportazh të veçantë në numrat e ardhshëm


11.jpg


Bota nënujore e Ksamilit…. një mrekulli!



Nëse ndodh të hezitojmë t’ju ofrojmë atë çka shihni mbi ujë, nuk do kishim hezitim për botën nënujore të Ksamilit e të krejt gjirit të Sarandës.

Ne do donim t’ju sillnim deri këtu, për t’ju shoqëruar më pas në botën e nënujit, nëpërmjet djemve të WSTA, të cilët tashmë prej një viti e më shumë, zhvillojnë ekspeditat e tyre nënujore, në kërkim të thesareve të nënujit. Bota e pafundme e nënujit, ruan për ju surpriza të vazhdueshme për shkak se çdo herë zbulohen gjëra të reja, në ndryshim nga kodrat dhe plazhet tashmë të njohura të ishujve.

Përveç bukurive natyrore, koraleve shumëngjyrëshe, peshqve dhe gjallesave të larmishme që do të mbushin udhëtimin tuaj me kënaqësi të vogla, ju do të keni privilegjin të jeni gjithmonë vizitorë të veçantë të muzeve në natyrë, duke kundruar anijet e mbytura, reliket historike dhe objektet e shumta që bota ujore e jugut të Shqipërisë ruan në gjirin e saj.

E mos harroni një fakt të rëndësishëm; për të bërë zhytje nuk është nevoja të dini not! E gjithashtu mund të bëheni zhytës profesionistë nëse doni!

Kështu pra,nuk duhet të keni ende mëdyshje, por ta vizitoni Ksamilin këtë verë. Në të ardhmen ndoshta do të jetë shumë vonë për të shijuar natyrën.


R.Shqip
 
Pe: Ksamili, gjithnjë një zbulim!

E mbaj mend Ksamilin para 90...ishte perle e vertete. Ullishte, portokallet, limonat nje det i papare..dicka unike. Tani se si me duket :(
 
Ksamili - në mbretërine e ishujve të magjishëm

ksamili_d946c6bb7d2292cf41ceca95d37f176d.JPG


Para se ta zgjidhnim Ksamilin si një destinacion të propozuar për numrin e parë të “Travel”, u menduam shumë të kuptuar nëse vazhdon të jetë tërheqëse apo e rekomandueshme kjo zonë, për shkak të ndërtesave të shumta e të rrëmujshme, që e kanë prishur disi peisazhin e mrekullueshëm të fshatit me ishuj, ku mijëra pushues vijnë verës për të shijuar gjiret e vegjël, plot bukuri e ngjyra marramendëse. Dhe akoma jemi në dilemë nëse duhet t’jua rekomandojmë. Por nëse ndodh kështu me atë çka shihni mbi ujë, nuk do kishim hezitim për botën nënujore të Ksamilit e të krejt gjirit të Sarandës.

Duke ju ofruar për joshje, një pamje mahnitëse të ishujve nga ajri, nëpërmjet fotografive spektakolare të Alket Islamit, ne do donim t’ju sillnim deri këtu, për t’ju shoqëruar më pas në botën e nënujit, këtë herë nëpërmjet djemve të kompanisë Water Sport Tourism Albania, të cilët tashmë prej një viti e më shumë, janë “dislokuar” në Gjirin e Bukenvileve, për të zhvilluar ekspeditat e tyre nënujore, në kërkim të thesareve të nënujit. Bota e pafundme e nënujit, ruan për ju surpriza të vazhdueshme për shkak se çdo herë zbulohen gjëra të reja, në ndryshim nga kodrat dhe plazhet tashmë të njohura të ishujve.
KSAMIL-NENUJI_eb863caa58cdd7c95f6627d0d44b1c5e.jpg

Përveç bukurive natyrore, koraleve shumëngjyrëshe, peshqve dhe gjallesave të larmishme që do të mbushin udhëtimin tuaj me kënaqësi të vogla, ju do të keni privilegjin të jeni gjithmonë vizitorë të veçantë të muzeve në natyrë, duke kundruar anijet e mbytura, reliket historike dhe objektet e shumta që bota ujore e jugut të Shqipërisë ruan në gjirin e saj.

E mos harroni një fakt të rëndësishëm; për të bërë zhytje me Water Sport Tourism Albania, nuk është nevoja të dini not! E gjithashtu mund të bëheni zhytës profesionistë nëse doni!

albtravel
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ksamili, gjithnjë një zbulim!

ثshtë një nga pjesët më pak të eksploruara, por nga më spektakolaret.

Këto pamje na tregojnë pasurinë nënujore shqiptare dhe janë postuar nga Auron Tare në profilin e tij në Facebook.

Fotot janë realizuar në kuadër të projektit për ngritjen e një muzeu nënujor në Gjirin e Ksamilit.

“Për herë të parë anijet e vjetra nuk po shiten për skrap, por po përdoren për të krijuar një pikë me interes për të gjithë ata që kanë dëshirë të zbulojnë thellësitë e detit,” shkruan Tare, që ka postuar që nga fillimi i shtatorit fotot e këtyre krijesave të mrekullueshme të botës nënujore.-nga faqja e Anabel

601584_516958028388310_1650928558_n.jpg

1380382_516958038388309_1998366572_n.jpg

1234311_516958041721642_300439661_n.jpg

1375050_516958055054974_681069450_n.jpg

946028_516958065054973_1433495675_n.jpg

1375033_516958075054972_1716152277_n.jpg

1379274_516958088388304_266534258_n.jpg

1380427_516958095054970_1031244909_n.jpg

601562_516958105054969_1463990454_n.jpg

935947_516958118388301_684725205_n.jpg

1377260_516958141721632_990191486_n.jpg

547323_516958135054966_931173856_n.jpg

1240258_516958175054962_1568456420_n.jpg

1380314_516958185054961_679951420_n.jpg

1240523_516958198388293_1154266946_n.jpg

1375684_516958218388291_135185193_n.jpg

1375286_516958241721622_700147767_n.jpg

554143_516958238388289_1679538371_n.jpg
 
Titulli: Ksamili - në mbretërine e ishujve të magjishëm

1234740_516958261721620_592429987_n.jpg

12368_516958278388285_517126755_n.jpg

1378886_516958285054951_736966916_n.jpg

11202_516958325054947_1227466002_n.jpg

67021_516958335054946_343372305_n.jpg

1379688_516958371721609_1948890227_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back