"Kryqi i Kuq" ne qiell ne vitin 774 ka qene nje Supernova?

Tuana

Nada é por acaso!
red-cross-supernova_med.jpg


Ne fakt "Kryqi i Kuq" misterioz ne qiell ne vitin 774 mund te kete qene nje supernova. Te pakten kjo eshte hipoteza me e fundit.

Tekstet historike, si Anglo-Saxon Chronicle kane referuar me pare per ngjarje astronomike dhe ne vitin 774 tregohet per nje kryq te kuq ne qiell ne Britani gjate oreve te mbremjes.

Tani mendohet qe ajo ka qene nje shperthim supernova.

Studenti qe e ka bere zbulimin, Jonathan Allen, qe merret me biokimi ne Universitetin e Kalifornise, Santa Cruz, thjesht po kerkonte ne internet per pergjigje pasi kishte degjuar per nje ekip kerkueish ne Japoni qe kishin gjetur nje maje te cuditshme ne unazat e pemeve me nivel karboni 14. Toka besohet se eshte goditur nga nje shperthim i mistershem rrezesh kozmike, dhe nje relike e ngjarjes se fuqishme eshte gjetur ne pemet ne Japoni.

Nje supernova shperthen ne fund te jetes se saj ne nje shperthim me radiacion kozmik dhe digjet duke shkelqyer per disa vite e me pas te ftohet dhe te ndricoje per qindra vjet.

Raporti i PhysOrg gjate ketij muaji ne lidhje me zbulimin e kerkuesve japoneze theksonte qe: "Nuk ka asnje regjistrim te dokumentuar ne hemisferen e veriut per nje supernova rreth viteve 775." Raporti thekson qe te thenat e fundit per radiacionin kozmik tregojne qe kishte mbetje te dy supernovave prane te quajtura Cassiopeia A dhe Vela Jr, por ato ishin shume larg ose jo mjaftueshem te fuqishme

Duke zbritur ne vitin 774, Allen gjeti nje reference ne lidhje me nje ‘kryq te kuq’ qe shfaqej neper parajse mbas perendimit te diellit.

Ai atehere mbas kerkimeve arriti te bente lidhjen e ngjarjeve te ndodhura.

Gjithashtu jane bere vezxhgime te shumta edhe nga nje astronom tjeter, Geza Gyuk nga Adler Planetarium ne Cikago. Gyuk, i cili perdori Kroniken Anglo-Saksone per te hetuar ngjarjet e shkuara astronomike, tha qe Allen mund te kete zbuluar vertet dicka shume interesante.

Gyuk tha qe sipas te dhenave, objekti ndodhej ne qiejt perendimore shume shpejt pas perendimt te diellit, qe do te nenkuptonte qe do te kishte levizur pas diellit ku nuk do te mund te shihej nderkohe qe Toka rrotullohej rreth Diellit.

Megjithate studimet ende po vazhdojne per te zbuluar te verteten e ketij misteri qe tashme ka ngjallur kureshtjen e jo vetem shume shkencetareve, kerkuesve dhe astronomeve, por edhe te njerezve te thjeshte qe deshirojne te mesojne me shume ne lidhje me kete mister/info/
 
Back
Top