Kryetari i Moskës premton se nuk do të bie borë në këtë qytet

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Kryetari i Moskës bindi qytetarët se këtë dimër me siguri nuk do të bie borë. Jurij Luzhkov paralajmëroi se aviacioni rus do të përkujdeset për motin e mirë në qytetin, i cili shpesh është i mbuluar me borë prej nëntorit deri në mars.

Aeroplanët do t`i stërpikin retë në rrethinën e Moskës me kemikate speciale, që do t`i detyrojnë të hedhin borën para se të mbërrijnë deri te qyteti. Ky aksion i pazakonshëm do të kushtojë “vetëm” disa milionë dollarë.

“Nëse e përzëmë borën, rrethina e Moskës do të jetë nën reshje të dendura, që do të thotë korrje më të begatshme, ndërsa vetë qyteti nuk do të jetë i bllokuar nga bora”, deklaroi Luzhkovi para fermerëve rusë.

Ai shtoi se ekipet për pastrimin e borës do të jenë të lira, meqë nuk do të jenë të detyruara me muaj të tërë ta pastrojnë borën nga rrugët e Moskës.
*Makfaks*
 
Jane Ruset te ikur per lesh nga natyra edhe disa kimikate ju duhen te ikin per lesh fare ky ka ikur pa i rene kimikati LOL
 
Kto kopilat na e prishin motin ne vere neve dhe na ikin turistat????? Ju shpofshin gomat e avionit ishalla.
 
Te na dergojne ne disa kg bore :D se kemi vite pa e pare ...te pakten ketu ku jam une .
 
Te na dergojne ne disa kg bore :D se kemi vite pa e pare ...te pakten ketu ku jam une .

Disa kilogram thote. Si me qen tu porosit kokain. hahahahha Po 2-3 kilogram ti postoj un me termus moj me thuaj ku je. :P
 
Back
Top