TIRANث- Gjatë orëve të mbrëmjes LSI ka mbledhur kryesinë ku tema më e debatuar ka qenë deklarata e deputetit Dritan Prifti se "do të jemë deputeti i 71-i i Berishës". Më pas, Prifti është bindur që të mos ketë votë indviduale, por të jetë pjesë e vendimit të partisë për koalicionin. Anëtarë të kryesisë së kësaj partie, thanë se Prifti është bindur dhe nuk do të marrë asnjë vendim në të kundërt të vendimit që do të marrë LSI për rreshtimin në koalicion, majtas apo djathas.
Përsa i përket marrëveshjes mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka marrë ende asnjë vendim për koalicion.