PiNkY
Anëtar i Nderuar
Duhet të ketë diçka në ujin e një qyteti në Peru- pasi kryebashkiaku thotë se ai po i kthen meshkujt në homosek.sualë. Kryebashkiaku Josi Benmtez tha se në ujë është gjetur metali stroncium. “Për fat të keq stronciumi redukton hormonet mashkullore dhe po rrit përqindjen e homosek.sualëve. Tani jemi bërë si Tabalosos,” tha kryebashkiaku i Huarmey-t.
Shkencëtarët nga ana e tyre thonë se nuk ka ndonjë studim që e lidh stronciumin me sjelljen homosek.suale. Ata thonë se stronciumi mund të shkaktojë kancer në kocka, anemi e komplikacione kardiovaskulare nëse është në doza vërtet shumë të mëdha.
Kryebashkiaku i qytetit Huarmey iu referua qytetit tjetër peruan, Tabalosos, ku është edhe burimi nga vjen uji. Para pak vitesh një emision televiziv pati deklaruar se në Tabalosos shumica e meshkujve janë gej. Por kryebashkiaku i Tabalosos thotë se diçka e tillë ka shkatërruar reputacionin e qytetit./wordpress/
Last edited by a moderator: