Kronologjia Biografike e Fan S. Nolit

alfonci

Veri investigatio
6 Janar 1882: Lindi ne Ibrik-Tepe (Qyteze), nje nga shtate fshatrat shqipetare te kazase se Uzun Qopruse, ne jug te Andrianopojes (Vilajeti I Edernes) ne Traken Lindore te Turqise. Ishte I dyti nga trembedhjete femijet (5 djem e 8 vajza) te Stilian Nolit dhe Maria Gollacit, me prejardhje te shendoshe fshatare nga Qyteza e Kolonjes.

1890-96: Kreu shkollen fillore Greke te fshatit dhe me pas gjimnazin e ulet ne qytetin e Keshanit.

1896-1900: Studion ne gjithmnazin Grek te Adrianopojes qe pergadiste mesues feje dhe kengetare kishe. Merr mesime private per muzike byzantine ne katedralen greke te qytetit. Ne pushimet e veres, djaloshi kthehej ne fshat ku “ndihmonte familjen ne te korrat dhe shirjen e drithrave, priste miser, stivonte bar dhe u jepte ushqim kafsheve” (“Autobiografi”). Megjithse mesoi ne shkolla greke, ai mori nje educate thjeshte shqipetare ne familje nga gjyshja Sumba, nga nena dhe babai, nga bashkeluftaret e gjyshit. Qysh shpejt lexoi historine e skenderbeut dhe perkthimet e K. Kristoforhidhit. Keshtu, “mesuesit greke te fillores dhe te gjimnazit ishin teper te veckel qe t’i benin pershtypje ose te ndikonin mbi te”. Ne vitin e matures u perjashtua nga gjimnazi si organizator I nje greve.

Vjeshte 1901: Pas nje viti papune, largohet nga vendlindja ne moshen 18 vjecare per te mos u kthyer kurre me. Shkon ne Athine, regjistrohet ne degen e letersise ne fakultetin e filolozofise, me korespondence, nderkaq punon si karrocier trolebjbusi dhe kopist.

1901-1903: Per afro tre vjet punon ne disa grupe teatrale shetiste si sufler dhe aktor me te cilat beri turne neper Greqi, Turqi dhe Egjypt. Fitoi pervoje te shquar dramaturgjike dhe skenike. Shkruan ne gazeten “Numas” te Athines skica letrare dhe artikuj ne gjuhen greke.

Mars 1903: Vendoset ne Egjypt, ne fillim ne Shibin-el-Kom, ku punon mesues me shkollen greke dhe psalltes ne kishte. Njihet me patriotin rilindas S. Dine. Ketu “mesoi se c’ishte bere ne boten Shqipetare”. (“Autobiografia”).

Mars 1905: Transferohet ne Fajum dhe punon perseri si mesues. Njihet dhe bashkpunon me patriotet e shquar Th. Tashko e J. Vranino, te cilet e lidhin dhe e angazhojne ne levijen kombetare.

Shtator 1905: Fillon bashkpunimin me gazeten “Drita” te Sh. Kolonjes, duke shkruar me pseudonimin Ton Elinikokaton Ghymnasiarhis nje varg artikujsh greqisht qe polemizojne shtypin grek. Perktheu ne greqisht vepren programatike te Rilindjes Shqipetare “Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behet” te S. Frasherit.
 
31 Maj 1906: Arrin ne Nju Jork e me pas ne Bufalo ku me propozimin e Th. Tashkos e J. Vruhos nis misionin si organizator I kolonive shqipetare te SHBA. Punon fillimisht ne nje sharre druri.

4 Korrik 1906: Mban ligjeraten e pare perpara anetareve te shoqates “Mall’ I Memedheut”me qender ne Bufalo. Cilesohet nga bashkeatdhetaret “Demonsteni yne”.

Fundikorrik 1906: Me ftese te S. Pecit, qe drejtonte gazeten “Kombi”, e para gazete shqipetare ne SHBA, Noli fillon punen si redaktor, korektor dhe shperndares I gazettes. Artikujt e tij te shumte I nenshkruan me emrin Theofan Mavromati dhe pseudonimet Ali baba Qyteza, ABQ etj.

Gusht 1906: Boton shume artikuj rradhazi, nepermjet te cileve artikullin e njohur “hanibal anti portas!”, te pershkruar nga idete liridashese dhe nota kryengritese.
6 Janar 1907: Themelon ne Boston shoqaten “Besa-Besen” dhe zgjidhet kryetar I saj.

Maj 1907: Largohet nga redaksia e gazetes “Kombi”.

Korrik 1907: Per tre muaj shoqeron patriotin Bajo Topulli ne turneun e tij neper kolonite shqiptare te SHBA. Merret me pune te ndryshme. Boton librin e pare, dramen ne tri akte “Izraelite dhe filistine”.

9 Shkurt 1908: Dorezohet dhjak nga peshkopi sirian Rafael Havaveny ne Nju Jork, ne Kishen e Shen Nikolles ne Bruklin, Pesifik St. 301.

8 Mars 1908: Dorezohet prif ne moshen 26 vjecare nga kryepeshkopi ortodoks rus Platon ne Katedralen e Shen Nikolles ne Nju Jork, Ist St. 97.

22 Mars 1908: Jep meshen e pare ne Gjuhen Shqipe ne Tremont St. Boston, Ma. “Dita qe meshoi per ta paren here edhe nje ogur I bardhe ne udhe te perparimit tone. Dhe as e harrojme, as mund te leme te tjeret te harrojne” (Faik Konica).

6 Maj 1908: Mban ne Kishen e Shen Gjergjit te Bostonit te ligjeraten e pare panegjerike per Skenderbeun.

Vere 1908: Me triumfin e revolucionit xhonturk, shpall programin e tij politik per autonomine e Shqiperise.

Tetor 1908: Ne pamundesi per te marre pjese ne Kongresin e alfabetit falenderon dhe pershendet kryesine e klubit “Bashkimi” te Manastirit. Ben publike deshiren e tij ne nje leter derguar drejtuesve te klubit “Bashkimi” per te ardhur ne Shqiperi ne pranveren e vitit te ardheshem.

Dhjetor 1908: Boton ne Boston librin e pare te liturgjise ne Gjuhen Shqipe: “Sherbesat e Javes se Madhe”.
 
15 Shkurt 1909: Nen drejtimin e tij, del numri I pare I gazetes “Dielli”, organi I shoqerise “Bese-Besen” dhe nga 1912, organ I Federates Panshqiptare “Vatra”.

Vjeshte 1909: Fillon studimet e larta ne Universitetin e Harvardit.

Maj 1910: Ne mitingun e organizuar nga Shoqeria “Bese-Besen” ne “Knights of Honor Hall”, Mban nje ligjerate solidariteti me kryengritesit e Kosoves, udhehequr nga Isa Boletini.

4 Qershor 1911: Ne mitingun e mbajtur ne “Laurens Hall”, te organizuar nga shoqeria “Bese-Besen” ne fjalen e tij mbeshtet fuqishem kryengritjen e Shqiperise se Veriut. Boton ne Bruksel librin e trete liturgjik: “Libra e te kremteve te medha”.

10 Gusht 1911: Fillon turneun katermujor neper kolonite shqipetare te Evropes. Viziton Rusine (Odese dhe Kishinjev), Rumanine (Bukuresht, Braila, Kostance), Bullgarine (Sofje) ku jep mesha ne gjuhen shqipe para diaspores shqiptare.

28 Prill 1912: Eshte nje nga themeluesit e Federates Panshqiptare Vatra. Zgjidhet Sekretar I Pergjithshem .

Qershor 1912: Diplomohet ne Universitetin e Harvard te Kembrixhit me cum laude (Shkelqyeshem) dhe merr titullin “Bachalor of Arts”.

Nentor 1912: Arrin ne Londer me detyre nga Vatra dhe Kisha per te ndihmuar ne kauzen shqiptare kur mblidhet konferenca e Ambasadoreve.

6 Dhjetor 1912: Pershendet nga Londra Ismail Qemalin per shpalljen e Pavarsise se Shqiperise. “Ju pergezoj per vepren tuaj patriotike! Rrofte Shqiperia! Rrofte kabineti I ri!”

1913: Ne londer si delegat I Kishtes Ortodokse te Shqipetareve te Amerikes ndihmon delegacionin shqiptar ne Konferencen e Ambasadoreve. Bashkpunon me shtypin londinez dhe harton memorandume mbi ceshjten shqiptare.

2 Mars 1913: Merr pjese dhe aktivizohet ne Kongresin Shqiptar te Triestes ne mbrojtje te kauzes se atdheut.

Maj 1913: Shkon ne Rumani, ku sensibilizon qarqet politike. Boton: “Triodi I vogel” me ndihmen e qeverise Rumune.

Korrik 1913: Shkel per here te pare ne token amtare. Viziton Vloren dhe Durresin.

9 Mars, 1914: Vjen rishtaz ne atdhe, me rastin e ardhjes se Princ Vidit dhe zhvillon veprimtari fetare-politike.

Pranvere 1914: Botohet ne Boston libri liturgjik “lutesorja”.

Qershor 1914: Shpall programin prej 15 pikash, qe u njoh si “Programi I nacionalisteve”, ne gazeten austriake “Albanische Korispondenz”, ku paraqet pikepamjet e tij per te ardhmen e Shqiperise.
 
Korrik 1914: Vendoset ne Vjene, ku e gjen dhe Lufta e Pare Boterore. Nis perkthimin e Shekspirit.

18 Maj 1915: Kthehet ne Boston pas afro dy vjet qendrimi neper Evrope (Londer, Paris, Vjene dhe Rome).

1916: Boton tragjedine “Otello” te Shekspirit dhe poemen “Skenderbeu” te H. Longfellout ne Gjuhen Shqipe.

Maj 1916: I vdes nena ne Ibrik tepe.

Korrik 1916: Zgjidhet kryetari radhes I Federates Panshqiptare Vatra per mandatin 1915-1916.

Dhjetor 1916: Nxjerre gazeten “Dielli” si organi I perditshem.

Qershor 1917: Organizohet fushata per “Shpetimin e Shqiperise” dhe Noli shkruan vjershen “Jepni per nenen”.

Korrik 1917: Zgjidhet rishtazi kryetar I Vatres. Si kryetar I vatres proteston kunder protektoratit Italian ndaj Shqiperise.

Janar 1918: Boton nje artikull te rendesishem te “Dielli” ne mbrojtje te Shqiperise nga pretendimet serbe si pergjigje te nje shkrimi proserb te gazetarit Amerikan F. H. Simonides.

Korrik 1918: Merr pjese si delegat I Vatres ne Kongresin e Kombeve te Shtypura, mbajtur ne Uashington dhe takohet e bisedon per ceshtjen shqiptare me Presidentin Uillson. Pergaditit dhe boton “Kalendarin e Vatres te motit 1918”.

Shtator 1918: Del numri I pare i “Revistes Adriatik” (The Adriatic Review) ne dy gjuhe, pergaditur nga Noli, ku do te botohen perkthimet e tij te vjershave te E. Poes “Korbi” dhe “Anabeli” si dhe pjese nga “Jul Cezari” I Shkespirit.

17 Nentor 1919: Ngrihet ne rangun e Arkimandritit me emrin Theofan.

27 Korrik 1919: Zgjidhet nga populli ne Boston si peshkop. Shpall Kishen Shqipetare ne SHBA si njesi Autoqefale.

10 Shtator 1919: Denoncon Traktatin e Fshehte te Londres.

1920: Me vendim te Vaters dhe keshillit Kishtar niset per ne Shqiperi, se bashku me At. V. Camcen dhe At. V. Markon. Qarqe konservatore te Tiranes nuk e lejojne te zbrese ne Vlore. Kthehet ne Itali.

Nentor 1920: Emrohet kryetar I delegacionit shqiptar per ne Lidhjen e Kombeve ne Gjeneve.

17 Dhjetor 1920: Shqiperia pranohet anetare e Lidhjes se Kombeve, akt te cilin Noli e cileson “me I madhi sukses qe pat ne karrieren diplomatike”.
 
Prill 1921: Vjen ne Tirane me aoreolen e fitimtarit. Zgjidhet kryetar I Partise Popullore. Ze vend ne Keshillin Kombetar (Parlament) si deputet I Vatres.

Maj 1921: Mban fjalimin e pare perpara Parlamentit Shqiptar.

Qershor 1921: Flet ne Keshillin e Lidhjes se Kombeve per Shqiperine si faktor paqeje ne Ballkan dhe denon politiken e genocidit ne Kosove e Cameri. Botohet ne Boston “Historia e Skenderbeut (Gjergj Kastriotit) mbretit te Shqiperise 1405-1468 prej peshkopit Theofan” dhe romani “Kasollja” I B. Ibanjezit, prekthyer prej tij.

1922: Emerohet Minister I Puneve te Jashtme ne kabinetin e Xhaferr Ypit.

Shkurt 1922: Terhiqet nga Partia Popullore.

Mars 1922: Shkon ne Konferecen e Gjenoves (Itali). Jep doreheqjen nga posti I Ministrit te Puneve te Jashte.

Shtator 1922: Mblidhet ne Berat Kongresi Kishtar, ku F. Noli, ndonse s’merr pjese ehste frymezuesi kryesor.

2 Dhjetor 1922: Flet ne Parlament, duke mos I dhene votbesim qeverise te drejtuar nga Ahmet Zogu.

Mars 1923: Flet ne Parlament per nevojen e emancipimit te gruas shqiptare. Kritikon dhe stigmatizon qeverine e Ahmet Zogut qe shkel lirite demokratike dhe eleminon kundershtaret politike.

28 Maj 1923: Diskuton ne Parlament dhe kerkon si perfaqesues I punetoreve dhe bujqeve Shqiptar te Amerikes te “behet reforma agrare” duke filluar nga bujqit pa toke.

Korrik 1923: Gjate pushimeve verore shkon ne Vjene per te hulmutuar dhe mbledhur dokumente per nje edicion te ri te “Historise se Gjergj Kastriotit-Skbenderbeut”.

Gusht 1923: Zhvillon turne paraelektoral ne Shqiperine e Jugut: Vlore, Fier, Berat, Korce, Erseke, Bilisht, Pogradec, Gjirokaster, Delvine dhe Sarande. Kryefjala e fjalimeve te tij neper mitingjet qe organizohen ne kuadrin e levizjes popullore per thirrje te Asamblese Kushtetuese eshte: “Duam nje qeveri te popullit, prej popullit, per popullin”. Ai demaskon qeverine e Zogut si “Kabinet te pykave”.

27 Shtator 1923: Me rastin e diskutimit te votbesimit te qeverise ne Parlament, Noli ne emer te opozites jo vetem nuk e miraton, por analizon gjendjen e shoqerise dhe shtetit shqiptar. Ai ve ne dukje se ne Shqiperi mbreterojne pese anarki: fetare, sociale, morale, patriotike dhe ajo e idealeve, plus dy anarki te tjera te shtuara nga qeveria: anarkia shteterore dhe anarkia ekonomike-financiare. Paradizon Zogun si “Shakaxhi I perparimit”.
 
4 Dhjetor 1923: Kurorezohet ne kishen e Shen Gjergjit nga mitropolitet Jeretheo dhe Kissi si Peshkop I Durresit, Shpatit, Gores dhe Ilirise.

27 Dhjetor: Ne votimet per Asamblene Kushtetuese fiton ne Korce dhe zhgjidhet deputet I opozites.

2 Shkurt 1924: Hapet Asambleja Kushtetuese ku Noli perfaqeson popullin e Korces.

11 Shkurt 1924: Mban ne Parlament nje fjalim panagjerik me rastin e vdekjes se Presidentit Uillson.

25 Shkurt 1924: Nje grup deputetesh me Nolin ne Krye I kerkojne Keshillit te Nalte zevendesimin e qeverise se A. Zogut.

17 Prill 1924: Noli dhe deputetet e opozites largohen nga Asambleja Kushtetuese ne shenje proteste qe nuk miratohet amnistia e pergjithshme.

1 Maj 1924:
Ne mitingun e varrimit te Avni Rustemit qe organizohet ne Vlore Noli mban nje fjalim, ku pasqyrohet fryma e revoltes dhe e paknaqesise se pergjithshme.

2 Maj 1924: Mblidhet Kuvendi I opozites demokratike ne Vlore. Krijohet Komisioni Politik Administrativ me ne krye Nolin.

25-31 Maj 1924: Fillojne veprimet kryengritese nga Veriu ne Jug. Noli mbeshtet levizjen e armatosur.

16 Qershor 1924: Pasi triumfoi kryengritja, Noli vjen ne Tirane ku zgjidhet ne krye te qeverise se re. Tre dite me vone, shpall programin e qeverise demokratike prej njezet pikash.

22 Gusht 1924: Ne krye te delegecionit shqiptar shkon ne Gjeneve dhe merr pjese ne sesionin e V-te te Asamblese se Lidhjes se Kombeve.

10 Shtator 1924: Mban para seances plenare te Asamblese se Lidhjes se Kombeve fjalimin e tij me te rendesishem ne kuvendin boteror. Ne te parashtron disa nga idete e tij antikonmformiste per paqen dhe carmatimin si dhe rolin e Lidhjes se Kombeve.

14 Tetor 1924: Kthehet ne Shqiperi, ku gjen nje situate te nderlikuar si rezultat I punes armiqesore kunder qeverise nga brenda dhe jashte.

Nentor 1924: Qeveria e Nolit miraton vendosjen e mardhenieve diplomatike me qeverine sovjetike.

Dhjetor 1924: Para sulmeve dhe provokacioneve te ushtrise jugosllave dhe te trupave antirevulucionare te Zogut, Noli kryeminister, me ane ten je proklamate I ben thirrje popullit te ngrihet ne mbrojtje te vendit.

24 Dhjetor 1924: Pas “triumfit te Legalitetit”, Noli detyrohet tok me bashkpunetoret e tij te mergoje, ne fillim ne Itali e pastaj ne Austri.
 
2 Mars 1925: I vritet ne Bari nga njerezit e Zogut shoku dhe bashkpunetori me I ngushte Luigj Gurakuqi, per te cilin me vone shkruan elegjine “Syrgjyn-vdekur”.

25 Mars 1925: Ne Vjene themelon Komitetin Nacional Revolucionar (KONARE), me kryetar F. Nolin

29 Korrik 1925:
Del numri I pare I gazetes “Lirija Kombetare” organ I KONARE-se. Noli frymezues e bashkpunetor aktiv I saj.

1926: Veprimtaria e gjere politike e nolit ne rrethet e emigracinit (Austri, Gjermani, Itali etj). Boton radhazi ne Bruksel disa nga kryeveprat e letersise boterore te perkthyera prej tij: “Makbethi”, “Hamleti”, “Jul Cezari” te U. Shekspirit, “Armiku I Popullit” dhe “Zonja Ingra e OStrotit” te H. Ibsenit si dhe “Rubairat” e O. Khajamit.

26 Nentor 1926: Boton ne gazeten “Lirija Kombetare” vjerashat; “Hymni I Flamurit”, “Syrgjyn-vdekur” dhe “Shpell e Dragobise”.

Dhjetor 1926: Ne artikuj dhe intervista denoncon Paktin Italo-Shqiptar te Tiranes, si hapi I pare drejt pushtimit te ardhshem te Shqiperise.

Janar-Shkurt 1927: Shkruan dhe boton ne shtypin amerikan, francez dhe ate te emigracionit artikuj politike, ku analizon gjendjen ne Shqiperi dhe rreziqet qe I kanosen nga fuqite imperialiste e sidomos ai Italian.

Prill 1927: Me krijimin e Komitetit te Clirimit Nacional zgjidhet kryetar I tij.

8 Tetor 1927: Denohet me vdekje nga qeveria e Zogut.

Nentor 1927: Me rastin e 10-vjetorit te Revolucionit te Tetorit shkon ne Bashkimin Sovjetik si anetar I delegacionit te popujve te Ballkanit. Merr pjese dhe flet ne Kongresin e miqve te BRSS-se. Boton vjershen “Kenga e Salep Sulltanit”. Nxjerr ne Vjene botimin e dyte te pasuruar te “Rubairave” te O. Khajamit.

Shtator 1928: I drejtohet me nje thirrje nga Vjena, si kryetar I Komitetit te Clirimit Nacional, popullit shqiptar per te rrexuar Zogun qe vetshpallet mbret I shqiptarve.

Dhjetor 1928: Hap dhe mban per nje kohe te gjate ne gazeten “Lirija Kombetare” rubriken “Andej-ketej”, ku jep mendime per problemet e dites qe lidhen me Shqiperine si dhe boton portrete per personalitete te kultures boterore.

9-10 Mars 1929: Zhvillohet ne Berlin Kongresi Nderkombetar Antifashist, ku Noli mban raportin e komisionit te minoriteteve kombetare. Zgjidhet, krah, A. Ajnshtajnit, H. Barbysit etj, ne byrone Nderkombetare Antifashiste. Flet ne mitingun e Berlinit para 100,000 veteve ne emer te popujve te Ballkanit.

Prill-Dhjetor 1929: Bashkpunon me shtypin e huaj, si autori I nje varg artikujsh politike.

1930:
Nis botimin e vjershave te ciklit biblik si “Shen Pjetri ne mangall”, “Moisiu ne mal”, “Kirenari”, “kryqesimi” etj.
 
Pranvere 1930: Shkruan vjershat “Rent, or marathonomak” dhe “javes lumenjeve te Babilonise”.

Maj 1930: Kthehet perkohesisht ne SHBA.

Nentor 1930: Nxjerr ne Boston numrin e pare te gazetes “Republika”, me parullen: Republike, demokraci, pavarsi.

13 Nentor 1930: Ne nje leter botuar ne gazeten “Republika”, “Pergjigje e hapur ikonomit stavorfer ate Josif”, Noli refuzon ftesen e terthorte qe Zogu I ben per t’u kthyer ne Shqiperi.

1 Janar 1931: Kthehet perseri ne Evrope.

Gushta-Shtator 1931: Boton artikuj te ndryshem ne gazeten “Republika” mbi gjendjen politike ne Shqiperi, ku demaskon regjimin e Zogut dhe analizon krizen kapitaliste ne bote.

Tetor 1931: Boton ne faqet e “Republikes” fragmente nga romani “Don Kishoti” te Servantesit, perkthyer prej tij dhe nje shenim kritik per vepren.

Tetor-Nentor 1931: F. Konica nga faqet e gazetes “Dielli” intensifikon fushaten kunder Nolit ne interes te Zogut.

1932: Kthehet nga Gjermania ne SHBA dhe vendoset ne Boston per te drejtuar rishtas Kishen.

Dhjetor 1932: I semure rende nga pneumonia shtrohet e mjekohet ne nje spital te Bostonit. Botohet libri I pare I romanit “Don Kishoti” I Servantesit, kolanen “Libraria Popullore”.

1933: Mbyllet gazeta “Republika”.

1934: Vit I rende e I veshtire per Nolin nga pikpamja shendetesore, politike dhe ekonomike. “S’kam me as nge, as qejf, as takat per politiken, kellici im politik eshte varur ne muze dhe nuk del s’andejmi kurre”. Ndermerr nje fushate pajtimesh neper kolonite per librat e tij, qe ka botuar ne kolanen “Libraria Popullore”.

1935: Fillon studimet muzikore ne moshen 52-vjecare ne konservatorin e Nju-Ingladit te Bostonit.

1936: Vatra ndahet ne dy pjese, njera mbeti ne boston e tjetra u zhvendos ne Detroit. Po keshtu dhe “Dielli”. Vahzon lufta e F. Konices kunder Nolit. Boton librin “Hymnore” kompilim I muzikes liturgjike.

1938: Kryen konservarotin e Nju-Inglandit, duke mbrojtur dipllomen me disa vepra muzikore (poema simfonike “Skenderbeu”, si dhe “Rapsodi Shqipatere” dhe “Gaspari I vogel”), te cilat ekzekutohen nga orkestra e konsvervatorit. Merr titullin “Bachalor ne Muzike” me monografine “Bethoveni dhe revolucioni francez”. Ndodh pajtimi me kundershtarin politik F. Konicen.
 
Prill 1939: Denon publikisht pushtimin fashist te Shqiperise.

1941: Boton ne gjuhen shqipe librin liturgjik “Uratore”.

Dhjetor 1941: Krijohet “Bashkimi I Shjente” me pjesmarrjen e F. Nolit, F. Konices, K. Cerkazit dhe A. Zogut.

20 Dhjetor 1942: Mban fjalen mortore me rastin e vdekjes se F. Konices.

Maj 1943: Refuzon perfundimisht propozimin e Zogut per te kryesuar nje qeveri ne mergim.

21 Shtator 1943: I drejton pershendetje me ane te radios popullit shqiptar me rastin e kapitullimit te Italise fashiste.

Nentor 1944: Boton artikullin “Dy fjale per diten e flamurit”, ku pershendet Luften Antifashiste Nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar.

1945: Pas disa vjet studimesh ne pasuniversitetin e Universitetit te Bostonit, merr titullin Doktor ne filozofi (Pd.D.) per mbrojtjen e disertacionit me teme “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu – 1405-1468”.

1946: Pret delegacionin e Republikes se Shqiperise dhe ndihmon per njohjen e pranimin e saj ne OKB. Boton ne “New York Herald Tribune” memorandumin “Shqiperia qe nga viti 1939”. Vatra festoon 40 vjetorin e ardhjes se F. Nolit ne SHBA.

1947: Boton dy vepra shkencore: “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu 1405-1468” dhe boton “Bethoveni dhe revolucioni francez”. Boton vepren liturgjike “Kremtore”.

1948: Boton velimin poetik “Album”, te cilin ua kushton “Kryetrimave qe e cliruan Shqiperine nga fashistet, nga nazistet, nga bejleret.”

1949: Boton “Lutersorja ortodokse lindore”.

1950: Boton te ripunuar “Historia e Skenderbeut, e kryezotit te Arberve (1405-1468)”.

1952: Boton “Triodi dhe Pesedhjetvjetorja”.

19 Qershor 1952: Mban nje ligjerate ne Senatin e Shtetit te Masacusets, qe la pershtypje te thelle.

1953: Shqiptaret e Amerikes ne shenje mirenjohje I blejne dhe I dhurojne nje vile ne Fort Lauderdeill (Florida), ku Noli do te kalonte pushimet dimerore.

1954-1957: Boton veprat kishtare “Katekizma ortodokse LIndore”, “Tri liturgjite Ortodokse Lindore”, “Doracaku Ungjillor I Kishes Ortodokse Lindore”, “Doracaku epistolary I Kishes Ortodokse Lindore”, “Liturgjia dhe katekizma e Kishes Ortodokse LIndore”.
 
Shkurt 1959: Harton testamentin duke lene porosite e tij pas vdekjes.

1960: Boton “Pesedhjete vjetori I Kishes Ortodokse Shqiptare” (1908-1958), ku perfshihet edhe Autobiografia”.

Korrik 1959: Boton vjershen “Sulltani dhe kabineti”.

1961: Boton vjershen e gjate “Saga e Sarmajese”. Perktheu dhe boton ne anglisht “Dhjaten e Re.”

1962: Perkehn e boton vjersha te Getes, Haines, Hugoit, Arversit, Kiplingut etj.

1962: Harton dhe boton ne anglisht vepren “The poet of Nazareth” (“Poeti I Nazaretit”), nje version ritmik I ungjillit sipas Shen Mateut.

1963: Diplomohet per gjuhen e vjeter Hebraishte (aramaike) ne Universitetitn e Bostonit.

Gusht 1964: Ftohet ne Shtepine e Bardhe nga Presidenti L. B. Xhonson me rastin e 400-vjetorit te vdekjes se Shekspirit si nje nga shekspirologet e shquar te botes.

2 Nentor 1964: Operohet ne nje nga spitalet e Bostonit.

Dhjetor 1964: Vendoset ne Fort Lauderdeill (Florida).

13 Mars 1965: Vdes ne vilen e tij ne Fort Lauderdeill.

20 Mars 1965: Sillet ne Boston ku organizohet ceremonia funerale ne Kishen e Shen Gjergjit, I percjelle nga mijera vete.

Shtator 1970: Varroset ne nje nga parcelat e Forest Hills cemetery, pas disa vjet ruajtjeje te trupit.

Shtator 1974: Perurohet te varri bazorelievi I F. Nolit me kontribut te shqiptareve te SHBA.

1982: Perkujtohet me solemnitet 100-vjetori I lindjes se Fan Nolit ne Shqiperi, Kosove dhe SHBA.

1988-1996: Botohet per here te pare nga Akademia e Shkencave te Republikes se Shqiperise vepra e plote ne gjashte vellime.

1994: Universiteti I Korces merr emrin e Fan Nolit.

Qershor 1994: Perurohet sheshi Fan Noli ne Tirane.

Maj 1998: Perurohet monumenti I Fan Nolit ne Tirane, veper e “Skulptorit te Popullit” Thoma Dhamo.

Copyright: Marrur nga Autobiografia e Fan Stilian Nolit e shkruar nga Prof. Nasho Jorgaqit
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top