Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Arfenilla

Themelues i Forumit


kroatit-620x330.jpg

Mjafton të kalojnë 14 ditë dhe të bindeni se më kurrë nuk do të gjeni kuletën që ju ka humbur. Por, Ivica Jerkovic është befasuar kur iu kthye kuleta pas 14 vitesh.

Ai kishte qenë duke shkuar në spital për të dërguar një mik, kur në kafene i ka humbur kuleta në të cilën kishte pasur 1000 marka gjermane.

Rastin ai e kishte paraqitur në Polici, mirëpo kurrë nuk është gjetur kuleta me para dhe dokumete.
kroatit1.jpg

Burri që jeton në Donja Moticina të Kroacisë, është befasuar kur në kutinë që i erdhi me postë, e gjeti kuletën me komplet dokumente dhe 1500 franga zvicerane,

“Në pako nuk kishte emër të dërguesit, por nuk u frikësova që ta hap”, ka thënë ai për 24Sata.
kroatit2.jpg

“ثshtë kuleta ime, asnjë dokument nuk mungon dhe përpos parave që kisha, tani kam edhe interesin”, ka shpjeguar Jerkovic, që këtë njeri e ka quajtur “banka më e mirë në Kroaci”.
“Shpresoj t’i kenë hyrë në punë këto para, të cilat i kisha kursyer për të rregulluar kulmin”, ka shtuar po ashtu burri që u bë bashkë me kuletën e tij të humbur.b lajmi
 
Titulli: Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Une smbaj mend cf kulete kisha para nje muaji :D
 
Titulli: Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Une smbaj mend cf kulete kisha para nje muaji :D

Po ti keshe 1000 euro.. do te kujtohet madje edhe data e ora e sakt kur e ke humb


un ka 2 vjet se kam humb me 500 euro ishalla e ka gjet ndonje kroat...tani veq tek posta do rri :)
 
Titulli: Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Ka shume mundesi qe dergusi i portofolit te kete qene slloven , se ata jan njerzit me korrekt ne bote .
 
Titulli: Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Interesant fakti qe ja ka kthyer pas 14 vjetesh me interesa, ka dashur te laje mekatet ne prag te vdekjes ndoshta :)
 
Titulli: Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Per cfare interesash e keni fjalen se se marre vesh???

Para 14 vitesh me 1000 Marka, munde te beje kokrren e qejfit dhe munde te mbuloje ca e ca shpenzime. Sot me 1200 Euro kurre nuk arrine te mbulosh ate qe mbulloje ne 2001 me 1000 Marka. ;)
 
Titulli: Kroatit i kthehet kuleta e humbur para 14 vitesh , me “kamatë”

Plus qe paska preferu te mbetet anonim. Keta po qe jane te ndershem.
 
Back
Top