Kroaci, “supershoferi” i autobusit .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0918185801957_m.jpg


Një shofer autobusi në Kroaci do të largohet nga puna pasi është kapur duke përdorur dy telefona celularë në të njëjtën kohë, kur autobusi po udhëtonte me një shpejtësi prej 128 km/h.
Raportohet se ai i ka thënë pasagjerëve “të shohin punën e tyre” kur këta janë ankuar për rrezikshmërinë e veprimeve të tij.

Një nga pasagjerët, Zlatko Kralj, ka thënë: “Nuk më besohej se çfarë po bënte. Po shkruante mesazhe në dy celularë njëkohësisht dhe në timon kishte vënë vetëm bërrylat. I thamë që po vepronte si i çmendur, por na u përgjigj se sa t’i dërgonte ato mesazhe, do përqendrohej tek rruga.”

Pronari i kompanisë së autobusëve “Promet Makarska”, tha për gazetën ‘Slobodna Dalmacija” se shoferi do të hiqet nga puna. Mate Jujnovic u shpreh: “Nuk ka asnjë justifikim, po i përgatisim dokumentat dhe asgjë nuk e shpëton dot.”, /Telegrafi/TCH/
 
Titulli: Kroaci, “supershoferi” i autobusit .

hahahhhhahaha mendoj se sezonin e ardheshem do te jete partner me vettelin ne formula 1
 
Titulli: Kroaci, “supershoferi” i autobusit .

Hahaha kur ska hap laptopin te flas ne skype lol
 
Back
Top