Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Krize energjitike: 60% me te uleta prurjet ne Drin

Qeveria bën gati planin e masave për dimrin. Zgjidhja, rritja e importeve

Vendi rrezikon të përfshihet në një krizë të përsëritur të mungesës së energjisë elektrike. Prurjet e ujit në kaskadën e lumit Drin, ku shtrihen hidrocentralet kryesore të vendit, si Fierza, po bëhen gjithnjë e më të pakta, duke paralajmëruar shenja aspak pozitive për furnizimin e vendit me drita. Aktualisht, niveli i prurjeve arrin nivelin e rreth 25 metër kub në sekondë, në një kohë kur mesatarja optimale është në 65 metër kub. Nisur nga kjo, niveli i Fierzës ka prekur shifrën e 277 metrave, nga 295 që është maksimalja. Pavarësisht këtyre shifrave, drejtori i Divizionit të Prodhimit në KESH, Muharrem Stojku, ka garantuar për një situatë normale me furnizim të energjisë elektrike. "Nuk ka asgjë për t‘u shqetësuar. Nivelin e humbjeve nga Fierza do t‘i kompensojmë me importin e energjisë elektrike", tha Stojku dje, për "Shqip". Sipas tij, niveli aktual i Fierzës, i cili është indikatori kryesor për prodhimin e energjisë në vend, është 13 metra më i lartë se viti i kaluar. Aktualisht Fierza është rreth 30 metra larg pikës kritike dhe nëse vazhdohet me këto ritme të prurjeve, nuk do të jetë e largët dita kur kaskada më e madhe në vend të mos ketë mundësi për të prodhuar asnjë kilovat energji elektrike. Shkak i gjithë kësaj situata është bërë thatësira e gjatë që ka shoqëruar vendin në muajt e fundit. Megjithatë, drejtuesit më të lartë të KESH, institucioni përgjegjës për prodhimin e energjisë elektrike, kanë gati një skenar tjetër, që lidhet me rritjen e nivelit të importit.

Importi

Aktualisht niveli i importit në vend ka arritur në masën e 6,4 milionë kilovat/orë në ditë, ndërsa prodhimi regjistron kuotën e rreth 8,5 milionë kilovat orë. Në total, i gjithë konsumi i popullatës shënon nivelin e rreth 15 milionë kilovat/orë në ditë, ndërsa drejtuesit e "Prodhimit" në KESH parashikojnë një rritje të konsumit në sezonin e dimrit në masën e 5 milionë kilovatëve. Por, me prurjet e Fierzës, që në muajin gusht dhe tani që flasim shënojnë kuotën mesatare të 25 metrave kub për sekondë, duket se konsumit të lartë KESH do t‘i përgjigjet duke rritur prodhimin. Për të bërë më të zbatueshëm këtë skenar, Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës është duke përfunduar planin e rishikuar të masave, i cili konsiston mbi të gjitha në caktimin e parametrave të importit. Nuk dihet ekzaktësisht se sa do të jetë masa e rritjes së importit, por zyrtarë të ministrisë parashikojnë një kuotë prej 20 për qind, kjo në varësi edhe të mundësive financiare të korporatës, por mbi të gjitha të çmimit të MW në tregun rajonal të energjisë elektrike. KESH zhvilloi në fillim të verës tenderin me vlerë rreth 77 milionë euro për blerjen e rreth 800 milionë kilovatëve të energjisë elektrike. Në fakt, nga tenderi i hapur ndërkombëtar, KESH siguroi rreth 200 milionë kilovat energji elektrike më pak, me një çmim në total rreth 57 milionë euro.
Prurja në Fierzë-m³/s
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back