Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kriza, fillojnë pasojat. Biznesi ngrin projektet deri në shtator

Kriza, fillojnë pasojat. Biznesi ngrin projektet deri në shtator

1490639336Ecplako.jpg


Marinela Jazoj është fytyra zyrtare e investitorëve te huaj. Ajo thotë se kjo nuk është koha më e mirë për të investuar në Shqipëri dhe arsyet nuk lidhen me të dhënat e ekonomisë.

“Biznesi në këtë kohë është në pritje. Domethënë se nuk është në një fazë ekspansioni, në mënyrë që të jetë i sigurtë se si do të vijojë situata politike dhe ekonomike në vendin tonë. Do të thotë se nga shtatori e tutje biznesi do të jetë më i gjallëruar për vendimet që do të marrë”, deklaron Jazoj.

Pasiguria që buron nga kriza politike konfirmohet edhe nga nuhatësit më të mëdhenj të riskut në ekonomi, bankat.

“Në këto kushte, investitorët mbajnë në vend projektet që mund të kenë dhe bankat kërkojnë që këtë risk potencial ta shndërrojnë dhe ta konsiderojnë në të gjitha politikat, deri në ditën e zgjedhjeve. Kështu që sa më shpejt të mbyllim procesin zgjedhor aq më mirë do të jetë për ekonominë, financat e vendit, bankat dhe biznesin”, thotë Spiro Brumbulli.

Pas disa vitesh të vështirë ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rigjallërimi. Rritja ekonomike u përshpejtua për të tretin vit rresht në 2016-n duke arritur në 3.4 për qind. Por kriza politike e krijuar dhe sidomos rreziku i deshtimit të zgjedhjeve mund të vërë në pikëpyetje rimëkëmbjen.

“Vështirësia që vjen nga kriza politike nuk e lejon vendin të rritet pasi të gjitha teoritë e zhvillimit kërkojnë një funksionim sa më të mirë të shtetit ligjor, të administratës publike dhe një përkushtim më të madh për reformat”, thotë eksperti Arben Malaj.

Por, më shumë se pasojat afatshkurtra, ekspertët i druhen dëmeve afatgjata që kriza politike mund t’i sjellë Shqipërisë.

“Në përplasje të tilla politike ne rrezikohemi nga një risk potencial i lartë, që ndryshe nga vendet e tjera të përfshira nga krizat etnike apo fetare, ndikohet nga populizmi. Dhe ky mbetet risku më i madh, me pasoja më të mëdha sepse e shtrin afatin edhe pas zgjedhjeve”, shton Malaj.

/ Top Channel
 
Jo vetem biznesi por edhe bankat e nivelit te dyte kane pezulluar dhenien e kredive deri ne shtator.
Kjo qe po ndodh me cadren eshte nje farse e madhe qe po behet ne emer te zgjedhjeve te lira ,kur ne fakt lepuri fle diku tjeter. Do jete fatkeqesi e madhe ne rast se kjo parti antishqiptare vjen serish ne pushtet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back