Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

*deliza*

VIP
V.I.P
Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin​

Po lexoja ne nje gazete per krizen financiare qe ka kapluar Greqine. Thuhet se qeverite e vendeve te Ballkanit jane te shqetesuara dhe te brengosura per problemet ekonomike me te cilat po perballet tash e ca kohe Greqia fqinje. Ajo me ekonomine e saj me vlere prej 240 miliard eurosh eshte nje lojtar shume i rendesishem per vendet e Ballkanit, mirepo ne situaten ne te cilen gjendet ajo sot, kercnon ne menyre direkte vendet fqinje - kriza greke mund te reflektohet dhe ne shtetet tjera nepermjet uljes se tregetise regionale, thone analistet. Statistikat tregojne se dy vendet te cilat do humbin jashtzakonisht nga kjo krize jane Maqedonia dhe Shqiperia te cilat realizojne me Greqine importin dhe eksportin me te madh. Analistet potencojne se rizik tjeter qe do vi nga kriza e Greqise per vendet ballkanike do jene dhe investimet ne sektorin bankar. Se cfar pasoja do sjell kjo krize ne Shqiperi dhe ne maqedoni na ngelet te shohim ne muajt ne vazhdim.
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

nje nder ndikimet ne shqiperi do jete humbja e vendeve te punes nga emigrantet qe nuk jane dhe pak ne greqi
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

nje nder ndikimet ne shqiperi do jete humbja e vendeve te punes nga emigrantet qe nuk jane dhe pak ne greqi

pervec kesaj do kete renie dhe tregetia...+ qe dhe popullata, perfshi ketu dhe shqiptaret e greqise, mund te kene humbje dhe nga depozitat neper banka...Nuk dihet sa mund te rezistojene bankat nga kjo krize...
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Avash avash i thuaj atij qe perhap panik
Greqia do ike rrokopupthi vetem per veten e vete
Te pakten ne shqipatreve me shume nga cna ka marre se besoj se do na marre me rrokullisjen e saj
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Kjo eshte nje gje e mire, pasi Greqia do te humbi nga destabilizimi.
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Avash avash i thuaj atij qe perhap panik
Greqia do ike rrokopupthi vetem per veten e vete
Te pakten ne shqipatreve me shume nga cna ka marre se besoj se do na marre me rrokullisjen e saj

Nuk mund te kete pasoja ajo vetem per vete...Do kete efekte negative per te gjithe ato shtete qe kan pas bashkpunim me te..e thash dhe te ajo tema tjeter, cdo gje do varet nga masat anti-krize qe do ndermari greqia dhe sa ajo do ndihmohet nga FMN-ja per tejkalimin e situates.
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Fmn dhe Evropa booll e kane perkedhelur greqine . Greqia ti gjeje vete leket ku u flaku si dhajm qeni duke hedhur miliona euro ne vit per desatbilizimin e shqiptareve , apo pensione fallso per minoritet fallso e te tjera palacolleqe si keto
Une bashkohem me thirrjn gjermane "GREKER TE FALIMENTUAR SHISNI ISHUJT DERI DHE AKROPOLIN":D
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Nuk mund te kete pasoja ajo vetem per vete...Do kete efekte negative per te gjithe ato shtete qe kan pas bashkpunim me te..e thash dhe te ajo tema tjeter, cdo gje do varet nga masat anti-krize qe do ndermari greqia dhe sa ajo do ndihmohet nga FMN-ja per tejkalimin e situates.
Tani varet se si shihen pasojat sepse vec atyre negative do te kete edhe ato pasoja qe quhen pozitive per mendimin tim, megjithse nuk marr vesh nga ekonomia. Nder te cilat humbja e vendeve te punes nga emigrantet nuk mund ti sjelle te keqe shqiperise por vetem mire sepse me ne fund me kethimin e detyruar te forces puntore do te kete edhe konkurence c''ka nenkupton cilesi dhe prodhimtari,nuk do te kete vetem pleq dhe disa te rrinj qe ngrohen ne diell,do te jene edhe ata qe do i kerkojne shtetit te tyre pervec se ti japin.Nese kjo krize do te thellohet me ne fund mund te sjelle ate ''revolucionin'' e munguar ne shqiperi i cili duhet te ndodhte goxha vjet me perpara. Le te shpresojme per kete,megjithse edhe une jam nje nga ata qe do te humbase vendin e punes. Per bankat une nuk e di si funksionon por shteti qe lejon hapjen e ketyre bankave merr edhe garanci ne rast falimentimi, apo jo?
 
Shume endra shikon ti shoku me ate krah fli se do mund te besh dicka ne Shqiperi do besh revolucion sa po brejne greket.....nuk ndryshon mentaliteti Shqiptar do shkosh ti nje cop emigrant ti hash pjesen....
 
Nuk jane endrra o Spartak se nuk kam ndermend ti ha pjesen askujt por duhet te bej me mire se te tjeret qe te mund te ha copen time, eshte e thjeshte, konkurenca e zhvillon nje shtet dhe me i forti mbijeton.
 
Konkurenca eshte nje fjale qe nuk njihet ne Shqiperi si dhe eshte e ndaluar nuk jam i sigurt se eshte apo jo me ligj e ndaluar......
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Tani varet se si shihen pasojat sepse vec atyre negative do te kete edhe ato pasoja qe quhen pozitive per mendimin tim, megjithse nuk marr vesh nga ekonomia. Nder te cilat humbja e vendeve te punes nga emigrantet nuk mund ti sjelle te keqe shqiperise por vetem mire sepse me ne fund me kethimin e detyruar te forces puntore do te kete edhe konkurence c''ka nenkupton cilesi dhe prodhimtari,nuk do te kete vetem pleq dhe disa te rrinj qe ngrohen ne diell,do te jene edhe ata qe do i kerkojne shtetit te tyre pervec se ti japin.Nese kjo krize do te thellohet me ne fund mund te sjelle ate ''revolucionin'' e munguar ne shqiperi i cili duhet te ndodhte goxha vjet me perpara. Le te shpresojme per kete,megjithse edhe une jam nje nga ata qe do te humbase vendin e punes. Per bankat une nuk e di si funksionon por shteti qe lejon hapjen e ketyre bankave merr edhe garanci ne rast falimentimi, apo jo?
Nuk marr vesh shum nga ekonomia,por mendoj se sigurisht do te sjelli deme ekonomike per shqiperine,sepse shumica e emigranteve shqiptare ne greqi mbanin familjet e tyre ne shqiperi dhe nese ne do te kthehemi ne shqiperi gjithcka do te shkoj akoma me keq duke e ditur shum mire te gjithe ne se ne shqiperi nuk ka vende pune....dhe si mendon ti qe gjithcka do te shkoj me mire per shqiperine????
 
Prodhimtari e nderuar Ketrushe, shqiperia nuk prodhon asgje, jane tokat djere sepse me mire djemte tane punojne ne Greqi ndertim se sa te punojne tokat e tyre,pasojat shumicen e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale shqiperia i merr nga vende si Greqia apo Maqedonia.Shqiptaret ne Greqi punojne ne profile te ndryshme pune, nuk eshte se punojne te gjithe ne ndertim,profile ose zanate qe ne shqiperi as qe egzistojne,nuk prodhojme gjerat me elementare per shkak te mungeses te popullsise te afte per pune , meqense i gjetem diku gjetke gati keto pune nuk na u nevojit te perpiqeshim ti vetkrijonim ne shqiperi.Nevoja e ben njeriun te mendoje dhe te punoje me vetmohim, vetem kjo nevoje do te mund te sjelle edhe mbijetesen e me te afteve dhe zhvillimin e nje vendi .
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Shpresojme me te miren per Shqiperine.......
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Shqiptaret te cilet ndodhen ne greqi,per nje cope buke tash nuk e vlen te qendrojne me atje.Te kthehen dhe te punojne tokat e tyre te lena djerre qe i ka mbytyr ferra e driza dhe kane per te pare se shqiperia te shperblen me mire se greqia.Kthimi i emigranteve me shumice nga greqia me dashje pa dashje do te vere ne pozita pune qeverine shqiptare e cila deri tani ka bere palle ariu.Me mire qe cibani grek plasi dhe shqiptaret ta kuptojne mire se sa shume jane vonuar duke lene shtepine e tyre ne pike te hallit per te ndertuar karakantinken greke.Greqia mori fund,ishte nje keshtjelle prej rere qe stuhia e krizes boterore e shembi pa veshtiresi per toke.Greqia tashme ka dale ne ankand.Te dashur bashkatdhetare merni frytet e djerses suaj dhe kthehuni prane atdheut tuaj te dashur.Vetem ketu do te gjeni sigurine dhe qetesine e shume munguar ne shtetin racist grek.Mire se vini ne Shqiperi!
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

shpresojme te mos kete asnje ndikim te keq x shq,se na piu e zeza:(:(
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Tani varet se si shihen pasojat sepse vec atyre negative do te kete edhe ato pasoja qe quhen pozitive per mendimin tim, megjithse nuk marr vesh nga ekonomia. Nder te cilat humbja e vendeve te punes nga emigrantet nuk mund ti sjelle te keqe shqiperise por vetem mire sepse me ne fund me kethimin e detyruar te forces puntore do te kete edhe konkurence c''ka nenkupton cilesi dhe prodhimtari,nuk do te kete vetem pleq dhe disa te rrinj qe ngrohen ne diell,do te jene edhe ata qe do i kerkojne shtetit te tyre pervec se ti japin.Nese kjo krize do te thellohet me ne fund mund te sjelle ate ''revolucionin'' e munguar ne shqiperi i cili duhet te ndodhte goxha vjet me perpara. Le te shpresojme per kete,megjithse edhe une jam nje nga ata qe do te humbase vendin e punes. Per bankat une nuk e di si funksionon por shteti qe lejon hapjen e ketyre bankave merr edhe garanci ne rast falimentimi, apo jo?

Po te ishte Shqiperia nje vend qe do siguronte vende pune se besoj se dikush do ike te punonte ne emigracion...Deri sa Shqiperia njehere per njeher nuk ofron ndonje mundesi me te mire per ta, nuk e shoh krizen ne Greqi si dicka pozitive...Te gjithe kane ikur andej te punojne nga halli e jo nga malli ( apo si ishte kjo se nuk jam shume e sigurte :D )

Nejse per kete ceshtjen e dyte, per punen e garancise ne rast falimentimi, shteti ose me sakte Banka Popullore duhet te reagoje si instance e fundit...ne raste falimentimi, bankat kerkojne kredi nga Banka Popullore dhe ajo me ane te kredive ju ndihmon atyre qe te kthejne dhe te permisojne likuiditetin dhe kontribon ne kete menyre edhe ne shmangjen e perhapjes se panikes bankare, apo sic njihet ne terminologjine ekonomike, menjanon perhapjen e Domino efektit...Gjithsesi banka popullore para se te japi vendimin per dhenien e kredise, ose me sakte para se te vendos ne do ndihmoje banken te shpetojne nga falimentimi apo jo, shqyrton shkaqet qe kane sjell deri tek ajo situate, risheh mundesine per blerjen e asaj banke nga ndonje banke tjeter apo ndonje pjese te aktives se saj...Shteti/banka popullore intervenon ne ate rast kur behet fjale per banka te medha, per banka qe jane = shume te medha per te falimentuar = (to big to fail )....Nje tjeter mundesi per te shpetuar bankant nga falimentimi eshte dhe nacionalizimi i saj nga shteti....Nejse ndoshta te sqarova pak ate qe nuk kishte kuptuar :)
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

FMN: Kriza greke s’mund të përhapet në eurozonë​

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se kriza që ka kapluar Greqinë ne lidhje me borxhin në rritje, nuk ka gjasa të përhapet në vendet e tjera të zonës euro.

Në një intervistë për agjencinë “Reuters”, drejtori i përgjithshëm i FMN-së Domenik Straus-Kahn ka hudhë poshtë spekulimin e tregut nga vende të tjera të eurozonës të futur në borxhe si Portugalia, Spanja apo Irlanda.

Mund të futen në listë të gjitha vendet e eurozonës, që njerëzit të tremben për gjithçka, por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë.Ne kemi një problem me Greqinë, por nuk e kemi një problem të tillë me Spanjën. Me problemin grek duhet të merret eurozona, dhe ajo po e bën këtë. Askush nuk e di çfarë do të ndodhë nesër, por nuk ka arsye për të menduar se edhe Portugalia apo Spanja do të përfshihen nga kriza buxhetore ka thënë drejtori i përgjithshëm i FMN-së, Dominik Straus-Kahn.

kurse shefi i bankës qendrore greke, Jorgos Provopulos u shpreh i bindur se vendi i tij do të arrijë të dalë me anë të mjeteve të nevojshme nga kriza buxhetore që ajo po përballet.

Një skenar ose një ndihmë e jashtme do të ishte e nevojshme jo vetëm për t'u bërë realitet deklaroi ai në një intervistë për ''Financial Times Deutschland'', duke insistuar në masat kurajoze të marra nga qeveria për të reduktuar krizën financiare.

Ndërkohë Greqia ka tërhequr pesë miliardë euro me një përqindje interesi prej 6,3 për qind gjatë një misioni kreditimi që është nënshkruar tre herë.

Në janar ajo ka tërhequr tetë miliardë euro me një përqindje prej 6,1 për qind.

Provopoulos ka pranuar se këto para ishin marrë me një çmim shumë të lartë dhe se kjo nuk do të vazhdojë për një kohë të gjatë, por sipas tij kostot do të ulen në rast të marrjes së një kredie të re.

Mëgjithatë bëhet e ditur se Greqia do të ndërmarrë brenda këtij viti një program për marrjen e 54 miliardë eurove.

Aktualiteti​
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Bankroti i Greqisë falimentim për bankat gjermane​

Bankrotimi i Greqisë do t’i shkaktonte miliarda euro dëme bankave gjermane, ka tërhequr vërejtjen drejtori i Deutsche Bank, Josef Ackermann.

Sipas të dhënave zyrtare, bankat gjermane janë huadhënësi më i madh i Greqisë me 43 miliardë dollarë amerikanë.

Ackermann ka tërhequr vërejtjen se bankat gjermane do të kenë probleme të mëdha nëse nuk i ndihmohet Greqisë.

Më së shumti do të goditeshin bankat që punojnë me shtetin grek: Commerzbank, Eurohypo dhe HypoRealEstate.

Ackermann ka theksuar se Deutsche Bank, ndonëse më e madhja në Gjermani dhe tregtari më i madh me valuta në botë, është shumë pak e angazhuar në Greqi.

aktualiteti​
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

kriza esht pershkruar nga Shitsi i Madh ne Lojen me Pasoj,,,para gati 2 vjetesh!!!!!! Dikush nuk beson ne ato qe thuhen ne lojen me pasoj,,,por ajo esht e mbyllur figurativisht,,dhe pasojat vazhdojn per gjithshka qe esht shkruar mbrenda 99 postave te Shitsit,,,dhe per 99 vjet,,,Shqipria do te triumfoj si poezia Kodi.

njerzit kerkojn shkaqet e atyre qe po ndodhin,,,dhe mund tju gjejn edhe fillin praktik,,,,por shkaku i vertet esht rrebelimi i natyres Shqiptare:

Shqipri Oj Nan,

Shqiperi o nena ime,,ne skemi per te len,
armiqve ku do jan,,ferrin kemi per tju dhen,
kjo esht agresive thuj,,te fala komshive,
sidomos slleverve,,,,,grekve dhe shkive,
kjo dot jet e fundit,,kjo dot jet e para,
qe do perfundoj dhe sdo kemi mbrapa gara,
Ne dor kam un zarat,,pasqyryj tpaparat,
sme habisin larat,,,kur shoh te palarat,
djathtas majtas ne secilen an,
tkonsiderojn si Rrugaçe,,e jo ma si Nan,
tash e mora lojen,,tash po hapi gojen,
tash I LIR,,,,,,planifikoj pasojen,

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

BE: 30 miliard euro për shpëtimin e Greqisë

BE mbështet Greqinë. Në samitin në Bruksel 16 shtetet e eurogrupit ranë dakord për një plan emergjent gjermano-francez për vendet e eurozonës në vështirësi. Në këtë mënyrë u jepet fund spekullimeve për falimentimin grek.

Kthesa erdhi më parë nga ç'pritej dhe Angela Merkel ka arsye të jetë shumë e kënaqur.

Propozimi gjermano-francez, të cilin e aprovuan të gjithë anëtarët e eurogrupit, parashikon një pjesëmarrje të FMN-së në kreditë e mundshme për Greqinë e zhytur në borxhe përveç parave, që do të vinin në dispozicion vendet e BE-së. Deri para pak kohe Gjermania ndodhej e izoluar me kërkesën për pjesëmarrjen e FMN-së.

Kryeministri grek Jorgos Papandreou u shpreh kështu Evropa ka bërë një hap të madh, sot ne kemi marrë një vendim jo vetëm për Greqinë.

Edhe presidenti i ri i Këshillit të BE-së, Herman Van Rompuy, i cili drejtoi për herë të parë zyrtarisht një samit të BE-së, u shpreh i kënaqur në lidhje me kompromisin.

Plani ndryshe nga një fond evropian ndihme nuk cënon legjislacionin aktual të BE-së. Rëndësi në këtë moment ka një mesazhi i qartë politik nga Bruksel, tha Van Rompuy, duke shtuar se eurozona asnjëherë nuk do ta linte në baltë Greqinë.

As për Greqinë dhe as për vendet e tjera të eurozonës në vështirësi nuk është interesante hyrja në fuqi e planit të emergjencës. Kushtet, me të cilat do të lidheshin kreditë e mundshme janë të rrepta. Së pari të gjitha vendet e euros duhet të aprovojnë njëzëri, që një vend nuk mund të marrë më kapital të mjaftueshëm në tregun financiar.

Po qëse FMN dhe vende të tjera evropiane do të jepnin para, përqindjet nuk janë të subvencionaura , pra para e shtrenjtë. Por ky mekanizëm duhet të përdoret vetëm në rast absolut emergjent dhe pas vendimit unanim të eurogrupit. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy tha Marrëveshja që kemi arritur është në rradhë të parë e natyrës preventive, synimi është natyrisht, të mos lejojmë që plani të ketë nevojë të zbatohet.

Në rastin e Greqisë shuma e kredisë vlerësohet të jetë deri në 30 miliardë euro.

FMN-ja nuk do të merrte përsipër as gjysmën e saj, por asnjë në Bruksel nuk mendon se plani i emegjencës do të hyjë me të vertetë në fuqi.

Edhe Jean-Claude Juncker, shefi i eurogrupit, beson në kursin e reformave të grekëve. Programi grek i konsolidimit është aq i besueshëm, saqë nuk është nevoja për asnjë lloj ndihme, por ne duhet të binim dakord për një instrument, për rastin, sikur tregjet finaciare të mos pranojnë arsye ka thënë Juncker.

Tregjet duhet të qetesoshin tani megjithë kurset e euros në rënie, me qëllim që në të ardhmen të veprohet më mirë me krizat, si ajo e Greqisë, politikanët kryesorë në Bruksel ranë dakord edhe për një udhëheqje ekonomike evropiane.

Kjo duhet të përbëhet nga anëtarët e Këshillit Evropian, nga të 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të BE.

Nga rasti i Greqisë duhen nxjerrë mësime, tha kancelarja gjermanen Angela Merkel.

Në cilat rrethana dhe kur ndjehemi se jemi përgjegjësi, dhe ne duhet të vrasim mendjen, dhe për ketë unë do të kujdesem, çfarë mësimi nxjerrim ne nga kjo situatë, sepse në fakt ne nuk duhet të arrijmë në një situatë të tillë është shprehur Merkel.

Eurogrupi do të arrijë tani një kontroll të përmirësuar të buxheteve të vendeve të BE-së nën drejtimin e prsidentit të përhershëm të Këshillit Herman Van Rompuy një grup pune do të paraqesë deri në fund të vitit propozimet konkrete.

Në grup do të bëjnë pjesë përfaqësues të shteteve anëtare, të komisionit të BE-së dhe të Bankës Qëndrore Evropiane.(dw/aktualiteti)
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

normale qe kriza greke do ta ndihej shume shqiperia ......................nga ato qe permenet pak me larte .....................po dhe evropa nuk do ta linde ne balte greqine se nje falimentim i nje shteti evropioan d.mth dobesime i eures dhe nje forcime i dollaroite dhe do ishte nje katastrofe per ekonomine evopropiane ........
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Greqia u shpëtua - por për stabilitetin e vazhdueshëm të euros duhet punuar

Për shkak të stabilitetit të Euros ndihma financiare për Greqinë ishte e pashmangshme. Por në të ardhmen nevojitet në të vërtetë një menaxhim largpamës i krizës, mendon në komentin e tij Christoph Hasselbach.

Një ndihmë financiare për Greqinë ndoshta nuk do të jetë fare e nevojshme dhe ajo është vetëm mjeti i fundit, që do të përdoret, thoshte pak kohë më parë kancelarja gjermane Angela Merkel. Kështu që është e çuditshme, se sa shpejt erdhi ajo ditë. Gjermanët dhe të tjerët shtrëngojnë tani dhëmbët dhe pajtohen të paguajnë.

Natyrisht që kjo ndihmë nuk ndodh me qejf.

Një vend ka jetuar përtej mundësive të tij për dekada të tëra. Ai ka ndryshuar rregullisht shifrat dhe ka paraqitur të dhëna të rreme në Bashkimin Monetar. Dhe tani të tjerët duhet të ndërhyjnë për ta shpëtuar atë. Ku po mbetet shtytja për t'u përmirësuar jo vetëm për Greqinë, por edhe për kandidatet e tjera josolide si Irlanda, Portugalia, apo Spanja?

Deri tani kanë mbyllur sytë

Megjithatë siç duket Komisioni dhe vendet e tjera të Euro-Zonës për një kohë të gjatë nuk deshën të dinin saktë, se çfarë po ndodhte me të dhënat ekonomike greke. Dhe gjermanët nuk ishin të vetmit, që në kohën e futjes së shfrenuar në borxhe, po eksportonin me shumicë mallrat e tyre për në Greqi. Nga ana tjetër janë pikërisht gjermanët ata, të cilët kanë shumë arsye për të ruajtur stabilitetin e Euro-Zonës.
Koncepti i përgjithshëm ekonomik i tyre qëndron dhe bie me stabilitetin në Euro-Zonë.

Por puna nuk përfundon vetëm me një aksion shpëtimi. Kjo për faktin se pa reforma strukturore në Bashkimin Evropian kriza e radhës ndodhet në prag të derës. Përse nuk është përparuar deri tani me kontrolle më të fuqishme në tregjet financiare? Përse ashtu si më parë disa agjenci për vlerësimin e bonitetit mund të vendosin me vlerësimet e tyre për të mirën dhe të keqen e mbarë ekonomive kombëtare? Përse taksapguesit shpëtojnë në të vërtetë bankat, vetëm që ato pastaj të vazhdojnë spekullimet kundër shtetit? Siç duket puna lobiste e sektorit financiar po funksionon për mrekulli.

Thyerja e tabusë së përjashtimit opcion shpëtimi?

Por edhe brenda Euro-Zonës duhet të ndryshojë diçka. Themelimi i Bashkimit Monetar ka qenë në radhë të parë një vendim politik, ndërsa në radhë të dytë një vendim ekonomik. Ai ishte menduar si një projekt për kohët e bukura. Tani në një kohë me stuhi, e cila po zgjat qe prej një kohe të gjatë, gati askush nuk çan kokën për rregullat e stabilitetit. Në të ardhmen shkëmbimi i ndërsjelltë i informatave mes vendeve të BE-së duhet të jetë shumë më i mirë, në mënyrë që krizat të parandalohen me kohë. Përveç kësaj politikat ekonomike të vendeve të BE-së duhet të ingranohen më ngushtë me njëra-tjetrën. Dhe edhe pse në rastin aktual është një tabu, në të ardhmen duhet të jetë i mundur përjashtimi i përkohshëm i një vendi nga Bashkimi Monetar.

Bashkimi Evropian e tejkaloi mirë pjesën e parë të krizës financiare, për shkak se ai veproi i bashkuar dhe me vendosmëri. Ai ka shumë arsye, që të mësojë nga kjo. (Deutsche Welle)

aktualiteti
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Kriza greke dhe tronditja e Evropës​

Hajro LIMAJ

Greqia, vendi i parë i Bashkimit Evropian që ngriti lart duart e falimentimit, pranoi paketën e masave që mund t’u japë rrugë problemeve sociale shumë serioze dhe mori garancinë e ndihmës nga jashtë të 110 miliardë eurove. Nga këto 30 miliardë euro do të vijnë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe 80 miliardë nga vendet e eurozonës së Bashkimit Evropian. Kjo gjendje përbën sulmin më të egër në historinë moderne të Greqisë dhe shumë analistë e vlerësojnë se do ta kthejë atë të paktën 20 vjet mbrapa. Por vendet e Bashkimit Evropian mundën të ndërhynin ndaj krizës greke pas tre muajsh. Falimentimi grek, i cili e tregoi veten në muajin shkurt, në fakt njoftonte se do t’u bëhej pjesë edhe shumë vendeve të tjera evropiane, por kancelaritë evropiane u munduan që çështja të mbahej me vendosmëri e kufizuar me krizën greke, prandaj vendet e Bashkimit Evropian e morën me vështirësi vendimin e mësipërm. Përvoja e vitit të kaluar me përjetimin e falimentimeve të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk u zgjoi vigjilencën dhe për më tepër Evropa nuk mundi të merrte qëndrim të përbashkët.

Ekonomisti i njohur Keneth Rogof kishte deklaruar se për arsye të borxhit publik brenda një kohe të afërt “pritet falimentimi i disa vendeve”. Që këto vende do të ishin Greqia, Portugalia dhe Spanja, pothuajse ishin të përcaktuara. Kur sytë u kthyen nga Greqia, kriza e këtij vendi paraqiste mundësinë e fshehjes së krizës që ndodhej brenda hapësirës së madhe të euros. Në fakt, gjendja e disa vendeve nuk ishte e ndryshme nga gjendja e Greqisë. Në radhë pas saj ishin Portugalia, Spanja dhe Italia.

Kriza ekonomike globale, ose më saktë kriza sistematike globale, ishte parashikuar shumë më shpejtë se do ta trondiste thellë Evropën në mesin e dytë të vitit 2010. Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, për ta qetësuar kryeministrin e Greqisë Jorgo Papandreun, që dëshironte ta mbështeste nga Moska, tha: “Situata e Amerikës nuk është më e mirë nga ajo e Greqisë. Të gjithë ne e dimë se kriza ekonomike globale nuk filloi as në Greqi, as në Rusi dhe as në Evropë. Ajo erdhi te ne nga krahu karshi oqeanit...” Kështu që thënia amerikane dhe evropiane se “kriza është vetëm në Greqi” nuk ishte shumë e besueshme. ثshtë pak të thuhet se u trondit sistemi që u krijua pas vitit 1945 nga Amerika dhe Anglia. Këtë tashmë kanë filluar ta pranojnë analistët dhe ekonomistët botëror. Përpjekjet për ta mbuluar këtë krizë me ekonomitë e vendeve të vogla si Greqia dhe Portugalia, sa mund të vazhdonte? Mund të duken shumë ditët e sotme dhënia e 110 miliardë dollarëve Greqisë, por nga fundi i vjeshtës parashikohet që për shpëtimin e zonës së euros do të mund të nevojiten triliona dollarë…

Kjo krizë i kapërceu të gjithë kufijtë. Protestat e Athinës u kthyen në një përleshje të përgjakshme. Kriza greke filloi kërcënimin e vendeve të eurozonës dhe të shpërndahej drejt tyre si një virus ngjitës, prandaj ajo tashmë nuk përbën vetëm një problem të Greqisë. ثshtë një problem mbarë evropian, prandaj ditët e fundit Brukseli ka kaluar në gjendje të jashtëzakonshme. Mbledhjet e kryeministrave dhe të ministrave të financave ndjekin njëra-tjetrën. Qëllimi i tyre është përcaktimi i masave urgjente për të mos lejuar thellimin e kësaj krize në Portugali dhe Spanjë, por të mos futet në rendin e ditës edhe për Italinë.

Po Greqia a mund të shpëtojë nga kjo mbështetje financiare e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar? Kjo do të varet nga menaxhimi dhe sjellja e vetë Greqisë. Përdorimi i kujdesshëm i kësaj pakete nga qeveria e Papandreut, braktisja e jetës së rehatshme nga populli grek dhe shtrëngimi i rripave të tyre përbën rrugën e vetme të rimarrjes së vetes. Për këtë qeveria e Papandreut duket e vendosur. Realizimi i kushteve që ka ekspozuar Athina nuk i lënë alternativë tjetër. Në të kundërt shteti fundoset. Për këtë arsye vendet e eurozonës po miratojnë me shpejtësi në vendet e tyre mbështetjen financiare ndaj Greqisë, që për çdo shtet do të jetë në masën e mëposhtme: Franca – 16,77 miliardë euro, shumë të cilën do t’ia sigurojë Greqisë gjatë tre vjetve në vazhdim me një kredi prej 3,9 miliardë eurosh çdo vit; Italia – 14,74 miliardë euro; Spanja – 9,79 miliardë euro; Holanda – 4,7 miliardë euro; Belgjika – 2,86 miliardë euro, Austria – 2,29 miliardë euro; Portugalia – 2,06 miliardë euro; Finlanda – 1,46 miliardë euro; Irlanda – 1,31 miliardë euro; Sllovakia - 820 milionë euro; Sllovenia - 390 milionë euro, Luksemburgu - 210 milionë euro; Qiproja Jugore - 160 milionë euro; Malta - 70 milionë euro. Pra, e gjithë Evropa e bashkuar po nxjerr mësime nga zhvillimet në Greqi. Këto nuk janë luftëra identitetesh, por luftëra ekonomike, që ndoshta këtë qindvjeçar do ta godasë Perëndimin me forcën që nuk parashikohej. Dhuna që përshiu ditët e fundit Athinën, është një alarm i fuqishëm për të gjitha zhvillimet ekonomike botërore. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare duhet të jetë shumë ekzigjente në uljen e borxhit të jashtëm dhe borxhit publik, i cili me qeverinë “Berisha” vitet e fundit ka pësuar rritje të dukshme. Shtoji kësaj edhe krijimin e një klase që pasurohet padrejtësisht nëpërmjet korrupsionit dhe krimit ekonomik, që ka krijuar alergji te shumica e popullsisë në vështirësi.

Por të kthehemi përsëri tek Evropa, që po tronditet dhe që politikanët tanë e propagandojnë si parajsën e integrimit të shqiptarëve, pa u shpjeguar atyre fare vështirësitë me të cilat do të përballen. Borxhi i përgjithshëm i Greqisë, që është vendi i parë që falimentoi në Evropë, është 236 miliardë dollarë, ndërsa i Portugalisë 286 miliardë dollarë. Spanja, që lëkundet në këto dallgë dhe mund t’i ngjajë Greqisë, 1,1 trilion dollarë. Borxhi i Italisë, që gjendet në bregun e krizës së re, përballet me 1,4 trilion dollarë borxh. Për këtë arsye opinioni i gjerë mendon se cila do të jetë e ardhmja e Bashkimit Evropian të tronditur ekonomikisht.

Për analistët politikë dhe ekonomikë kjo krizë nuk është thjesht ekonomike, por është krizë sistematike, e cila do t’i hapë rrugë rënies së peshës aktuale të shumë vendeve aktore. Kjo do t’u hapë rrugë rrëshqitjeve të forcës globale dhe zgjidhjeve gjeopolitike. Do të jetë shkaku i rënies së disa shteteve dhe i lindjes së aktorëve të rinj evropianë dhe botërorë.

Greqia tani ka ardhur në gjendjen e Lehman Brothersit të Evropës. Nga vjeshta priten dallgë më të fuqishme. Këtë e kanë kuptuar mjaft mirë politikanët dhe ekonomistët e Evropës Perëndimore. Prandaj po punojnë të përcaktojnë një paketë të ndihmës urgjente, e cila do të mbërrijë në 750 miliardë dollarë. Për këtë paketë Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se do të forcojë dhe mbrojë euron, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të zonës së euros të forcojnë financat e tyre publike. “Duhet të sulmohet problemi në rrënjë dhe të luftohen me të vërtetë shkaqet e tensioneve që rëndojnë aktualisht mbi monedhën unike evropiane", - deklaroi ajo, duke shtuar nevojën e konsolidimit të buxhetit të të gjitha vendeve të zonës së euros. Në kuadrin e këtyre masave Spanja dhe Portugalia gjatë vitit 2010 dhe 2011 kanë përllogaritur kursimet më të mëdha, të cilat do të kenë për objektiv ruajtjen e stabilitetit të tregjeve. Kjo paketë ndihme financiare e paprecedentë në historinë e kohëve të fundit evropiane përfshin hua dhe garanci nga vende të zonës së euros si dhe hua të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Këtë krizë kaq domethënëse dhe pasojat afatshkurtër dhe afatmesme në vendin tonë e trajtojnë shumë pak politikanët dhe ekonomistët tanë. Ata punën e tyre e kanë kthyer në interesat dhe çështjet ditore, pa studiuar, parashikuar dhe programuar rreziqet që mund të na kanosen.
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Populli grek nuk jan ne rjedhe te jetes e as nuk kan guxim te perballen dot me realitetin. Greqia eshte i vetmi shtet ne BE ku 300 deputete marin 16 rroga mujore ne vit ( te pakten kshtu kam lexuar ).Greqia eshte i vetmi vend ne Evrope ku firmat e taksive dhe shume biznese te tjera si kto punojne pa fatura pa taksa sepse nuk i kerkon askush. Pastaj kur vdes nje gjeneral i ushtrise, po pat ndonje vajze te pamartuar dhe nqs ajo preferon te mos martohet kurre, do mari penzion deri ne fund te jetes. Dmth mjafton te bashkjetoj pa deklaruar martese dhe pa prek pune me dore do te jet me rroge pergjithmone.
Dhe ai budallalleku me i madh eshte se ne Greqi te jesh spiker televizioni njihet si " pune e veshtire dhe teper e rende per shendetin " , andaj keta fitojne pension te parakoshem.
Duke pas parasyshe se kriza e Greqise ka prek edhe disa shtete per rreth, dhe nese ata te FMN-se do ta kerkonin mendimin tim si te nxirren kto vende nga kriza, gje qe sdo ta kerkojne kurre por thjesht po imagjinoj kot, un do t'ju pergjigjesha shume thjesht : Te nxirret Greqia nga BE se as qe ka merituar ndonjeher te jet pjes e saj.
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Po lexoja keto dite qe qeveria Greke ka deklaruar qe do vazhdoj me pivatizimin e disa ndermarjeve te medha me qellim zvoglimin e borxhit. Kjo gje eshte kerkuar edhe nga nderkombtaret si shenje qe Greqia te tregoj perpjekje qe ta zbus krizen dhe te zvogloj deficitin monetar. Deri sa nuk zgjedhet kjo ceshtje besoj qe do vazhdojne implikacionet negative qe sjell kjo krize per vendet e rajonit. Psh me Maqedonine Greqia realizon tregetine me te madhe, pas Gjermanise dhe natyrisht qe kjo situate pasqyrohet negativisht dhe ne bilancet e Maqedonise.

Eshte shume e lehte te hysh ne destabilizacion ekonomik, eshte shume me e veshtire te kthehesh ne stabilitet! Destabiliteti kushton shume!
 
Titulli: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

o burra te shesim hidrocentralet
 
Pe: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Po punoja per nje punim keto ditet e fundit qe kishte te bente me krizen ne Greqi. Mora mundimin perktheva dicka se ndoshta dikujt mund ti interesojne keto fakte dhe numra.

Pak kohe me pare, Norvegjia dhe Britania e Madhe terhiqen nga vendimi per ta finansuar dhe ndihmuar Greqine ne daljen sa me te shpejte nga kriza. Arsyeja eshte se Athina eshte treguar jo sa duhet serioze ne permbushjen e obligimeve dhe detyrimeve qe i takonin. Britania e Madhe eshte terhequr me pretekstin se eshte kunder asaj qe te shfrytezohente gjitha mehanizmat financiar te Bashkimit Europjan per ta ndihmuar Greqine dhe ekonomine e saj. Sipas saj behet fjale per nje problem qe duhet ti preukupoje vetem vendet tecilat bejne pjese ne eurozone (qe gjithsejt jane 17) dhe jo te gjitha 27 shtetet antare te Bashkimit Europian.
Sipas hulumtimeve dhe analizave te kryera se voni nga Bloomberg rezulton se 85% e ekonomisteve dhe investitoreve besojne qe Greqia do bankrotoje duke mos qene keshtu e afte te paguaj borxhin e saj.

Ekonomsitet vlersojne qe pasoje me serioze nga kriza greke mund te kene bankat greke qe punojne ne vendet ne rajon. Eshte me se e natyrshme qe bankat ame te Greqise te fillojne te terheqin kapitalin nga ekspoziturat e tyre qe gjenden ne vendet e rajonit duke bere keshtu qe edhe ato te jene me pak likuide dhe te percjellin efektet negative ne vendet ne te cilat punojne. Me te ndjeshme ndaj ketij riziku shihen ato banka qe jane me shume te ekspozuara ndaj borxhit grek. Te njejtat nje kohe te gjate kane bere financimin e ekonomise greke duke blere letrat me vlere te shtetit te cilat per momentin kane humbur shume nga vlera e tyre.

Me kerkese te BE-se, FMN-se dhe BQE, Greqia deri ne vitin 2015 duhet te privatizoj shumecka qe gjendet ne pronesine e shtetit dhe ate me vlere rreth diku 50 miljard euro. Ne shitje eshte vene thuajse cdo gje qe eshte ne pronesi shteterore, duke filluar nga aeroportet, portet e ndryshme, monopolet e sektorit energjik, posta nacionale, operatori i telekomunikacionit, akcionet qe posedon shteti ne dhjetra banka greke, disa mijra kilometer rruge dhe mijra hektar toke duke perfshi ketu dhe nje pjese te mire te bregdetit te bukur grek. Per te qene gjerat dhe me pak ne favor te grekve, shumica e ndermarjeve shteterore qe per momentin jane vene ne shitje kane disa vite me rradhe qe u ofrohen bleresve dhe investitoreve te ndryshem por nuk rezulton te kete bleres te interesuar. Nga viti 2000 e ketej, me ane te privatizimit Greqia ka arrite te mbledh vetem 10 miljard euro. Tani asaj i duhet te mbledh pese fishin e kesaj shume dhe ate per kohe dy here me te shkurte.

Borxhi i jashtem grek ka arrit vleren prej 340 miljard euro, qe eshte 160% e bruto porodhimit vendor te vendit. Papunsia tek popullata me re llogaritet te jete mbi 40% ndersa pagat e puntoreve ne dy vitet e fundit jane zvogluar per rreth 20%. Pas shpalljes se masave dhe reformave qe do ndermer qeveria greke, ajo do duhet te shkurtoje/ti zvogloje shpenzimet buxhetore per 28 miljard euro si kusht qe asaj ti jepet ndihma e dyte e premtuar nga BE dhe FMN ne vlere prej 120 miljard euro. Vetem para nje viti Greqia u ndihmua me 110 miljard euro po nga FMN-ja.

Qe te zvogeloje borxhin per 80%, Greqia duhet te arrij ritje ekonomike vjetore prej 4% ne 18 vitet e ardhshme.

Pritjet e FMN-se per kete vit jane qe Greqia te kete renie te ekonomise prej 3,9% dhe jo prej 3% ashtu sic u tha dhe u parashikua me heret. Borxhi publik pritet ne vitin 2012 te arrij nje rritje tjeter rekorde prej 172% nga bruto prodhimi vendor.
 
Pe: Kriza ekonomike ne Greqi rrezikon te destabilizoje rajonin

Ja do ju vime dhe ne Jorgot andej te behemi shume :D
 
Back
Top