Kriza ekonomike 2008 ne Europe

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Gjate kesaj periudhe ku c'do gje duket sikur po mbytet, viktimat kapen tek i vetmi shans i mbetur, Plani Paulson.

Situata ka ikur krejt nga duart. Ne harkun e nje dite kemi hasur nacjonalizimin e 3 kompanive ne Europe: Fortis, B&B, Banca Irlandeze dhe nje banke hipotekare ne Gjermani.
Problemi qendron se renia e ekonomise europiane nuk eshte e lidhur vetem me krizen ekonomike qe ka shperthyer ne tregun amerikan por per shkak te tregjeve te brendshme europiane.
Bankat nuk kane me besim tek njera tjetra, dhe sistemi financjar po shkaterohet dale ngadale si kullat e 11 shtatorit.

Plani Paulson nuk eshte me i shendoshi: do bien "deshmore" shume te pasur dhe shume mite te se shkuares, nder te cilet supremacia e finances dhe rregullave amerikane.

Kjo krize ka arritur nivele te paperballueshme dhe nacjonalizimi i tyre nuk do sjelle me shume para, thjesht do nxjerre ne pah papastertite dhe bemat qe karakterizonin tregjet europiane me sistemin amerikan ne krye.
 
Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Po degjoja pak para nje analize.Kishin abuzuar me derivatet shume banka.

P.s. Ndoshta bej tezen per kete krizen e sistemit financiar.:D
 
kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Per cfare krize behet fjale :ciaoo: Apo paskan vendosur keta te pasurit qe manipulojne ekonomine boterore qe te dyfishojne pasurine :ciaoo:Do kaloj edhe kjo, grip eshte :ciaoo: ne vitet '14 te shekullit te kaluar nje veze pule kushtonte afer 18 miliarda marka Gjermane :gjujpeshk:
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Behet fjale per ndryshimin total te sistemit dhe strategjive financjare.
Po ndryshon nje ekonomi e tere, dhe kjo krize nuk do godase vetem asetet istitucjonale te tregut ekonomik por edhe asetet e Shteteve.
Nese shperthen kriza (sic mendohet) do ndryshojne te gjitha sistemet governuese.

Ndryshimi do jete fatal per shume te pasur por sipas mendimit tim do i japi nje dore te varferve (gjithmone nese kane intuiten dhe inteligjencen per te ndryshuar dicka).
Pra do jete nje ndryshim total i shoqerise.
 
krutonja

Anëtar Aktiv
Eshte shume e rrezikshme. Nuk di gje rreth Europes por ketu ne Amerike cdo dite po flitet rreth rrezikut se nje depresioni te dyte te madh, gje qe do te shkaterroje bursen. Pardje Dow Jones ra ne piket me te uleta per nje dite ne histori, por u ngriten pak dje, se Kongresi nuk ishte ne seance. Gjithsesi, situata eshte shume delikate. Tek ne kriza qendron ne faktin qe jane ngrire mundesite per te marre para hua nga bankat per bizneset...dhe nqs bizneset s'marrin leke, do te detyrohen te heqin njerez nga puna per te arritur pagesat e faturave mujore. Gjerat po shtrengohen cdo dite e me shume.
 
Gigolo

Anëtar i ri
nje gje e thjeshte eshte se per ta vuajtur kete gje jane vetem popullsia puntore.. dhe jo te pasurit... nje gje absurde gje degjova dje ketu ne itali duan te vejne takse per shiun qe bie ... nga qe eshte uje i paster fare... me thoni eshte normale kjo gje dhe vete nuk arrij ta konceptoj qe ne fatturen e dritave te paguj dhe shiun qe bjen....
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
Europianet po mblidhen te gjithe bashke per te pare cfare manovre te bejne me pas per ekonomine amerikane.
Edhe ne tregun tone shifrat po bien ndjeshem, dje bursa e Milanos pati humbje te medha qe nuk parashikoheshin, eshte ne rrezik Unicredit e cila humbi 700 miliarde $ per nje cast nga bilanci i saj.
Vetem "thesari i shtetit" mund te ndihmoje sadopak te anashkaloje krizen boterore, po edhe kjo nuk e di sa do ndihmonte ekonomine boterore.
Nacjonalizimi i industrive apo shoqerive do ndryshonte c'do gje, Shtetet do kishin akoma me shume fuqi edhe mbi ekonomine e tregut, pra do kishte me shume fuqi edhe mbi privatet.
 
Loyalty

Anëtar i Nderuar
nje gje e thjeshte eshte se per ta vuajtur kete gje jane vetem popullsia puntore.. dhe jo te pasurit... nje gje absurde gje degjova dje ketu ne itali duan te vejne takse per shiun qe bie ... nga qe eshte uje i paster fare... me thoni eshte normale kjo gje dhe vete nuk arrij ta konceptoj qe ne fatturen e dritave te paguj dhe shiun qe bjen....

Gigolo nuk e di nga i merrni keto informacjone, por mund t'ju siguroj qe po rra sistemi bankar, te paret qe do shkojne ne shtepi jane punetoret, po manager-at nuk do dalin palagur!
Ka shume klauzola qe lene edhe ata pa lek!
Mos kujto se te pasurit dalin palagur nga kjo gje.
Ulja e vleres se lekut ndodh per te gjithe, dhe nuk eshte e thene qe te pasurit ngelen te pasur, perkundrazi, ulja e vleres per blerjen e aksioneve per ta eshte humbje, se i bie te blejne aksione me cmim te larte dhe i bie ti shesin me cmim qesharak.

Eshte si te blesh nje shtepi 100€ sot dhe ta shesesh 10 € neser...Nuk e di sa me kupton!
 
emiljano

Antarë
Edhe nje here u tregua pangopesia e Njeriut te sistemit Kapitalist. Bankjeret te etur per te pasur sa me shum Rendite kane neglizhuar Kodin Moral dhe kane perdorur edhe mjete kriminele per te arritur qellimin e tyre me cdo kusht. Kapitalizmi, Tregu i lire, Deshira per te pasur sa me pak Shtet dhe sa me pak kerkesa ligjore kane deshtuar ne te gjitha drejtimet. Kriza ne te cilen ndodhet bota financjare dhe shnderrimi i saje ne nje Krize ekonomike Boterore, ka zera qe thone qe nje e tille nuk eshte pare qe prej 80 Vjetesh.
Bankjeret, Manageret dhe Pasaniket; pikerisht keta qe gjate gjithe viteve kane predikuar“Tregun e lire“, „Shteti te mos fuse hundet ne punet e Privatit“ jane po ata qe ne ditet e kesaj krize therrasin me ze te larte ne drejtim te Shtetit dhe kerkojne ndihmen e tije. Ndihma dhe sigurimi financjar qe po i pergatit qeveria amerikane Sistemit bankar Amerikan eshte nje Deklarate e fundit te tregut te Lire eshte nje deklarate e deshtimit te Sistemit Kapitalist. Menyra e pamoralshme se si kane spekulluar Bankjeret i perngjane lojes se Bixhozit. Te tilla metoda jane per njerzit e thjeshte te paimagjinushme.
 
Trendelin

FULL OF PATOS
Po degjoja pak para nje analize.Kishin abuzuar me derivatet shume banka.
P.s. Ndoshta bej tezen per kete krizen e sistemit financiar.:D

Bianca nese tezen do ta besh mbi kte krize ateher them se duhet te maresh parasysh dhe disa dimensione te tjera te ketij fenomeni, perderisa nuk ishin vetem derivatet qe sollen kte krize.

Ne fakte "harrohet" per spekullimet financiare te gjeneruara nga kontratacionet mbi naften ("grezza"... puro?? si perkthehet kjo?) dhe ato mbi dritherat. Cmimi i naftes arriti deri ne 150 dollare per fuci duke u rrezuar totalisht "pak" kohe me von ne me pak se 80 dollar, kurse cmimi i grurit ra gati 50% nen cmimin e tij historik me te larte. Pra, je ne gjendje te kuptosh se cfare permasash ka kjo fllusk spekullative ne kto tregje dhe se si arriti te influenconte sistemin bankar.

Nejse, historia eshte me e thelle nga cfare duket, por ma mer mendja se nese ben tezen mbi kte ke per ta analizuar dhe do na shpjegosh dhe neve me von pastaj! :D Ajd, me dore te mbare pra neo-doc! :D
 
Nuk e zgjata me shume mendimin tim me lart,por sigurisht qe kam marre parasysh keto qe ke thene ti e shume gjera te tjera akoma...Fankju sdq...:ciaoo:
 
korado

President
jam i bindur se nje zgjidhje do te kete,duhete te mbajme syte tek plani i administrates bush,pastaj neqoftese nuk ka per te dale as ky,atehere Amerika duhet te veproje ndryshe.Si ka mundesi qe superfuqi e shek.XX eshte ne krize?Kjo duhet ta impulsoje Ameriken dhe te beje perpara!!!
 
Top