Kristinë Elezaj: Ndjehem krenare që jam shqiptare...

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
E egër, zbavitëse, sanguine, e guximshme… Këto janë disa nga përcaktimet që do t`i shkonin për shtat Kristinë Elezajt. Këngëtarja e njohur në Amerikë për hitet “Souvenirs” apo “Let you know” është me origjinë shqiptare, fakt të cilin jo vetëm s`e fsheh, por e pohon me krenari. E cilësuar si një femër me stil, Elezaj ka realizuar foto për revista të famshme në Amerikë. Ajo është cilësuar nga revista “Billboard” si një miks midis Britney Spears dhe Rihanna-s.
Gjithçka nisi (aspak)rastësisht…
Ndonëse Kristinë ëndërronte të bëhej këngëtare, prindërit e kishin ndaluar të merrej me muzikë deri ditën që të përfundonte shkollën e mesme. Kur kjo ditë erdhi, babai i saj, iu drejtua për ndihmë dhe këshilla mikut të tij, këngëtarit legjendar amerikan, Nick Ashford. Për herë të parë Elezaj këndon në klubin e Ashford, së bashku me të dhe bashkëshorten, Valerinë. Interpreton “Respect” nga Aretha Franklin dhe publiku entuziazmohet aq shumë, saqë këndon së bashku me të. Kjo “herë e parë” e kaluar me sukses, i jep zemër Kristinës dhe më shumë arsye për të besuar se kishte lindur për të kënduar.
Vijnë kështu disa hite njëri pas tjetrit… “Let you knovv”, “Souvenirs” apo “Vvarpath”, klipe që do të bënin të njihej nga publiku i gjerë. Tapete të kuq, pjesëmarrje në evenimente të ndryshme muzikore, deri dhe intervista në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës botërore, ceremoninë e çmimeve “Grammy”. E pas publikimit të “single”-ave, në fillim të 2010-ës radha i vjen albumit, në të cilin përfshihen dhe këngë të shkruara në bashkëpunim me emra të mëdhenj të muzikës amerikane, si Fergie.
Përpos shumë talenteve, Kristinë ka dhe një pasion të madh për garat “rally”… Pas timonit ajo ndihet po aq komode sa pas mikrofonit. 24 vjeçarja ka një rreth të gjerë fansash midis adhuruesve të garave “rally”, të cilët e njohin tashmë për shfaqjet e saj kombëtare në gara të ndryshme në mbarë botën. Në Qershor të vitit 2009 Kristinë mori pjesë në “Celebrity Rally Bullrun”, një garë ku marrin pjesë yjet dhe emrat më të famshëm të shoubiznesit botëror. Një garë ku merrnin pjesë emra si Mario Andretti, Carl Levvis, Paris Hilton, Hayden Christensen e të tjerë… Tifozët e thërrasin me përkëdheli “Kebe”, teksa fansat ende nuk i kanë ngjitur një pseudonim.
270482_242473535764075_141388129205950_1115286_8084824_n.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top