Krishti i ndeshkuar pa te drejte

3:51. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë!
3:52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: "Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut"? Havarijjunët thanë: "Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)"!
3:53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) "!
3:54. E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.
3:55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: "O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t'i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit".
3:56. Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t'i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.
3:57. E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u jap shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.
3:58. Këto që po t'i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur'ani i pa të meta (i rezistueshëm).
3:59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë.
3:60. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.

Po ju keni ndonje qellim, arsye me keto shkrime me te kuqe???????

:eek:hh::eek:hh::eek:hh::brrr:brrr:brrr:brrr
 
Ke krye pune ti mar njeri, je i verbum dhe krenar i injorances tane dhe kjo nuk ka me te leju qe me arrit naj heran me ken dikush qe don te jesh por gjithmone nje lecke e painformuar e lene menjane.

Me the me lart qe Jezusi nuk eshte kryqezuar dhe te sjella fakte te pamohueshme, te pakundershtueshme. Tani ndryshon drejtimin e bisedes me injorancen tuaj akoma i jepni asaj drejtim tjeter.

Mos nxjerr vetem pjese nga BIBLA, ju po beni si komunistet qe i nxirrnin patriotet si tradhetare te popullit duke shkeputur pjese nga nje artikull, nga nje liber i tere dhe ti beni ato si qendra e diskutimin ku ne te vertete mund te jene perdorur per nje qellim krejt tjeter. Ja nje shembull tipik:

“Dhe ta dijë bota mbar/se un mbas sodit s’jam ma shqiptar”,

- Keto jane vargje te shkruara nga At Gjergj Fishta dhe Komunistet i shkeputen per ta quajtur ate si tradhetar te kombit. Te njejten gje po beni edhe ju, po perzgjedhni fraza dhe po i vini ne dukje sikur e gjithe historia eshte e ndertuar mbi keto.

Ja tani arsyeja pse e shkruajti Fishta dicka te tille:

këto vargje kanë shprehur, siç vëren prof. Hamit Beqja, zemërimin e tij ndaj bashkatdhetarëve., sikurse edhe Noli (Skllevër, bij skllevërish/s’e meritoni, se liri s’doni), Pashko Vasa, Konica etj. etj. Kur ishte fjala për Shqipërinë, Fishta nuk kurseu jo më shqiptarët, por as Evropën (Moj Evropë, moj Rrugaçe’ e motit…), madje as vetë Perëndinë. “O Perendi a ndjeve/tradhtarët na lanë pa atdhe/e ti rrin e gjun me rrfe/lisat nëpër male kot”.

* Jeni shume i dobet per te argumentuar pasi qendrimet dhe argumentat tuaja jane te ndertuara, jane pjese e njohurive te ndertuara mbi karakterin fetar dhe emocional. Ju jeni ne kontradite me ate qe thoni, ne te gjitha postimet flisni se Jezusi nuk eshte kryqezuar, por pa e kuptuar vete arrini te shkeputni pjese nga BIBLA qe e deshmon ate. Eshte e kote te flasesh me ju, nuk din te argumentosh mar robo...Je manjak i painformum hala, dhe me e keqja jeni krenar i saj.

** Me te kuqe eshte ku ju vete keni sjellur pjesen me te kontestuar dhe kontradiktore kunder te gjithe atyre qe thoni dhe i mbroni me entuziazem por qe e deshtoni dhe vete e konfirmoni ndoshta pa e kuptuar qe Jezusi eshte kryqezuar.

Ja pra, ketu shihet bukur mire kultura e te biseduarit. Une kam folur per lisa, ndersa ti per fshisa, keshtu themi ne kosovaret. E dija se nuk je nga te krishteret e devotshem te cilet respektojne mendimet e te tjereve dhe tregojne respekt dhe kulture te te biseduarit gjate debateve te tyre me muslimanet, por nuk e dija se je edhe me poshte se sa qe kam menduar. Ne si musliman gjithmone ua kemi lene deren e hapur debatit, per t'diskutuar ne menyre te qete dhe me fakte. Ti shkon e flet per At Gjergj Fishten, fjalet e urta popullore, ofendon, perdor fjale te ndryshme qe nuk u kane hije ti perdorin asnje besimtari te cilitdo besim fetar. Me ty ketu e perfundoj. Sdq, te falenderoj per kohen qe shpenzuat per te treguar dic, e ne fakt nuk treguar fare asgje.

Mendimet e besimtareve te tjere te krishtere, i mirepres me respekt, nqfs kane te bejne me temen dhe mundohen te zhvillojne debat te mirefillte ashtu sic na ka hije neve si besimtare.

Me respekt, PAQE :)
 
Seriozisht qe me vjen shume keq, e perseris shume, shume keq per ju. Por kam frike se s'do te sherbeje per asgje pasi njollat e pangjyrosura te nje paditurije te rrenjosur thelle ne ju s'te lejojne te jesh me shume se askushi. Nuk din te argumentosh, nuk din te bisedosh.

Une te them ate qe e ndjeje drejte, nuk ta coj per askend, thjeshte nese e mendoj se jeni injorant ta them se je i tille, nese je inteligjen (kjo nuk eshte e aplikueshme per ju :( ) do ta thosha gjithashtu.

Mbete femije gjithe jeten mar njeri...
 
Ne rregull, te falenderoj edhe per kete postim. Do e marr si kompliment nga ana juaj.

Vazhdojme me temen tani ------>

PAQE =)
 
kam bere dallimin me te kuq qe te dihet se eshte marr nga kurani famelarte. i nderuar alfonc kjo ka qene arsyeja e dallimit me ngjyre te kuqe.
 
kam bere dallimin me te kuq qe te dihet se eshte marr nga kurani famelarte. i nderuar alfonc kjo ka qene arsyeja e dallimit me ngjyre te kuqe.

Ca don me than kurani famelart...???? Sikur nuk ka kuptim per boten kjo, per cfare eshte kurani aq famelarte, sepse i imponon te gjithe botes arabizmin????
 
Ca don me than kurani famelart...???? Sikur nuk ka kuptim per boten kjo, per cfare eshte kurani aq famelarte, sepse i imponon te gjithe botes arabizmin????
siq duket o i nderuar ty te pengon se pari ngjyra qe zgjedhi une e e dyte ajo qfare une mendoj.po per mua eshte kuran famelarte dhe nuk eshte imponim i arabizmit sepse postimi eshte bere ne gjuhen shqipe.ju e keni bindjen e juaj dhe une e respektoj ate por edhe une e kam bindjen time dhe kisha pase deshire qe te respektohet.dhe ne jemi duke diskutuar dhe nuk shoh nevoje per nervozizem i nderuar .
 
Ju nuk e citoni qe kete titull ja jepni ju, pasi per nje jo-mysliman nje titull i tille nuk ka kuptim. Prandaj eshte me rendesi qe ju t'iu jepni edhe shpjegimin titujve personal te veprave apo njerzve qe ju i adhuroni.
 
nuk jemi duke bere qat ketu po duke diskutuar.nese te pelqen diskutimi diskutojme per teme nese jo e leme me kaq.ju pershendes i nderuar.e kurani per mua e ka kete titull.
 
Redaktimi i fundit:
Do ju lutesha ta drejtonit kete pyetje atje ku eshte edhe vendi per ta pyetur, tek nenforumi i pershtatshem.
Aty do te jape edhe pergjigjen time per kete pyetje.

* Kjo nuk ka lidhje aspak me temen, por mbase eshte te fajesoj nese te kerkoj te qendrosh brenda linjave te temes dhe te argumentosh.

Pyetja qe kam bere ka shume lidhje me temen, madje eshte gjeja me e rendesishme e temes, qe nje besimtar i vertete, qe beson ne nje Zot dhe qe i njeh mire Profetet, do e vinte re direkt...
Gjths une te bera nje pyetje se spashe reagim nga ti per kete gje..ti nga ana jote je i lire te japesh apo jo pergjigje per pyetjen po jo ta anashkalosh ate duke thene qe ska lidhje me temen..
Ca don me than kurani famelart...???? Sikur nuk ka kuptim per boten kjo, per cfare eshte kurani aq famelarte, sepse i imponon te gjithe botes arabizmin????

Alfonc, po Bibla mos eshte gje Shqiptare e duke mbeshtetur ate ti perhap Shqiptarizmin?
Mos flisni me inate kur behet fjale per besime se sdilni asgjekundi, perkundrazi ngatarroheni me veten...

Ps: Skam qellime, jam e qete..:D
( jemi bere per te vene paraprita tani se sguxon dot te thuash ate qe mendon se direkt te ofendojne...)
 
Pyetja qe kam bere ka shume lidhje me temen, madje eshte gjeja me e rendesishme e temes, qe nje besimtar i vertete, qe beson ne nje Zot dhe qe i njeh mire Profetet, do e vinte re direkt...
Gjths une te bera nje pyetje se spashe reagim nga ti per kete gje..ti nga ana jote je i lire te japesh apo jo pergjigje per pyetjen po jo ta anashkalosh ate duke thene qe ska lidhje me temen..

Alfonc, po Bibla mos eshte gje Shqiptare e duke mbeshtetur ate ti perhap Shqiptarizmin?
Mos flisni me inate kur behet fjale per besime se sdilni asgjekundi, perkundrazi ngatarroheni me veten...

Ps: Skam qellime, jam e qete..:D
( jemi bere per te vene paraprita tani se sguxon dot te thuash ate qe mendon se direkt te ofendojne...)

nji gja ke ba gabim ti se ke fol von. Po per tjeter ta them me pasinqeritetin ma te madh qe ja ke nxi jeten krejt, thjesht si gjithmone.

BIBLA nuk eshte shqipetare, ngjarjet e saj zhvillohen ne lindjen e mesme, Izraelin, palestinen, egjiptin e sot ne pergjithesi. Por feja e krishtere, sidomos katolicizmi ka qene dhe akoma rezulton te jete shume i forte, si nje fortese e pamposhtur e dinjitetit, identitetit, kultures, gjuhes, patriotizmit dhe cdo gjeje shqipetare.

kjo me ndodh vetem kur mendoj nese vertete ja vlen apo jo qe te pergjigjem, pasi e shoh si shume te pavlere te argumentoj, apo me mire te bej sikur po argumentoj me juve.
 
Dy fjalite e para sti mora vesh fare..:D
Per te dyten spo te pergjigjem fare se sia vlen me e cu me gjate..
E treta me te kuqe, une kam te drejte te pyes, ti po deshe argumento po sdeshe jo...ose bej sikur..si te ta ndieje, se i kam pare pak a shume argumentimet e tua..
 
Ju nuk e citoni qe kete titull ja jepni ju, pasi per nje jo-mysliman nje titull i tille nuk ka kuptim. Prandaj eshte me rendesi qe ju t'iu jepni edhe shpjegimin titujve personal te veprave apo njerzve qe ju i adhuroni.

une nuk jam ai qe jep tituj por nje njeri i thjeshte por ja se qka thot All-llahu per kete liber:
3:138. Ky (Kur'ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devotshmit.
3:4. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vërtetës nga gënjeshtra). S'ka dyshim se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahut është ngadhënjyes, shpagimtar.
3:7. Ai është që ta zbriti librin ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtësisht të qartë
 
Mos doni te thoni me kete qe Zoti flet vetem Arabisht????
 
jo nuk kam thene qe All-lahu flet vetem Arabisht:
4:163. Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is'hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin.
6:84. Ne atij (Ibrahimit) i falëm Is'hakun dhe Jakubin dhe secilin prej tyre e udhëzuam. Më parë edhe Nuhun e patëm udhëzuar. E nga pasardhësit e tij (të Ibrahimit) udhëzuam Davudin, Sulejmanin, Ejjubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë bamirësit.
6:154. E Musait i dhamë librin plotësim (i të mirave) për atë që tregon bindje të mirë, dhe sqarues për çdo send, udhërrëfyes e mëshirë, ashtu që të besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
3:45. Përkujto kur engjëjt i thanë: "Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në Dunja e Ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).
3:48. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.
57: 27 Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain, të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Inxhillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën
 
Redaktimi i fundit:
te gjithe keta jane para Muhamedit a.s
 
Titulli: Krishti i ndeshkuar pa te drejte

krishti i ndeshkuar pa te drejte
parathenie

ne kete studim, zotin jezus krisht e shohim duke qendruar si kriminel perpara drejtuesve fetare te jeruzalemit. Keta burra, te ashtu-quajtur “fetare”, ishin gati per ta denuar me vdekje te vetmin mesia te tyre. Ai, qe qendronte perpara tyre, ne te cilin “jane fshehur te gjitha thesaret e diturise dhe te njohjes” (kolosianeve 2:3), do t’i gjykonte vete nje dite keta burra te lige.

Zjarri

“atehere ata e cuan jezusin te kryeprifti, ku u mblodhen te gjithe kreret e prifterinjve, pleqte dhe skribet. Dhe pjetri e ndoqi nga larg deri brenda ne pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashke me rojat dhe ngrohej afer zjarrit” (marku 14:53-54).

Nderkohe qe zoti po gjykohej prej njerezve pa ndenja, pjetri po ngrohej rehat prane zjarrit. Pak ore me pare, ai e kishte braktisur jezusin. Pa dyshim qe ai duhej te ndihej i pikelluar per ate qe kishte bere. Por, jo, ai tani ishte ne mes te vete atyre njerezve, prej te cileve ishte larguar me vrap pak ore me pare. Ishte gati te binte “nga shiu, ne bresher”! Pjetri gjithmone kishte qene i vrullshem e krenar, ndaj edhe nuk habitemi tek e shohim ate gati per t’u ballafaquar me sprova te tjera te besimit. Pa e ditur as ai vete, pjetri po i hapte rrugen kryerjes se mekatit te tij me te madh – mohimit te mjeshtrit te vet.

Ata, qe largohen prej zotit, shpejt perplasen koke e kembe me probleme nga me te ndryshmet, qe iua shkaterrojne edhe ate pak besim qe iu ka mbetur. Ashtu si pjetri, edhe ata duket sikur e kane hedhur poshte menyren e te arsyetuarit dhe maturine. Si nje top bore, qe rrotullohet me vrull nga maja e malit, ashtu edhe njerez te tille marrin me vete sasi te medha mekati e gjykimi. Kur besimtari largohet prej rruges se shenjterise, atehere ai eshte ne gjendje te kryeje madje edhe mekatin me te rende. Na duhet, pra, qe te mos i afrohemi fare pragut te se liges, ose, ashtu sic thote edhe pali: “hiqni dore nga cdo dukje e lige” (1 thesalonikasve 5:22). Nese gjejme rehat prane zjarrit te botes, atehere vete e kemi fajin, kur te digjemi. Le te mos i harrojme fjalet, qe na mesoi jezusi ne lutje: “dhe mos lejo te biem ne tundim, por na cliro nga i ligu” (mateu 6:13).

Genjeshtra

“dhe kreret e prifterinjve dhe gjithe sinedrit kerkonin deshmi kunder jezusit per ta vrare, por nuk po gjenin. Shume veta ne fakt jepnin deshmi te rreme kunder tij; por deshmite e tyre nuk perkonin. Atehere disa u ngriten dhe deshmuan rrejshem kunder tij duke thene: “ne e kemi degjuar se ka thene: "une do ta shkaterroj kete tempull te bere me duar, dhe brenda tri ditesh do te ndertoj nje tjeter qe nuk eshte bere me duar"”. Por as mbi kete deshmia e tyre nuk perkonte. Atehere kryeprifti u ngrit ne mes te kuvendit dhe e pyeti jezusin duke thene: “nuk pergjigjesh fare? Cfare po deshmojne keta kunder teje?”. Por ai heshti dhe nuk u pergjegj fare” (marku 14:55-61a).

Drejtuesit fetare nuk mund ta denonin dot jezusin, duke perdorur te verteten, por, perkundrazi, iu desh qe te perdornin genjeshtra dhe mashtrime, per te arritur ne konkluzionet, qe i kishin paracaktuar me pare. “e cuan me pare te ana, sepse ishte vjehrri i kajafes, qe ishte kryeprifti i atij viti. Kajafa ishte ai qe i kishte keshilluar judenjte se ishte e leverdishme qe nje njeri te vdiste per popullin” (gjoni 18:13-14)… “burra te izraelit, degjoni keto fjale: Jezusi nazareas, njeriu i deftuar nga perendia nder ju me vepra te fuqishme, me mrekulli dhe shenja qe perendia beri nder ju me ane te ti tij, sic edhe vet e dini, ai, pra, sipas keshillit te caktuar dhe te paranjohur te perendise, ju dorezua juve dhe ju e zute dhe, me duart e te padrejteve, e gozhduat ne kryq dhe e vrate” (veprat e apostujve 2:22-23). Keta drejtues fetare iu dhane madje njerezve edhe bakshish, me qellim qe ata te thurnin histori te rreme rreth jezusit dhe t’ia shtremberonin atij fjalet, qe kishte thene. “fjalet e shpifesit jane si nje gjelle shume e shijshme qe zbret thelle ne zorre” (fjalet e urta 18:8). Edhe davidi e kishte perjetuar vete te ligen e shkaktuar prej genjeshtareve: “o zot, me cliro nga buzet genjeshtare dhe nga gjuha mashtruese” (psalmi 120:2). Edhe pse ky ishte nje gjyq i sajuar, prapeseprape, deshmitaret e rreme ishin fajtore, ngaqe po ia nderronin kursin drejtesise. E megjithate, e gjitha kjo ishte pjese e kupes, qe shpetimtarit iu desh ta pinte per hirin tone. Ishte pjese e cmimit, qe duhej te paguante ai per shpengimin tone.

Si pasues te krishtit qe jemi, edhe ne do te tallemi prej botes. “sherbetori nuk eshte me i madh se i zoti". nese me kane perndjekur mua, do t’ju perndjekin edhe ju; nese kane zbatuar fjalen time, do te zbatojne edhe tuajen” (gjoni 15:20). Mund te ndihemi te deshperuar, kur te tjeret perhapin genjeshtra rreth nesh, por, nuk duhet te dekurajohemi e ta humbim besimin: “lum ju kur do t’ju shajne dhe do t’ju perndjekin dhe, duke genjyer, do te thone te gjitha te zezat kunder jush, per shkakun tim. Gezohuni dhe ngazellohuni, sepse shperblimi juaj eshte i madh ne qiej, sepse keshtu i kane perndjekur profetet qe qene para jush” (mateu 5:11-12). Me bindje te plote mund ta themi se, kur bota na lavderon e na e ben qejfin, atehere dicka nuk eshte ne rregull me ne: “mjere ju, kur te gjithe njerezit do te flasin mire per ju, sepse ne te njejten menyre vepruan eterit e tyre me profetet e rreme” (luka 6:26).

Parashikimi

“perseri kryeprifti e pyeti dhe i tha: “a je ti krishti, biri i te bekuarit?”. Dhe jezusi tha: “une jam. Dhe ju do ta shihni birin e njeriut te ulur ne te djathten e pushtetit dhe duke ardhur me rete e qiellit”. Atehere kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: “c’nevoje kemi me per deshmitare? Ju e degjuat blasfemine, c’ju duket?”. Dhe te gjithe gjykuan se meritonte vdekjen. Atehere disa filluan ta peshtyjne, t’ia zene fytyren, ta qellojne me shuplaka dhe t’i thone: “profetizo!”. Dhe rojat e godisnin” (marku 14:61b-65).

E veme re se jezusi nuk iu pergjigj genjeshtrave te tyre, por iu dha nje pergjigje te theksuar, kur e pyeten rreth te qenit perendi dhe pozites qe kishte ai ne hyjnine. Shprehja “une jam” ben fjale rreth jezusit si zot dhe krijues te gjithckaje. Ashtu si izraelitet, qe nuk besonin ne kohen e moisiut, edhe keta drejtues fetare e degjuan emrin e atij, qe po iu qendronte perpara: “une jam ai qe jam". Pastaj tha: "do t’u thuash keshtu bijve te izraelit: "une jam-i me ka derguar tek ju” (eksodi 3:14). Qe nga ai moment, asnje izraelit nuk mund te justifikohej, duke thene se jezusi nuk iu tregoi se kush ishte. Per me teper, jezusi iu tha se, edhe pse po e denonin mesian e tyre me vdekje, puna nuk do te mbaronte me kaq. Nje dite, ai do te kthehej, jo me si mesi, por si mbret i mbreterve dhe zot i zoterve (shiko zbulesa 19:16). Tani, ata mund ta gjykonin ate pa te drejte, por nje dite, ai do t’i gjykonte ata per ate qe kishin bere.

Cili burre a grua ka te drejte te sugjeroje se krishti nuk do te kthehet perseri? Nese ky fakt nuk do te ishte i vertete, atehere jezusi nuk kishte pse t’i thoshte ato fjale qe tha, sidomos tek po ballafaqohej me torturen mizore te armiqve te tij. Duhet ta jetojme jeten, duke e ditur se ai mund te kthehet ne cdo moment te dites. Besojme ne nje krisht, qe vdiq per mekatet tona, u varros, por u ringjall te treten dite, u ngrit ne qiell, por do te kthehet perseri per te gjykuar te gjithe njerezimin: “po te perbej, pra, perpara perendise dhe zotit jezu krisht, qe ka per te gjykuar te gjalle e te vdekur, ne dukjen e tij dhe ne mbreterine e tij” (2 timoteut 4:1).

Perfundim

mund te habitemi me padrejtesine e madhe te drejtuar ndaj zotit prej atyre, qe duhej te ishin shtyllat e moralitetit te kombit. Por te mos e harrojme se duhej te ndodhte keshtu, qe te shpetoheshim: “biri i njeriut do te bjere ne duart e mekatareve” (mateu 26:45). Ai nuk pagoi vetem nje pjese te cmimit, por te gjithe cmimin, ne menyre qe te na shpengonte prej mekatit dhe vdekjes.
nga ky mesazh
nuk po muj me kuptu se jezusi(isai)a eshte spas bibles se a eshte zot apo i derguar
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top