Kripa dhe shëndeti

ERA_VL

missing you....
Konsumimi i tepruar i kripës tashmë një kohë është vërtetuar se ndikon keq në shëndetin kardiovaskular, por ajo nuk ka asgjë të përbashkët me kancerin.

Studimet e fundit në të cilat kanë marrë pjesë 77 500 meshkuj dhe gra të moshës nga 45 deri në 74 vjeç, kanë pohuar se konsumimi i lartë i natriumit është i lidhur me një rrezik të shtuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, por jo edhe nga kanceri.

Në anën tjetër, i njëjti studim ka pohuar se konsumimi i shpeshtë i peshqve të kriposur rrit rrezikun e përgjithshëm të prekjes nga karcinoma.

Në bazë të rezultateve, autorët e studimit kanë arritur në përfundim se natriumi dhe kripa nga ushqimi kanë efekte të ndryshme në rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe karcinomë.


/Telegrafi/
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

Dhe une qe e ha shume kripen ...madje shume nga c'duhet ...
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

qenkam ne rregull ....se jam njeri qe ha shume pak kripe ka raste dhe pa kripe fare keshtu me kane mesuar prinderit qe te vogel
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

une e kam pak keq me sheqerin pa me kripen skam probleme fare...
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

Kripë e re e shëndetshme

Shkencëtarët amerikanë janë duke punuar në drejtim të krijimit të një kripe të re të kuzhinës, e cila do ta zëvendësojë klorurin e natriumit. Në të vërtetë ata kanë arritur të krijojnë një kripë që është derivat i dy kripërave nga Mesdheu, një nga Deti i Vdekur dhe një nga Deti i Kuq, të cilët kanë një përqindje dukshëm të zvogëluar të natriumit, madje 66%. Në vend të deri tash dominuesit, natriumit, në kripën e re në përqendrim të lartë do të jetë kaliumi dhe mineralet e tjera. Deri tash është i njohur fakti se konsumi i tepruar i kripës çon në një varg sëmundjesh, veçanërisht ato kardiovaskulare. Derisa konsumimi i kripës së natriumit kufizohet nga ekspertët deri në 2300 mg në ditë, respektivisht 1500 te të sëmurit, konsumi i preferuar i kaliumit është 4700 mg. Kaliumi ndikon edhe pozitivisht në normalizimin e ritmeve të zemrës, parandalimin e gurëve në veshkë dhe në parandalimin e dobësimit të eshtrave.BotaSot
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

shume mire po bejne
une e kam pas ngrene shume derisa u semura nga veshkat..tani 'me prehen gjunjet' po te shoh ose shijoj kripe :S
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

Zëvendësoni kripën me mëlmesa të tjera

Kripa është një mëlmesë mjaft e rëndësishme, e cila kontribuon në shëndetin fizik dhe mendor. Por, për t’i përdorur në mënyrën më të mirë të mundur dhe sa më efikase, mos konsumoni më shumë se pesë gramë në ditë - në të kundërtën mund ta ndërroni sasinë e ujit që përmban trupi. Prof. Hademar Bankhofer, ekspert austriak për shëndetësi, këshillon që ndonjëherë në vend të kripës të përdorni edhe mëlmesa alternative me shije të ngjashme.
Kripa është një mëlmesë mjaft e çmuar, por kini kujdes që mos ta dëmtoni shëndetin. Posa të vendosni për të përgatitur mish me mëlmesa të ndryshme, së paku gjysmë ore paraprakisht e vendosni në vaj me yndyrë.
Me përzierje aromatike e lyeni mishin të cilin mendoni për ta pjekur. Mund ta lyeni me mëlmesa bimore, por paraprakisht duhet së paku të qëndrojë një orë në frigorifer. Në rast se planifikoni një gjellë, e cila piqet për më shumë se një orë, këto mëlmesa duhet t’i shtoni në 15 minutat e fundit.

Mishi i pulës:
Shfrytëzimi i mishit të pulës, duke shtuar majdanoz, koriandrës, limon, speca të imtësuar apo rozmarinë, mishin e pulës do ta shndërrojnë në një shujtë mjaft interesante dhe të shijshme.
Mishi i gjedhit:
Mishi i gjedhit është mjaft i shijshëm, sidomos nëse e përzieni me borzilok, hudhër apo qepë, piper, rozmarinë piper...etj.

Mishi qengjit:
Nëse jeni adhurues i mishit të qengjit, e përzieni me rozmarinë, nenexhik apo me qepë, e në këtë mënyrë do të fitoni një shije mjaft të këndshme.

Mishi peshkut:
Tash është një kohë kur nuk keni nevojë kripën ta përdorni në përgatitjen e mishit të peshkut. Do të jetë shumë më e shijshme nëse nga mëlmesa përdorni mustardë, kopra apo borzilok.

Vezët:
Në rast se ëndja jua do vezët e kripura, kripën e zëvendësoni me piper të bluar, piper të zi, apo edhe me speca të imtësuar. Do të mbeteni të habitur nga shija e këndshme.

Perimet:
Brokolin nuk ka fare nevojë ta kripni, por mund t’i shtoni edhe pak lëng limoni. Lakrën dhe lulelakrën e përzieni me kopra. Po ashtu edhe patatja e zier është mjaft e shijshme nëse shtoni majdanoz, piper të zi, kopra, rozmarinë dhe qepë. Mëlmesa nga burania i shton edhe një shije nëse shtoni pak hudhër dhe pak lëng limoni. KS
 
Titulli: Kripa dhe shëndeti

do i mbaj mend keto keshilla te vlefshme...dhe ti ve ne zbatim...
 
Back
Top