Krijohet superilaçi, 1.000 herë më i fortë sesa antibiotiku

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Krijohet superilaçi, 1.000 herë më i fortë sesa antibiotiku
[video=youtube;Q_AFgs-dtqw]https://www.youtube.com/watch?v=Q_AFgs-dtqw[/video]


Shkencëtarët amerikanë kanë përmirësuar një antibiotik të rëndësishëm, me shpresën se krijimi i një superilaçi do t’i japë fund kërcënimit të patogjenëve rezistentë ndaj mjekimit.

Versioni i ri i “vankomicinës” është konceptuar të jetë tejet i fortë. Sipas revistës shkencore “PNAS”, ai do të jetë 1.000 herë më i fuqishëm sesa antibiotiku i vjetër.

Betejën ndaj baktereve, ky mjekim i ri e zhvillon në 3 mënyra të ndryshme, duke i ulur shumë gjasat e një qëndrueshmërie ndaj veprimit të tij.

Megjithatë, entuziazmi që ai ngjall duhet frenuar pak, duke qenë se superantibiotiku nuk është testuar ende te kafshët, e më pas njerëzit.

Ekipi i Institutit Kërkimor “Scripps” shpreson që medikamenti të jetë gati për përdorim brenda 5 vitesh, pasi t’i ketë kaluar të gjitha testet e nevojshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se bota ka hyrë në atë që e konsiderojnë si “epoka postantibiotokëve”, ku disa infeksione mund të kthehen në të pakurueshme.

Një prej patogjenëve, që i shqetëson më shumë mjekët, është “enterococci” apo “VRE”, i cili është pikërisht rezistent ndaj “vankomicinës”. Ky bakter mund të gjendet nëpër spitale e shkakton infeksione gjaku, të cilat përbëjnë - sipas OBSH-së, - rrezik të madh për shëndetin e njeriut.

Disa antibiotikë funksionojnë ende kundër “VRE”-së, por “vankomicina” 60-vjeçare është krejtësisht e pafuqishme ndaj tij.

/ Top Channel
 
A dmth kjo se tani shendeti yne ka me qene 1000 here me i rrezikuar :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top