Krijimet Letrare~Tetor-21

Hi guys
 

Barney Stinson Flirting GIF
 
A u nda toka tkisha me dite :p Se 10 faqe paska shku tema e lagu se lagu :p
 
Une them e lagim lool


Luva babush luva hahahahahahaha


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
A ca o ky me? Njeri apo zvarranik?

Ky eshte reper, real one :p me dj blunt shaolin hahahaha

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Jemi rrit sbashku ne lagjen time.
 
Qysh kesh tu nejt, veq kur luva babush ika prej ksaj teme :lol: :lol: :lol: :lol:
 
6-Qe pa gdhire.

E premtja sapo zbardhi
Ne pm dikush trokiti
Nem ca vargje per letersine
Shkruaj dicka per dashurine
Ne moment sapo lexova
Nisa gishtat i leshova
Trak e truk vargjet bilbil
U be kohe qe s’jam fragil
Leme o leme e mos me nga
E kam mendjen per tallava
Ti po deshe publikoje
Por ne fund emrin harroje.


Ky qe e ka shkrujt do jete nje bejtexhi forumor, pershtypja e pare.
Pershtypja e dyte eshte qe di te beje me mire se kaq, por edhe sic eshte shprehur vete nuk ka kohe per gjera te brishta se ka shume puneeeee aq pune sa i fut nje trak e truk madje dhe caf cuf me rradhe sipas prioriteteve.

Po ja jap voten per ta inkurajuar te sjelle ndonje "perle" muajin tjeter. :p
 
Pas teje Soul, kam respekt :p
Kam pune.
Une votova me ndjesi. Me pelqejne gjerat e lehta, fine, limonade. Edhe thash qe e fundit me terhoqi me shume. 😊
 
8-Pa fjalë!
....................................
Fjalë pa fjalë,
Fjalë të pathëna,
Fjalë boshe,
Fjalë kote,
Fjalë të lehta,
Fjalë të rënda,
Fjalë të ëmbla,
Fjalë të zeza,
Fjalë të mira,
Fjalë të kuqe,
Fjalë pa tinguj,
Fjalë pa fjalë.
Pa fjalë,
Si oqean i heshtur dallgësh,
Si stuhi memece erërash,
Si jehonë pa eko tingujsh,
Si vershim pa ujë lumenjsh.
Pa fjalë,
Si një dritare e mbyllur , e kalbur,
Si një llambë e fikur, e djegur,
Si një rrugë qorre, e prishur,
Si një lule e tharë, e vyshkur,
Si nje top i shpuar, i shfryrë,
Si nje gjethe e rënë, e thatë.
Nuk kam fjalë,
I mbytur e i zhytur
Në një univers fjalësh!
Like it!

Me kujtoi Driteroin: (Edhe pse vite drite larg :p )

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top