Fijet e së shkuarës
Në heshtjen e një dite që po shuhet
kujtimet vallezojn, të lehtë si gjethe
pëshpërimat e një kohe që nuk kthehet
një jehonë që kurrë nuk tretet
Në shtigjet e rrahura, këpucë të konsumuara
momente gjallërie, çiltërsi femijërie
Aroma bukës së ngrohtë, zëri i një miku
e qeshura që ngroh dhe zemren më të ftohtë
Lojrat në oborr, dielli shëndrin
Magjia e një vere duket e pafund
Rigjej hijet e njerëzve që kam dashur,
në çdo refleks një shpirt i gjallë
Kështu në kujtime gjej forcën time
një diamant i çmuar, një përqafim në mendime
Çdo moment i kaluar një mësim i marë
një ftesë drejt të ardhmes me zemër të bardhë
Hapat.
...Diku ne disa kujtime te largeta i njihja ata hapa.
Hapa te qete plote potence, dukeshin sikur kishin nje komunikim te vaket me dyshemene.Ndoshta ishte i vetmi komunikim qe u kishte mbetur atyre hapave,pas udhtimeve te tyre neper rruget e jetes. Cudi,thashe me vete,se si hapat tone i leme ne te djeshmen,i braktisimin , c'do hap eshte nje frymarrje e jetuar,nje kujtim i kaluar ,nje faqe libri i shkruar.
Ujrat e jetes i lajne,u zbehin dhe shpesh i bejne te duken si mirazhe mortore.
Pastaj ujrat bejne punen e tyre sic dine ta bejne me se miri vetem ato,kthjellohen,lulzimi behet i dukshem dhe jeta pret hapat e rinje ,nje tjeter broshur vrapimi,nje tjeter kenge,nje tjeter dashuri,nje tjeter britme lumturie ose dhimbje.
Por me rendesi per ujerat e jetes eshte rinovimi,te tjere hapa shprese,jete dhe kaltersie.
Ah,me ne fund u degjua emri im , ne fundin e atij korridori qe ndricohej me pak drite,rradha juaj zonje. kisha rreth dy ore qe prisja per dorzimin e disa faturave. dhe ketu si puna e hapava vdes dhe ngjallesh duke pritur ne rradhe.
I lashe hapat,lashe ne mes dhe kafen me mendimet ne kohe.
Duhej te plotesoja nje formular ,por sigurisht te dhenat ne te skishin lidhje me hapat.
Jeta s'te pret,rrebeshi i intensitetit ste len shume hapsire te mendosh mbi hapat,por,por...do ju kthehem ne nje tjeter moment ,te shoh ne cilin park,ne cilen stine do ulen per te kuvenduar rreth rrugtimeve te tyre ne kete jete....
Ishte vjeshtë
Trokitja e parë e vjeshtës që erdhi indiferente duke mbajtur me duar petkun e saj të argjente, mori me vete ATË.
Ai s'kundërtshtoi dhe natyrshëm u bë gati të nisej...
Mbylli në çantën e shpinës dhe kujtimet e me të mbi supe iku pa e kthyer kokën pas qofte edhe për të pare sa furishëm binin gjethe nga pemët e thata...
Ai iku...
Ishte vjeshtë atë ditë..
Një vjeshtë e trishtueshme sa vetë trishtimi.
Ai s'u kthye pas, as të më fshinte lotët që ashtu të pabindur kërkonin të rendnin pas tij.
Stuhia e dashurisë reshti..
Përrenjetë e premtimeve ranë...
Fyelli i fjalëve të ëmbla heshti..
Rrufetë e puthjeve s'dihet ku vanë....
Unë s'munda...
Unë s'munda ta ndiqja,s'munda ti thoja se e doja shumë shtegtarin tim vjeshtak.
Ishte vjeshtë kur ai iku...
Qielli gri kërkonte të dinte destinacionin e tij..
Ndersa gjethet e thata si pikëpyetje të pakuptimta ranë nder këmbë.
Ai i shkeli pa mëshirë, pa e kuptuar se dikur,të strukur mes tyre, kishte shkelur pa mëshirë dhe shpirtin tim.
Dashuria e tij ishte si manaferrë,u nxitua të më lërë dhe grisi duart në këtë vjeshtë .
Ishte vjeshtë,ishte vjeshtë kur ai iku.....!!
Ne hijen e fushes
Ne perendimin e diellit kur dritat e arta lekunden mbi barin e gjelber, nje siluete e forte shfaqet. Qendron atje me nje qendrim te palekundur si nje mal i vjeter qe sfidon ererat. Fytyra e tij permban histori, secila rrudhe tregon nje beteje te fituar, nje vendim te marre.
Duar te forta te zakonshme mbajne nje gjethe, simbol i qetesise ne stuhite e jetes. Askush nuk flet por te gjithe e ndiejne. Ai eshte aty si nje kujdestar i fushes duke mbrojtur sekretet e natyres. nuk ka nevoje per ze sepse prania e tij ben qe ajri te ngushtohet.
Kur njerezit kalojne ata heqin dore nga zhurma e botes. E kuptojne se ndonjehere fuqia nuk ka nevoje per fjale ajo flet me veprime. cdo hap qe ben eshte nje thirrje per respekt nje thirrje per te kuptuar se e verteta eshte aty ne thjeshtesine e momentit.
*
Duke ju falenderuar për pjesëmarrjen e shpall të hapur konkursin.
Ju mirëpresim me votat dhe pse jo të diskutojmë sëbashku rreth krijimeve