Krijimet letrare ~ Shtator-2024

Krijmet letrare- Shtator 2024


  • Totali i votuesve
    21
  • Poll closed .

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Pershendetje te nderuar anetare!
Ja ku trokiti dhe vjeshta ,me krijimet e para vjeshtore per konkursin tone.

~Tema: bulzime vjeshtore plus teme e lire.





1-Vjeshtës i vura emrin tënd

Vjeshtës i vura emrin tënd
E lotët e mi me shiun bëra njësh.
Me zemër në dorë në të njejtin vend
Të prita dhe sot ti të më gjesh.

Sa vjeshta kaluan
Asfalte gjetherënash shtruar
Sa thinja u shtuan
Nga përqafime dashurish munguar.

Edhe kësaj vjeshte
I vura tëndin emër
Se ashtu si vjeshtën
edhe ty të mbaj në zemër



2-Pik’ shiu i nji syni

Nga nji pik’ shiu q'i lylzoi n’shpyrt
Lulzoi dhe jeta e venitun n’ranishte
Jeta pa ngjyra, vetëm bardhezi
U bo si nji buqet lulash, veç nga nji pik’ shi
Veç nji pik’ mëshire, shkaktoi reaksion-zinxhir
Zymtsia u ba drit’, e drita mugulli
Po kjo pik’ shiu, s’ishte si asnjitjetër
Ishte pik’ loti q'i nxori afri e re
Afri q'i kisha, e humbur, ma n’fund q'i e gjeta
Me ktë pik’ shiu i dha jetë jetës .


3-Dua

Një botë plot ngjyra
Po,po ashtu ëndërroj
Të qeshura fytyra
që,lumturin të pasqyroj

Nuk e dua trishtimin
Ai më helmoj
Ma hoqi shkëlqimin
Edhe vetja më tradhtoj

E dua drejtësin
Por kjo botë e shtrembër duket
Oksigjen ka ligësin
Humanizmi po zhduket

E dua njerëzinë
Pa dallim feje apo etnie
E jetoj dashurinë
Me pafajsin e një fëmije

E dua të gjithë universin
Zemra gati të më plas
E di që kjo mirësi
Një ditë mua do më vras

Për pak dashuri
Të gjitha do i dhuroja
Atë dashuri që unë e fal
Veç një herë ta përjetoja


Ndoshta do të vijnë
Ditët që shumë gjatë i kam pritur
E ndjej që do vijnë
e do më gjejnë të kalitur


4-Meteor i pa shuar

Sa herë kaloja rrugicës tënde

Ma ngreje dorën e më buzëqeshje

Ashtu fillonte mëngjesi jonë

Tani trishtimi - ndarja mbeti në heshtje!



Nëse në vargun e këngës derdhet lot!

Si llavë malli derdhet në errësirë

Në vargje hyn acar i trishtë i vdekjes!

Ti Njomzë e njomë si meteor i shkëputur,

Papritmas ike na the lamtumirë!



Kaq shpejte na mori malli!

Duam ti shohim ata sy!

Fletoret, librat mbetën tek sirtari

Rrobat e reja i le në krevat shtrirë!



Ti bëheshe gati të rrugëtosh në jetë

Të bëhesh një mjeke ënderr kishe, Ti!

Numroje një nga një, ditët e pushimit

Dhe pak thoje do nis shkollën në mjekësi!



Në horizontin tonë është shpërnda malli!

Kujtojmë çastet, të kujtojmë në jetë

Ti e vogla e shpisë sugareshë e Nënës!

Një motër e vetme u shndrrove në përjetësi!




5-Një ditë me vjeshtën

Gjethe vallëzuese në një fllad të leht
Ngjyra të ngrohta, një përqafim të sinqert
Dielli fshihet, drita zbehet
Ngjyrë portokalli e dehur në qiell shpërthehet

Heshtur eci në një tapet gjethesh
Simfoni e këng ndër hapa ndjehet
Natyra përgatitet për gjumin e thellë
Në shpirt e zemer ngrohtësi përcjellë

Aromë gështenjash ndihet përreth
Ditët shkurtohen, i ftohti rrëqeth
Mbledhim frutët e artë nga toka
Si e ftuar e vjeshtës u rroka

Kështu kurorzojm këtë stinë të artë
Një cikël i pandalshëm, vallëzim i gjatë
Vjeshta ështe poezi, magji që mbështjell
Qetësi shpirti dhe në ditët pa diell.


Keto ishin rrjeshtat konkursit tone!
Duke ju falenderuar perzemersisht per dergimet tuaja,ju ftoj te lexoni dhe votoni te preferuarin tuaj.
 
Redaktimi i fundit:
Sa krijime te bukura
Te pakten në vatrën tonë erdhi vjeshta ndër vargje, sepse akoma natyra po na dhuron ditë pranvere.
 
Spo di. Jam.mes 1shit dhe dyshit.. ta bej kujt i bie dhjeta 😁
 
Me pëlqeu shum romanticiteti i krijimit 1
Por më goditi në zemer krijimi 4
 
Po ti @Zak i ke lexu keto perla vjeshtore?
 
  • Më pëlqen
Reactions: Zak
Ncuq sme tha kush
Ja te them une, e dashke me ftes ti si nje burri tezes time kavajs qe donte ftes dhe me e thirr per drek
 
Sa te keqinje jeni ju, sa te keqinje 🤗
 
Pershendetje te nderuar anetare!
Ja ku trokiti dhe vjeshta ,me krijimet e para vjeshtore per konkursin tone.

5-Një ditë me vjeshtën

Gjethe vallëzuese në një fllad të leht
Ngjyra të ngrohta, një përqafim të sinqert
Dielli fshihet, drita zbehet
Ngjyrë portokalli e dehur në qiell shpërthehet

Heshtur eci në një tapet gjethesh
Simfoni e këng ndër hapa ndjehet
Natyra përgatitet për gjumin e thellë
Në shpirt e zemer ngrohtësi përcjellë

Aromë gështenjash ndihet përreth
Ditët shkurtohen, i ftohti rrëqeth
Mbledhim frutët e artë nga toka
Si e ftuar e vjeshtës u rroka

Kështu kurorzojm këtë stinë të artë
Një cikël i pandalshëm, vallëzim i gjatë
Vjeshta ështe poezi, magji që mbështjell
Qetësi shpirti dhe në ditët pa diell.
Ma ke prek piken e ndjeshme 🤗 Sa e dua, sa e dua ate melodi kur shkel mbi to 🤗

Merr voten time.
 
Ja ta tagoj njehere kete @fab se ndoshta i lexon dhe voton ndonje krijim. :p
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top