Krijimet letrare~Shtator~2023

Krijimet letrare~Shtator~2023


  • Totali i votuesve
    32
  • Poll closed .
Krijimi 7, eshte nje nivel tjeter! 🥺😍
Me duheshin 3 vota ktr muaj, qe dy tja jepja 7tes
 
1 Bisede me veten ....

Dhe ja ku jemi perseri
Ketu ne kafe krejt te vetem
Jemi bashk , beç une dhe ti
Bisedojme ,flasim per jeten .

Ne te perditshmen kafene
Ne te perditshmen kafene
dy miq te mire jemi ne
O vetja ime , nga jeta munduar.

E ti me pyet: Si vajti keshtu?
E un pergjigjem : Eh cfare te te them?
Dicka te forte e ndjej ketu
Dhe tregoj zemren , qe dhimbje ndjen.

Pastaj me degjon i heshtur
Nuk me thua asnje fjale
Koken mbi duar mbeshtetur
Ne nje pike shikimin ndal.

Por ti nuk dorezohesh , je i forte
Perballe fortunave me stuhi
Me koken lart ec ne kete bote
Nje dite , do te shohesh diell perseri.

E do te vije serisht nje dite
Ku do qeshesh , do kercesh
Do marresh fryme , do te shkelqejne syte
Ne zemer dhimbje , me s'do ti ndjesh...

@NeVertiti
Bukur edhe une votova numrin 1
 
Urime kush ka shkruar krijimin nr 6 i cili mori votën time♥️
Urime të gjithë ju penë artët që keni marr pjesë në këtë konkurs ♥️
 
Pershendetje te nderuarit e mi!
Ja ku jemi perseri sebashku me konkursin e rradhes per muajin Shtator!
Tema e muajit ishte;


1-𝐁𝐢𝐬𝐞𝐝𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐧....


𝐃𝐡𝐞 𝐣𝐚 𝐤𝐮 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢
𝐊𝐞̈𝐭𝐮 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐟𝐞 𝐤𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦
𝐉𝐞𝐦𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈, 𝐯𝐞𝐜̧ 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐢
𝐁𝐢𝐬𝐞𝐝𝐨𝐣𝐦𝐞̈, 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐣𝐞𝐭𝐞̈𝐧.

𝐍𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞𝐧 𝐤𝐚𝐟𝐞𝐧𝐞
𝐍𝐞̈ 𝐤𝐚𝐟𝐞𝐧𝐞𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐩𝐫𝐞𝐟𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫
𝐃𝐲 𝐦𝐢𝐪 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐞
𝐎 𝐯𝐞𝐭𝐣𝐚 𝐢𝐦𝐞, 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐮𝐚𝐫.

𝐄 𝐭𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐲𝐞𝐭: 𝐒𝐢 𝐯𝐚𝐣𝐭𝐢 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮?
𝐄 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐠𝐣𝐞𝐦: 𝐄𝐡, 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦?
𝐃𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐣 𝐤𝐞̈𝐭𝐮
𝐃𝐡𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐣 𝐳𝐞𝐦𝐫𝐞̈𝐧, 𝐪𝐞̈ 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧.

𝐏𝐚𝐬𝐭𝐚𝐣 𝐦𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐧 𝐢 𝐡𝐞𝐬𝐡𝐭𝐮𝐫
𝐍𝐮𝐤 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐡𝐮𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈
𝐊𝐨𝐤𝐞̈𝐧 𝐦𝐛𝐢 𝐝𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐫
𝐍𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐢𝐤𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐧𝐝𝐚𝐥.

𝐏𝐨𝐫 𝐭𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨𝐫𝐞̈𝐳𝐨𝐡𝐞𝐬𝐡, 𝐣𝐞 𝐢 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐞̈
𝐏𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞̈ 𝐟𝐮𝐫𝐭𝐮𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐦𝐞 𝐬𝐭𝐮𝐡𝐢
𝐌𝐞 𝐤𝐨𝐤𝐞̈𝐧 𝐥𝐚𝐫𝐭 𝐞𝐜 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐛𝐨𝐭𝐞̈
𝐍𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐨𝐡𝐞̈𝐬𝐡 𝐝𝐢𝐞𝐥𝐥 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞̈𝐫𝐢.

𝐄 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐢𝐣𝐞̈ 𝐬𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐞̈
𝐊𝐮 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐬𝐡, 𝐝𝐨 𝐤𝐞̈𝐫𝐜𝐞𝐬𝐡
𝐃𝐨 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐡 𝐟𝐫𝐲𝐦𝐞̈, 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐥𝐪𝐞𝐣𝐧𝐞̈ 𝐬𝐲𝐭𝐞̈
𝐍𝐞̈ 𝐳𝐞𝐦𝐞̈𝐫 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞, 𝐦𝐞̈ 𝐬‘𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡....


2-Shendeti

Merri te gjitha,
parate, famen, pushtetin,
por nuk ke asgje
nese nuk ke shendetin.

Jeto me ke te duash,
me pasaniket, princat e mbretin,
por nuk ke asgje
nese nuk ke shendetin.

Udheto boten mbare,
me avionet, makinat e tragetin,
prape nuk ke asgje
nese nuk ke shendetin.

Te pangopurit egoiste
per pasuri shtypen miletin,
por dhe me arka floriri
nuk e blene dot shendetin.

Hajdute e maskarenj,
vodhen, rropen tokat e detin,
e prape ne fund sja dolen,
nuk e blene dot shendetin.

Kush e mori me vete dynjane..?
Pa me thoni kush mbi toke mbeti...?
Si te pasurin si fukarane,
ne fund njesoj .... dheu i treti.


3-Treni I enderrava....

Një tren ëndrrash
gjithmonë ecen vetëm,
në rrugë të zhurmshme
dhe hapsira bosh ,
me hojet e shpirtit si jetim mbetur
asgjë se mbush ,
por asgjë atë se mposht.

Dhe treni ecën....ecën...
në heshtje me veten ,
mes ëndrash përkund
me ca fjalë sekrete ,
që i ruan në vagonat
e vjetëruar.

I flet veç heshtja....
dhe ecën pa zhurmë ,
I vetëm në rrugicat e vjetra,
në tempujt e zemrës paksa të lodhur,
me zhurmen shurdhuese
shkëmbehet gjithmonë ,
por ecën pa ndal, ashtu pa i folur.
Ca tinguj muzike i vendos ndonjëherë
dhe ngjajnë si zëri i një lahute ,
e treni ngazëllehet kur në vesh i kumbojnë
ca tinguj të butë e qetësuese.


Ecën treni ashtu i dëshpëruar
në pëshpërimën e zhurmës që vet treni shkakton,
veç heshtja bie mbi rrugicat e qytetit që treni përshkon ,
ndalon të pushojë në vendin ku parkon.

Hedh hapat drejtë endrrës së menduar, Por,
sërisht muzgun e mbrëmbjes ai përqafon…


4-"Ka netë"

Ka netë pa gjumë.
Netë të mbushura tym e pikturuar hi cigareje.
Të tilla netë, monotone ku mike më bëhet vetmia.
Ka netë ku shpirtin marr ndër duar e i jap formë,formën e dashurisë.
Ka netë...Ah të tilla netë ku hëna merr imazhin tënd.
E unë flas e flas pafund.

Pastaj ka netë ku kaosi hesht
E mendja më vë në lojë.
Qaj...Qesh...Këndoj...Hidhërohem.
Në tiktaket e orës mbes.
E unë pres...Vazhdoj të pres.
Një shpresë...një ëndërr...një dashuri...



5-`Ne endrren e nje treni.`

Dhe ja ku jam, me kokën mbeshteur te xhami i autobusit, e jo te supi yt..
Me kufjet duke dëgjuar muzikë, e jo zërin tënd të ëmbël teksa pëshpërin në veshët e mi..
Me syze optike për t'u mbrojtur nga shikimet e njerëzve, e jo duke u verbuar nga shikimi y..
Njerëz nxitimthi hypin e zbresin duke më përplasur, e jo me krahët e tu që më marrin përkrahu...
Ja ku jam, nën lëkurë, e thyer si qelq, e grisur si një letër, e nëpërkëmbur si gjethet që sodis përtej xhamit..
Me çantën shtrënguar fort pas vetes, duket sikur po mbërthej kujtimet për të mos mi vjedhur askush, me unazën që më shtrëngon te gishti, e jo me kafshimet e tua që lënë të nxira..
Me fustanin e ngjitur pas trupit, dhe jo me duart e tua që më ledhatojnë tek e çara e tij..
Me flokët lëshuar , e jo me nuhatjen tënde duke mi përshkruar me gishtërinjtë e tu..
Me atletet e mia duke mi shkelur çdo udhëtar, e jo me takat duke darkuar në një mbrëmje romantike..

Ja ku jam e marrtë dreqi, unë dhe lojërat e mëndjes, e vërteta dhe iluzioni, vetmia dhe lumturia, dyzimi dhe e dyzuar..
vjeshta jashtë, e vjeshtë brenda vetes..
Zbrita në stacionin e fundit, nisi të piklonte, por nuk e di në sytë apo qielli...



6-Treni jetës

Mora sot trenin e ëndrrave,
nëpër kohë të udhëtoj.
Të pikturoj tablonë
nga fëmijëria në amshim.
Në këtë kanavacë të bardhë,
Le të derdh bojrat,
Pafajësinë,
Ngrohtësinë,
Endrrat e shpresat që nuk kishin mbarim.
Le të portretizoj atë botë ëndërrimtare
Bulevardin e ëndrrave
që shkëlqente si yjet e natës.
Le te përzihen aty ngjyrat e sfidave,
Tunelet e errëta,
premtimet e thyera.
Urat e brishta,
luginat e vështirësive.
Dhe mbi këtë peizash
Do vendos trenin e ëndrrave.
Që ecën mbi lot të derdhura,
mbi vitet e rrudhat
mbi lumturinë e dashurinë
Nën qiellin blu të fëmijërisë.
Le të udhëtoj e lumtur me këtë tren të qelqtë
T'i prek të gjitha cfarë kam kaluar,
Le të dhembin e shërojnë
përmes tyre une kam jetuar!


7-Kohë lufte...


Ato ditë fjalëve u kishte humbur kuptimi, ishin tretur në humbjet e mëdha që kishim përjetuar. Albanin e kanë vra, Betimin rand e kishin plagos. Neve kishin vendos me na thanë që duhet me ik prej vendit, e qysh me ik? A duhet tash me e lanë edhe shpinë, rrugët ku jam rit, fjalët që me shokë i kemi thanë? E pse nuk po vjen edhe Rrezja, pse edhe familja e saj nuk po ik sikur na. A janë ata ma shumë trima se na? E pse neve nuk po na trimëron diçka, nuk po na jep zemër? A po ndoshta atyre askush nuk ia ka drejtuar pushkën, askush nuk i ka thanë me e lanë shpinë. Veç le të shpëtojnë, le të kryhet kjo dreq lufte, le të merr fund çdo gja. Sa ma shpejtë.
A ka me u kry apo? Kemi me qenë mirë apo? Kemi me u kthy dikur prapë në shpi, prapë me shokë me qenë bashkë, prapë me dalë me vrapu, unë e marrë topin, veç le të kryhet.
Daja tha që veç Zoti mundet me na shpetu, po mundohen me e fsheh prej meje çdo gja që po ndodhë për luftën e rreth luftës, po ama unë e di që jemi në luftë, e di që na largun prej shpisë, ama veç mos të na vrasin, shumë i ri për me vdekë. Gjyshja ka thanë që e kemi jetën përpara, kemi me e pas apo?
Mu po më mungon shkolla, janë ba 3 muaj që nuk po mundem me shku në shkollë. Mësuesi na ka incizu edhe ka thanë që ky ka me qenë kujtim i mirë për to, sa mirë jemi vesh atë ditë. Unë pata recitu për "Kosovën Republikë, ja me hater ja me thikë...". Në dreq të mallkum sa shumë po kushtojka kjo republikë


Duke ju uruar muaj te mbare te gjitheve,
Nevi ,ju falenderon perzemersisht per dergimet tuaja!🤗
Urime për këto krijime kaq të bukura, u kënaqa duke i lexu e mbeta gojëhapur nga bukuria artistike e tyre.

Do t'i veçoja mes këtyre krijimeve letrare:
3- Treni i ëndrrave, ngase më merr si me ledhatim e më shpie drejt disa shtigjeve të bukura imagjinare. Pastaj më lejon të shijoj një ëmbëlsi të jashtëzakonshme edhe pse në sfond dëgjohen ca tinguj që ushqejnë melankolinë.
6 - Treni jetës, ngase më ktheu prapa... edhe tani që po shkruaj këtë koment, po e shkruaj me nostalgji për kohën e fëmijërisë, kur pafajësia dhe çiltërsia ishin pjesë e pandashme e shpirtit - pa njollat e të sotmes dhe i papërlyer nga zhyli i rrethanave që të detyron jeta të përlyhesh me to.
7 - Kohë lufte, ngase është pjesë e asaj që kam përjetuar edhe vetë në Kosovë, meqenëse derisa po zhvilloheshin luftimet e ashpra e dëgjoheshin krismat e armëve, unë isha në këto mjedise.

Të gjithëve ju lumtë dora, veçanërisht juve që ua përmenda këto krijime, se nëpërmjet tyre ndjeva një prekje të lehtë në zemër 😊.

Votova gjashtën se ma kujtoi një version të vetës, të cilin do ta pëlqeja sikur të kisha mundësi të bëhesha edhe sot i tillë.

Suksese të gjithëve!
🤗🤗
 
Urime për këto krijime kaq të bukura, u kënaqa duke i lexu e mbeta gojëhapur nga bukuria artistike e tyre.
mouth-open-mouth-close.gif
 
ku jane votuesit,kane votuar te gjitheee?
 
ku jane votuesit,kane votuar te gjitheee?
une habitem si mund te durojne pa votu iher, ahha
Une jo vetem vote, por dhe nuk rri dot pa komentu si ktu si te fotomania lool
 
Une kam hequr dore nga votimet dhe tashme ndjehem i cliruar nga kjo varesi e tmerrshme !
ti pooo,je dobesuar tere keto kohe duke votuar.
 
Qenkan 4, katershaaa njeheresh,epo te pakten ti bejme 5-sa,te kalojne klasen. :p
 
Qenkan 4, katershaaa njeheresh,epo te pakten ti bejme 5-sa,te kalojne klasen. :p
ahaha sec kam 1 ndjesi qe kush ka votu i fundit, sdo e kete lexu hic, por e ka be per sport me kriju balotazhe loollool
 
Egziston dhe kjo teme! MOs dueht te bejme tag te gjithe ? 😁
 
Une sdi ke te votoj, perqendrimi im nuk shkon pertej krijimite tretë
Do rilexoj me transh, ne kohe te ndryshme
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top